Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  Empty Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike

Mon 10 Dec 2012 - 14:47
Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  F.1209232544919_mEdhe pse pjesën më të madhe të jetës e kalojnë të mbuluara me ferexhe, disa femra të Afganistanit e ndjejnë presionin që të ndjekin idealet e bukurisë femërore dhe i nënshtrohen kirurgjisë plastike në disa klinika në Kabul, përkundër faktit se kirurgjia plastike konsiderohet mëkat në këtë vend islamik mjaft konservativ.
Para disa viteve, me operacione të tilla kryesisht janë shëruar plagët e shkaktuara nga lufta, ose largimi i shenjave të gjurmëve dhunës në familje apo edhe tentimeve për vetëdjegie, akte këto të cilat femrat i kanë ndërmarrë të dëshpëruara nga kohët e vështira nën dominimin e burrave.

Më i përhapur në kirurgjinë kozmetike në Afganistan është intervenimi që siguron hundë më të gjerë “më të përkryer”, por kërkohet edhe tërheqja e lëkurës, ngritja e gjokseve dhe zvogëlimi i barkut.
Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  Afganistanezet-1
Mjeku Aminulah Hamkar, i cili udhëheq njërën nga klinikat e kirurgjisë plastike në Afganistan, konsideron se ky është një sinjal i mirë, sepse kjo tregon se njerëzit, të paktën në kryeqytet, kanë tejkaluar traumat e shkaktuara nga dhuna e talebanëve dhe tash janë të kthyer kah idetë e rezervuara për kohëra të qeta.

Shumicën e pacientëve e përbëjnë pjesëtarët e komunitetit pakicë Hazara, të cilët vlerësojnë se vijat e tyre mongole të fytyrës, me sy të murosur dhe me hundë të rrafshët dhe të vogël, nuk janë në harmoni me idealet klasike të bukurisë femërore.
Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  Afganistanezet-2
Operacioni më i lirë i hundës, me anestezion lokal dhe me vendosjen e një kërci nga brinjët në vend të silikonit, me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve, kushton rreth 300 dollarë, që është më shumë sesa rroga mesatare e shumicës së afganëve.

Duke iu ekspozuar trendëve në Iran, Dubai dhe vendet e Evropës, afganet janë të gatshëm të paguajnë në intervenime të pastra kozmetike.

Shaida, police 18 vjeçare, ka kursyer rrogën e dy muajve për të bërë intervenim në hundën e saj në klinikën e Hamkarit, gjë që për shumë afgane është shumë shtrenjtë, por prapë është e arritshme.
Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  Afganistanezet-3
“Familja ime është lutur që të plotësohen dëshirat e mia, kurse tash janë shumë të lumtur për mua. Sa herë më shohin, më pyesin nëse jam e lumtur? Unë ju them se jam e lumtur, sepse kam ëndërruar të operoj hundën dhe të dukem person normal, me një hundë më të madhe dhe më të gjerë”, thotë Shaida.

Sikurse shumë të tjera, ajo tash dëshiron të duket edhe më e bukur dhe prapë ka filluar të kursejë për intervenimin tjetër.

Klinika e Hamkarit ka rreth 100 pacientë në vit dhe mezi ia del të plotësojë kërkesat për “fytyrë të re”, meqë dy kirurgë në klinikë kryejnë dy operacione kozmetike në javë, krahas intervenimeve të rregullta të kirurgjisë plastike për nevoja medicinave apo edhe të rekonstruimit. /Telegrafi/
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  Empty Re: Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike

Mon 10 Dec 2012 - 14:56
Shuuuuuuuuuuuuum intersante nji Hap me para me kohen dhe me "civilizimin "
perendimor qe eshte ne shkatrimin e siper...
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  Empty Re: Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike

Mon 10 Dec 2012 - 16:22
Princo shkruajti:Shuuuuuuuuuuuuum intersante nji Hap me para me kohen dhe me "civilizimin "
perendimor qe eshte ne shkatrimin e siper...


Pse eshte ne shkaterrim e siper civilizimi ne perendim? pse jane me mir keto me shami sipas teje, dhe qe i mbjan me detyrim
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  Empty Re: Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike

Mon 10 Dec 2012 - 17:08
Cu duhet kirurgjia kur kane shamija????? Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  1698836746
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  Empty Re: Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike

Mon 10 Dec 2012 - 19:08
Message reputation : 100% (1 vote)
Do te duhet qe edhe ato te behen ne ket menyr se edhe kjo eshte "civilizim" dhe kulture...
Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  380918_391957860887489_1257435242_n
Sponsored content

Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike  Empty Re: Afganet, nën ferexhe, i nënshtrohen kirurgjisë plastike

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi