Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Leka Zogu i Parë, luftë me vdekjen në QSUT Empty Leka Zogu i Parë, luftë me vdekjen në QSUT

Fri 18 Nov 2011 - 14:28
Leka Zogu i Parë, luftë me vdekjen në QSUT Leka-zogu2010UPDATE - Leka Zogu i Parë, pretendent i fronit mbretëror dhe princ trashëgimtar i ish-mbretit Zog, ndodhet në gjendje kritike për jetën në repartin e Reanimacionit të Spitalit të Neurokirurgjisë (i njohur si spitali nr. 5), në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

73-vjeçari Leka Zogu, është shtuar në spital rreth orës 01:00 të ditës së mërkurë në urgjencën e spitalit 5 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se Leka Zogu, vuan nga vështirësi në rrugët e frymëmarrjes në mushkëri, duke vuajtur njëkohësisht edhe nga anoreksia e theksuar. Mësohet po ashtu se Leka Zogu ka kaluar një vibracion kardiak dhe temperatura e tij e trupit është ulur në rreth 35.2 gradë, kur mesatarja normale luhatet mes 36 deri 36.5 gradë.

Burimet në QSUT thanë se gjendja e Leka Zogut mbetet kritike dhe në orët në vazhdim pritet të shihet nëse do të ketë përmirësime.

Mjekët tregojnë se është hera e tretë që Leka Zogu përfundon për mjekim në spital por ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë gjendja e tij paraqitet më kritike.

Ndërkohë përmes një njoftimi për shtyp, Oborri Mbretëror, ka dalë sonte me një njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu i Parë, djali i ish-mbretit Zog.

“Familja Mbretërore lajmëron se N.M.T. Mbreti Leka I është shtruar dje, më dt. 15 nëntor 2011, në ora 17.00, në QSUT Nënë Tereza, në pavijonin e reanimacionit neurokirurgjik”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kurse citohet se sipas drejtorit të shërbimit të reanimacionit, Prof. Mentor Petrela, “N.M.T. Mbreti Leka I po mjekohet për vuajtje multisistemike ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive dhe gjendja e Mbretit është relativisht e rëndë por nën kontroll dhe po merr terapinë e nevojshme”.

Në përfundim të njoftimit, Familja Mbretërore thotë se “falënderon ekipin mjekësor dhe stafin e QSUT Nënë Tereza për kujdesin dhe profesionalizmin që po tregojnë në dobi të përmirësimit të gjendjes shëndetësore të Mbretit Leka i”. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi