Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Punonjësit e doganave rikthehen në pikat kufitare  Empty Punonjësit e doganave rikthehen në pikat kufitare

Tue 26 Jul 2011 - 15:01
Pas marrjes nën kontroll të dy pikave kufitare në veri nga policia janë rikthyer edhe punonjësit e Doganave të Kosovës. Burime të Top Channel konfirmojnë se doganierët kosovarë dhe policia kufitare e Kosovës ndodhet tashmë në veri e si rrjedhoje po terhiqet edhe njësia speciale ROSU. Ndërkohë që agjencia e lajmeve Kosovapress, bën të ditur se gjatë tërheqjes së njësisë speciale nga pika kufitare Bërnjak janë sulmuar nga serbët e armatosur në Zubin Potok. Kjo agjenci njofton se para urdhrit për tërheqje është arritur një marrëveshje mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe komandantit të KFOR-it, Erhard Byler. Po ashtu Byhler ka zhvilluar një takim edhe me kreun e delegacionit serb në bisedime me Kosovën, Borko Stefanovic. Sipas marrëveshjes kontrollin kufitar në dy pikat do ta marre policia e rregullt e Kosovës dhe punonjësit doganorë, ndërsa Stefanovic duket se ka garantuar se pas tërheqjes së Njësisë Speciale, serbët do të zhbllokojnë rrugët njofton Kosovapress.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi