- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
QSUT, Pediatria pa ilaçe
Tue 19 Feb 2013 - 10:56
Në qendrën më të madhe spitalore në vend mungojnë një pjesë e medikamenteve kryesore deri tek vigonet dhe termometrat për matjen e temepraturës.
Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, në Shërbimin e Pediatirsë mungojnë antibiotikët si dhe barna specifike për trajtimin e sëmundjeve tumorale, siç janë citostatikët.
Familjarët që kanë të shtruar fëmijët në këtë pavion tregojnë se i blejnë vetë të gjitha në farmacitë përreth territorti të spitalit. “I kam blerë të gjitha, s’kishte ilaçe këtu. Ç’të bëjmë, për fëmijën do bësh çdo gjë”, thotë një prej tyre.
Mjekët e Pediatrisë shprehen jashtë mikrofonit se vihen në vështirësi para familjarëve në momentin kur u thuhet se duhet t’i blejnë ilaçet, por kjo gjë është e paevitueshme.
Burime nga Drejtoria e QSUT thonë se mungesa e medikamenteve krijohet për shkak të vonesave që krijohen me lëvrimin e fondeve në buxhetin e këtij viti.
Fondi që akordohet çdo vit nga buxheti i shtetit për Qendrën Spitalore Universitare është 15 milionë dollarë dhe gati gjysma e buxhetit shkon për blerjen e ilaçeve. Sipas burimeve në QSUT, menjëherë sapo akordohet fondi nisin dhe proçedurat tenderiale.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi