Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Leka Zogu II merr vilat e gjyshit në Shirokë Empty Leka Zogu II merr vilat e gjyshit në Shirokë

Sun 25 Aug 2013 - 20:52
Leka II Zogu, i njohur si princ Leka, fiton të drejtën e pronësisë për “vilën mbretërore” në zonën turistike të Shirokës në Shkodër.
Përmes një vendimi gjyqësor, Gjykata e Lartë i ka njohur Lekës II pronësinë e dy vilave dykatëshe, me sipërfaqe 345 e 145 metra katrorë dhe një trualli prej 3962 metrash katrorë, ish-pronë e gjyshit të tij, Mbretit Ahmet Zogu. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë miratoi vendimin e Apelit të Shkodrës të vitit 2008, sipas të cilit e drejta e pronësisë së kësaj pasurie i takonte familjes Zogu.

Në Gjykatë, familja Zogu pati palë kundërshtare Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH), e cila pati marrë pronën në fjalë pas viteve 1990. Pasuria e paluajtshme në Shirokë, në vitin 1925 ishte regjistruar në regjistrat e kohës si pronë e Ahmet Zogut. Në vijim, gjatë regjimit monist ajo kaloi në favor nga shteti dhe shndërrua në Kampin e Pushimeve Shirokë. Në vitin 2001, pas shpronësimit, trualli dhe godinat kaluan në pronësi të BSPSH-së. Kjo e fundit lidhi një kontratë qiraje disavjeçare me shtetasin Ndue Maraçaj, për shfrytëzimin e saj. Mësohet se aktualisht objektet në fjalë janë të pashfrytëzuara. (Panorama)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi