Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Stuhia e pluhurit ne Mars mund te godase Curiosity-n Empty Stuhia e pluhurit ne Mars mund te godase Curiosity-n

Thu 6 Dec 2012 - 17:42
Stuhia e pluhurit ne Mars mund te godase Curiosity-n Mars_surfaceShkencetaret e NASA shprehen qe nje stuhi gjigande pluhuri ne Mars mund te godase Curiosity. Ata jane te shqetesuar dhe jane kurioze te shohin se si do ia dale Curiosity ne kete situate.
Ne nje deklarate per shtyp kete jave, zyrtaret ne NASA thane qe ata jane duke gjurmuar stuhine rajonale te pluhurit ne Mars, duke theksuar qe deri tani nuk ka nderhyre ne veprimtarine e dy anijeve te NASA-s ne siperfaqe.
"Tani kjo eshte nje stuhi rajonale pluhuri," - Rich Zurek, tha ne nje deklarate.
"Ka mbuluar nje siperfaqe shume te madhe me mjegullen e pluhurit dhe eshte ne nje pjese te planetit ku disa stuhi rajonale jane rritur dhe jane kthyer ne mjegulla pluhuri boterore."
Ndryshe nga misionet e kaluara, sistemi i avancuar i paralajmerimit i NASA-s do te lejoje shkencetaret qe te studiojne udhetimin e stuhise permes planetit te kuq.
Sipas shkencetareve stuhia ariti deri 840 milje larg vendndodhjes se Opportunity. Ne anen e kundert te planetit te kuq, nje stacion meteorologjik brenda anijes me te re te NASA-s, Curiozity, vuri re ndryshime ne presionin e ajrit dhe ndryshime te temperatures te lidhura me stuhine.
Stuhia gjigande e pluhurit mund tu jape shkencetareve nje mundesi per te ekploruar se si stuhite ndikojne ne rajone te ndryshme neper planet.
"Per here te pare qe nga misionet Viking ne vitet 1970, ne po studiojme nje stuhi rajonale pluhuri, edhe nga orbita edhe me nje stacion moti ne siperfaqe." - tha Rick Zurek.
Shkencetaret e NASA-s thone qe stuhite e pluhurit mund te japin te dhena te ndryshme ne lidhje me faktin nese ka ekzistuar ndonjehere jete ne Mars. Njohuria qe marrin shkencetaret nga keto procese, si edhe procese te tjera te lidhura me to, i ndihmon ato te interpretojne te dhenat e ndryshimeve mjedisore ne Mars qe mund te kene cuar ne kushte te favorshme per jeten.
"Pluhuri ne atmosfere ka nje rol shume te madh ne formimin e klimes ne Mars."- tha Manuel de la Torre Juarez i Jet Propulsion Laboratory e NASA-s ne Pasadena, ne Kaliforni.
Stuhia e pluhurit mund te perfaqesoje sfida per NASA-n. Nese kjo stuhi e fundit kthehet ne nje stuhi globale, Opportunity qe punon me energji diellore do te kete nje renie ne energji. Ndersa Curiosity, qe funksionon me plutonium, nuk do te preket ne menyre te drejtperdrejte, kjo sipas NASA-s. Efektet kryesore te rritjes se pluhurit ne ajer ne vendin ku ndodhet do te ishin ne mjegullimin e imazheve dhe temperature e rritur.
Stuhite e pluhurit ne Mars dihet qe zgjerohen shume shpejt, dhe e mbulojne te gjithe planetin ne nje shtrese te trashe pluhuri.
"Ajo qe ne duam te zbulojme eshte se perse disa stuhi pluhuri ne Mars arrijne nje madhesi dhe me pas nuk rriten me, nderkohe qe te tjera te te njejtes madhesi vazhdojne te rriten dhe behen globale." - tha Zurek.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi