Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Nuk paraqitet fituesi, “digjen” 64 milionë sterlinat e lotos! Empty Nuk paraqitet fituesi, “digjen” 64 milionë sterlinat e lotos!

Sat 8 Dec 2012 - 11:06
Nuk paraqitet fituesi, “digjen” 64 milionë sterlinat e lotos! 522464_541131125898313_1232650269_n

Deri në orën 23 të natës së mbrëmshme ka pasur afat të paraqitej personi që kishte 5 të qëlluara në lotarinë britanike. Ai (ose ajo) e kishte mbushur tiketën e lotarisë më 5 qershor të këtij viti dhe, sipas rregullave, fitimi do të anulohej nëse nuk paraqitet deri më 5 dhjetor 2012.

Pasi që as mbrëmë kjo nuk ka ndodhur, jackpoti prej 63.8 milionë funtesh (ose afro 75 milionë euro) do të jepet për qëllime humanitare.

Shifrat fatlume, ose të pafat, si do që të merret, kanë qenë: 5, 11, 22, 34, 40 dhe “yjet e fatit” (lucky stars) 5 e 2.

Kompania e lotarisë e ka kërkuar me ngulm “fituesin” deri në ditën e fundit. Ajo madje ka publikuar edhe një poster dhe për këtë qëllim ka angazhuar edhe telallë për të bërë të ditur lajmin nëpër tregje! Për t`i rënë në gjurmë fituesit janë kontrolluar madje në mënyrë sistematike edhe kontejnerët e mbeturinave, transmeton Albinfo.

Ajo që dihet është se bileta e lotarisë është blerë në regjionin Hertfordshire, në veri të Londrës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi