Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rinas, 1993, si u detyrua Leka Zogu të largohej nga Shqipëria brenda 24 orëve Empty Rinas, 1993, si u detyrua Leka Zogu të largohej nga Shqipëria brenda 24 orëve

Thu 1 Dec 2011 - 15:32
Rinas, 1993, si u detyrua Leka Zogu të largohej nga Shqipëria brenda 24 orëve Leka_zogu_familjaPretendenti I Fronit Mbretëror shqiptar Leka Zogu I, u shua sot në një spital të Tiranës, pas një “arresti kardiak”, bëri të ditur familja mbretërore. Leka Zogu I cili vuante prej kohësh nga shqetësime të rënda në zemër e mushkëri, ishte shtruar në spital që prej dy javësh. Qeveria shpalli ditën e shtunë, ditë zie kombëtare dhe njoftoi se Leka Zogut do t’I rezervohet një ceremonial shtetëror me të gjitha nderimet që I takojnë.
Pretendenti i Fronit bëri një përpjekje të parë për të ringjallur dhe ushqyer idenë e monarkisë në fillim të viteve ’90.
Pas një jete të gjatë në mërgim, i larguar nga vendi që kur kishte vetëm dy ditë jetë, në prill të 1939, ai shkeli për herë të parë në Tiranë në nëntor të 1993, me një vizitë të papritur kur u ul në aeroportin e Rinasit me një avion privat.
Por sërish qëndrimi do të ishte shumë i shkurtër, as 24 orë, pasi u detyrua nga autoritetet e atëhershme të largohej pasi pasaporta e tij mbretërore nuk i njihej zyrtarisht.
Ai do të rikthehej në prill të 1997. Në ato momente, ju afrua shumë pranë realizimit të ëndrrës së monarkisë kur në zgjedhjet e qershorit të atij viti të trazuar mori një mbështetje të madhe.
Zyrtarisht referendumi për monarkinë mori mbi 33 përqind, por ai dhe mbështetësit e tij pretenduan për manipulim të rezultatit. Një protestë e organizuar në Tiranë, ku ai u pa të marshonte në bulevard i armatosur, përkrah mbështetësve të tij, u mbyll me vrasjen e një nga pjesmarrësve në manifestim.
Leka Zogu do të akuzohej për kryengritje të armatosur. Pak ditë më pas ai do të largohej nga vendi. Rikthimi i tij përfundimtar, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri do të bëhej 5 vite më vonë në qershor të vitit 2002.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, Leka Zogu I prej kohësh ishte tërhequr nga jeta publike dhe nga ajo politike aktive. Po ashtu edhe i biri i tij, Princi Leka i cili ka zëvendësuar të atin në aktivitet të ndryshme publike, nuk është dalluar për një angazhim të dukshëm politik, ndonëse forca politike, Partia e Legalitetit e cila synon rikthimin e monarkisë, është përfaqësuar edhe në koalicionin qeveritar, me postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.
Kryeministri Sali Berisha megjithatë tha sot se cështja e monarkisë nuk mund të quhet e mbyllur, pasi sipas tij “referendumi i vitit 1997 u zhvillua nën flakët e rebelimit komunist”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi