Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Edhe ne Merkur afer Diellit ka akull, zbulimi vjen nga NASA  Empty Edhe ne Merkur afer Diellit ka akull, zbulimi vjen nga NASA

Tue 4 Dec 2012 - 13:58
Edhe ne Merkur afer Diellit ka akull, zbulimi vjen nga NASA  Images

Pas dekadave plot me kërkime nga ana e shkencëtarëve, më në fund ka ardhur konfirmimi.
Një anije hapësinore e NASA-s ka gjetur depozita akulli mbi Mërkur, pavarësisht se bëhet fjalë për planetin që ndodhet më afër Diellit. Pas dekadave plot me kërkime, më në fund ka ardhur konfirmimi për ato që deri më sot ishin vetëm hipoteza. Temperatura e Mërkurit mund të arrijë rreth 800 gradë Fahrenheit (427 gradë Celsius), por përreth polit të veriut, në zonat vazhdimisht të mbrojtura nga nxehtësia e Diellit, sonda "Messenger" e NASA-s ka zbuluar një përzierje uji të akullt dhe materialeve të mundshëm organikë.
Prova e pranisë së akullit është e shikueshme në 85 gradë lartësi nordike, deri në pol me depozita të vogla të shpërndara në një distancë prej 65 gradësh lartësi nordike. "Zbulimi është aq interesant, sa që NASA do të drejtojë vëzhgimin e sondës Messenger drejt asaj zone në muajt e ardhshëm, për të siguruar një vështrim më të mirë", ka deklaruar Gregory Neumann, një shkencëtar i Qendrës së Fluturimeve Hapësinore "Goddard".
Studiuesit mendojnë se edhe poli i jugut ka akull, por orbita e Messenger nuk u ka lejuar ende shkencëtarëve të marrin informacione të thelluara mbi atë zonë. Sonda do të lëvizë në një spirale më të afërt me planetin në vitin 2014 e 2015, deri kur do të përfundojë karburanti i saj dhe do të shqetësohet nga forca e rëndesës së diellit dhe nga aho e Mërkurit. Kjo do t'u japë mundësinë studiuesve të shohin më nga afër akullin, spekullimet për të cilin kishin nisur që 20 vjet më parë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi