“Shqipëria në Sytë e Vullnetarëve të huaj”
Sun 9 Dec 2012 - 13:37
Vullnetarizmi, dhenia e kontributit ne funksion te mireqenies se komunitetit, është një koncept për të cilin Shqipëria dhe bota kane nevoje më shumë se kurrë.
Kur dikush i dhuron komunitetit nga koha e vet pak orë pune, një tjetër i gjendet pranë një nevojtari apo ofron pa pagese dhuntitë e tij, janë shembujt që na tregojnë se vullnetarizmi është një virtyt i cili duhet të shoqërojë individin, familjen dhe shoqërinë tonë drejt së ardhmes.
Për këtë qëllim, Këshilli Rinor Shqiptar, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe UNV organizuan ndarjen e Cmimeve Kombëtare të Vullnetarizmit.
Edicioni i 10-të i ndarjes së këtyre cmimeve, nisi me një video-mesazh të titullar “Shqipëria në Sytë e Vullnetarëve të huaj”, që solli përshtypjet e vullnetarëve të shteteve të ndryshme që punojnë në vendin tonë. Mesazhet e tyre sfiduese, sollën edhe njëherë në vemendje nevojen për të dhuruar paksa nga koha dhe talentet tona, në dobi të të afërmve, fqinjëve dhe mbi të gjitha, për t’u bërë njerëz më të mirë.
Ceremonia, e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Kulturës, me pjesemarrjen e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci, si dhe përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Zineb Touimi, nderuan me cmime disa organizata dhe individe që japin kontribut të cmuar në zgjidhjen e mjaft problemeve të shoqërisë shqiptare.
15 cmimet për shoqatat, klubet studentore dhe personalitetet televizive janë shembujt ndërgjegëesues dhe shpresëdhënës për të besuar te një e ardhme më e mirë./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi