Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bora s'i largon, por i mban gozhduar turistet ne Valbone  Empty Bora s'i largon, por i mban gozhduar turistet ne Valbone

Tue 4 Dec 2012 - 14:10
Bora s'i largon, por i mban gozhduar turistet ne Valbone  Images

Në pikën turistike të Valbonës numri i turistëve të huaj arrin në 50, kryesisht gjermanë e austriakë
Reshjet e dëborës së një dite më parë nuk kanë shkaktuar ndonjë shqetësim për turistët e pranishëm në parkun kombëtar të Valbonës. "Temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ndërsa në orët e natës shtresat e akullit janë të pranishme në akset rrugore. Dëbora e rënë një ditë më parë ka arritur trashësinë e mbi 15 centimetrave, por pa shkaktuar ndonjë shqetësim", tha kryetari i komunës së Margegajt, Rexh Biberaj. Sipas tij, turistët e pranishëm gjatë këtyre ditëve kanë vazhduar programin e tyre pavarësisht reshjeve të dëborës dhe ftohjes së motit.
Në pikën turistike të Valbonës numri i turistëve të huaj arrin në 50, kryesisht gjermanë e austriakë. "Turistët ndodhen në Valbonë prej 4 ditësh, ndërsa reshjet e dëborës nuk i kanë shqetësuar në programin e tyre turistik", theksoi Biberaj. Ndërkohë, në shërbim të turistëve janë në gatishmëri të plotë të gjitha hanet karakteristike të Valbonës me 110 shtretër gjithsej. "Në periudhë dimri me kaq shtretër mundësohet përballimi i fluksit të turistëve të pranishëm për disa ditë", shprehet Biberaj.
Tashmë zhvillimi i turizmit malor ka një shtrirje gjithëvjetore në pikën turistike të Valbonës. Krahas turistëve të huaj shpesh të pranishëm, veçanërisht në fundjavë, janë edhe mjaft vizitorë kosovarë. Kjo ka bërë që nëse gjatë vitit të kaluar numri i turistëve në Valbonë arriti në 25 mijë, gjatë këtij viti numri i turistëve që kanë vizituar Valbonën ka arritur në rreth 35 mijë.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Bora s'i largon, por i mban gozhduar turistet ne Valbone  Empty Re: Bora s'i largon, por i mban gozhduar turistet ne Valbone

Tue 4 Dec 2012 - 16:08
Shuum vend i bukure, edhe dimri eka bukurin e vete..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi