Pranga shefit të kirurgjisë në QSUT
Fri 6 Dec 2013 - 18:50
- Broqaj u merrte pacientëve 17 mijë lekë të reja për një skaner
- Ministria e Shëndetësisë: T’i japim fund korrupsionit
Policia e Tiranës ka arrestuar sot shefin e kirurgjisë në spitalin universitar “Nënë Tereza”, Ilir Broqaj dhe sekserin e tij, Arben Doda, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar “Skaner 2013” nga seksioni kundër korrupsionit, pas një hetimi një mujor të policisë.
Nga hetimet e kryera, në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se shtetasi Arben Doda, ish-punonjës i sigurimit të QSUT-së, u merrte qytetarëve të ndryshëm, shuma nga 15.000 deri në 17.000 lekë të reja, në funksion të kryerjes së skanerit të përgjithshëm, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Çështja do t’i kalojë për hetim të mëtejshëm prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.
Reagon Ministria e Shëndetësisë
Pas arrestimit të sotëm që iu bë shefit të kirurgjisë, Ilir Broqaj dhe sekserit të tij në spitalin universitar “Nënë Tereza”, pas një hetimi një mujor në kuadër të operacionit policor “Skaner 2013”, Ministria e Drejtësisë u shpreh se do të jetë mbështetësja kryesore ndaj korrupsionit në shëndetësi.
Ministria e Shëndetësisë, pohon se do të jetë fillesa dhe baza e nismave për të luftuar korrupsionin në shëndetësi, të cilën e konsideroi si plagën e vjetër të korrupsionit.
Deklarata për shtyp
“Arrestimi në flagrancë mëngjesin e sotshëm (6/12/2013) i mjekut Ilir Broqaj, 41 vjeç, pas një hetimi një mujor në kuadrin e operacionit policor “Skaner 2013”, në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, është edhe një herë, shembull i qartë i vullnetit të palëkundur politik të qeverisë së re për të luftuar vendosmërisht korrupsionin”,- thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme.
Ministria e Shëndetësisë, është e vendosur për të ndërmarrë hapa konkret për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare korrupsionit në sistemin e mjekësisë, në mënyrë që mjekët dhe punonjësit të mos përfitojnë financiarisht, shuma të pa merituara.
/Shekulli Online/S.H./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi