Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Gruaja dhunon bashkëshortin më keq pas 'urdhrit të mbrojtjes' Empty Gruaja dhunon bashkëshortin më keq pas 'urdhrit të mbrojtjes'

Tue 4 Dec 2012 - 22:23
Gruaja dhunon bashkëshortin më keq pas 'urdhrit të mbrojtjes' Uomini%20violentati

KORÇË - E kishte denoncuar bashkëshorten e vet në polici, me shpresën se pas kësaj do të shpëtonte përfundimisht nga dhuna psikologjike e partneres, por në të vërtetë nuk kishte ndodhur kështu. 57-vjeçari nga Korça, me inicialet A F, ishte gjendur sërish përballë agresivitetit të gruas së tij. Ishte kjo arsyeja që ai do të kërkonte përsëri ndihmën e policisë, sepse ajo nuk po denjonte të respektonte as ligjin.

Fal denoncimit të tij, 57-vjeçari kishte marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ‘urdhrin e mbrojtjes’, por pikërisht pas daljes së këtij vendimi, bashkëshortja e tij ishte bërë edhe më agresive. Sipas deklarimeve të 57-vjeçarit në polici, bashkëshortja e tij e kishte shkelur në mënyrë të vazhdueshme urdhrin e mbrojtjes, duke e fyer në mënyrë të përsëritur. Edhe pse kishte kërkuar ndihmën e organeve të drejtësisë, përsëri nuk po gjente qetësi.

Për sa më sipër, burime të policisë bënë të ditur se tashmë ndaj 51-vjeçares ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal, ndërsa materialet e përpiluara do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. Tashmë pas denoncimit të dytë, 57-vjeçari shpreson të mos përballet më me dhunën e gruas së tij.

Burime të policisë bënë të ditur gjithashtu, se ndërkaq u plotësua edhe një kërkesë-padi tjetër për lëshimin e ‘urdhrit të mbrojtjes’, i menjëhershëm për shtetasen K.K., 24 vjeçe, banuese në Vashtëmi të Korçës, sepse bashkëshorti i saj, shtetasi G.Kroza., 25 vjeç, banues në Voskop, për motive xhelozie kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, ku veç kësaj e kishte kërcënuar edhe me fjalë.

Vepra penale e konsumuar në këtë rast, shpjeguan burimet, është ajo e “kanosjes”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal. Për sa më sipër materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme.

/Shekulli Online/Përgatiti: Vepror Hasani/M.A./
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Gruaja dhunon bashkëshortin më keq pas 'urdhrit të mbrojtjes' Empty Re: Gruaja dhunon bashkëshortin më keq pas 'urdhrit të mbrojtjes'

Wed 5 Dec 2012 - 12:19
Po prandaj nuk denoncojn grate ketu ne shqiperi se kan frik se do hane me shum dajak pas denoncimit, nejse ky eshte raste i rralle ku grja e paska rrahur

u dashka pas kujdes me korcaret Very Happy
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gruaja dhunon bashkëshortin më keq pas 'urdhrit të mbrojtjes' Empty Re: Gruaja dhunon bashkëshortin më keq pas 'urdhrit të mbrojtjes'

Wed 5 Dec 2012 - 12:26
Ky eshte gabimi ne Shqiperi, ose do jape drru burri ose do jape drru gruaja!!!

Silloni si njerez o te mire, o te marre, o te uruar, se late nam!!!
Sponsored content

Gruaja dhunon bashkëshortin më keq pas 'urdhrit të mbrojtjes' Empty Re: Gruaja dhunon bashkëshortin më keq pas 'urdhrit të mbrojtjes'

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi