Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Diten në xhami,natën në bordele Empty Diten në xhami,natën në bordele

Mon 10 Dec 2012 - 18:01
Message reputation : 100% (1 vote)
Nëpër fshatrat e Maqedonisë perëndimore lulëzon prostitucioni. Ditën i sheh meshkujt me të madhe duke u falur nëpër xhami, ndërsa natën i gjen nëpër bordele, duke u gjunjëzuar para mini-fundeve të bullgareve, çekeve etj. Lokalet e shumta të kësaj natyre, janë duke penguar dukshëm rrjedhën normale të jetës në ato anë
Diten në xhami,natën në bordele 122213-300x159
Maria Menova e di se rreth cilës tavolinë duhet të sillet me shumë duke bërë flirt. Atë e ka informuar mirë shefi i saj për mysafirët e sapoardhur nga Zvicra, Gjermania etj.

Përderisa grupi i ardhur nga Shqipëria ulurin me këngë folklorike, nëpër kënde të ndryshme të lokalit lidhen “kontratat” në mes të shqiptarëve të nxehur dhe “kameriereve” të shumta, këmbë-zbuluara e gjoks-hapura që kanë mbirë në fshatrat e Pollogut nga vende të ndryshme të botës lindore.

Ata merren vesh ndërmjet për orën, vendin dhe çmimin. Tarifa nuk është e lartë si në vendet perëndimore, por sillet dika rreth 80-100 Euro, varësisht nga mosha dhe pamja e jashtme e nuseve (siç i quajnë anasit prostitutat e kafeneve). Stina e dimrit është tepër fitimprurëse për shkak të pushimit që kanë njerëzit me statusin e “gastarbajterit” nëpër vende të ndryshme të Evropës.

Në shumicën e fshatrave të rrethit të Gostivarit dhe Tetovës, për shkak të mbylljes së ëmbëltoreve e dyqaneve nëpër territorin e ish-Jugosllavisë, pothuaj në çdo pesë metra katrorë është hapur nga një lokal me muzikë të gjallë.

Atmosfera, në cilindo lokal të futesh, është identike me tjetrin; një grup tavolinash që janë të pozicionuar qëllimisht më fshehtë në lokal shërbejnë për njerëzit që luajnë me të madhe bixhoz; një grup tjetër tavolinash ku ka më shumë dritë gjenden “adhuruesit” e muzikës, ndërsa nëpër skutat ku mbizotëron drita e neoneve të kuq bëjnë poza “kamerieret”, që shiten me qëllim për t`ia hequr qafe “vetminë” ndonjë qejfliu me xhepat plotë. Gjatë një ekskursioni nëpër natën e fshatrave gostivarase si Çegrani, Dobërdolli, Vrutoku, Reçani dhe atyre të Tetovës si Piroku, Kamenjani, Reçica, etj, të krijohet përshtypja sikur vendasit e këtyre trojeve, veç në prag të shekullit XXI kanë arritur të zbulojnë domethënien e zanatit më të vjetër në botë.

Ndërkaq dita, në këtë nën-qiell të nervozuar e të “nxehtë” natën nga epshet e pakontrolluara, ka një pamje krejt tjetër. Në orët e hershme të mëngjesit sheh njerëz të moshave të ndryshme duke dalë nga të falurit e “sabahut”, me kapuça të bardhë persik (lloj kapuçash që vendasit i quajnë me emrin e çuditshëm “tërllëk”).

Njëjtë si në ato përrallat e Nasradin Hoxhës, ditën po të njëjtit njerëz duken se janë aq jo-mëkatarë që as “mizën nuk duan ta shkelin”. Po tu afrohesh gjatë kuvendimit të tyre nëpër qendrat e fshatrave dhe lokalet që ditën shndërrohen në klube serioze, i dëgjon të ligjërojnë mbi fenë, moralin, pastërtinë në familje e të ngjashme. Kohë pas kohe vëren ndonjë turmë grash kokë e trup-mbuluar që u duken vetëm sytë, duke kaluar me një shpejtësi marramendëse rrugëve kryesore për të shkuar në ndonjë dasmë apo manifestim grash. Bota e grave me atë të meshkujve, gjatë ditës duket aq e ndarë dhe e largët sa që nuk u beson syve kur në orët e mbrëmjes ballafaqohesh me një natyrë krejt tjetër-fare. Në këtë pjesë të globit shqiptar dita është kundër natës dhe anasjelltas, çdonjëra prej tyre ka mënyrën e vetë të konceptimit të moralit.

Edhe në vitet kur sundonte sistemi i vjetër ka pasur lokale të tilla, mirëpo ato kanë qenë tepër të rralla dhe ke mundur t`i hasësh vetëm nëpër qytetet e mëdha. Duke filluar nga viti 1990 e këndej numri i lokaleve të tilla u shtua në mënyrë eksplozive dhe atë; jo nëpër qytete siç do të ishte e zakonshme, por nëpër fshatra. Kjo ka rezultuar për shkak të koncentrimit të kapitalit që depërton atje nga vendet e jashtme, ku punojnë shumica e banorëve. Pronarët e lokaleve zbuluan se një tregti e tillë sjell profite të majme dhe ia mësynë; Bullgarisë, Çekisë, Rusisë, Shkupit, Serbisë dhe vetë Shqipërisë për të siguruar “nuse”, prezenca e të cilave kushtëzon frekuentimin e mysafirëve. Dhe kështu erdhi deri tek rezultati; çdo fshat pothuaj ka nga 5-10 lokale të tilla ku janë të angazhuara mbi 50 prostitute nga vende të ndryshme. Shikuar nga ky këndvështrim fshatrat e tillë tashmë kanë marrë karakterin e kolonive të prostitucionit.

“Është e pamundur të ecësh natën me gra dhe fëmijë nëpër fshat. Në çdo vend sheh ndonjë skenë *****grafike njerëzish të dehur me femrat e ardhura…”- thotë njëri nga aktivistët e PDSH, që përpiqet të alarmojë opinionin me këtë lloj fenomeni të padurueshëm për jetën provinciale të fshatrave nën-sharr, duke shtuar:

“Shumica e pronarëve të këtyre lokaleve kanë korruptuar policinë dhe “pleqtë e katundeve” që i kemi trashëguar nga sistemi i vjetër, kështu që çdo ankesë e qytetarëve përfundon në shportë të hedhurinave. Jemi në hall të madh”. (Në shumicën e këtyre fshatrave, përkundër ndryshimit të ligjit të administrimit lokal, ende janë duke sunduar kryetarët e Bashkësive Lokale, që janë njerëz kryesisht të familjeve të mëdha dhe qëndrojnë nëpër objektet e administratë me dhunë.

Ata luajnë rolin e “kaubojve” që shesin tokë, dhe bëjnë lloj-lloj tregtish pa i penguar dikush. Të tillët kanë edhe përkrahjen e shtetit, policisë, etj). Edhe pse femrat e ardhura nga shtetet tjera nuk posedojnë leje pune, në të shumtën e rasteve, bile as viza qëndrimi në Maqedoni ato tolerohen. Nuk janë të paktë ato zëra që thonë se shteti qëllimisht lejon fenomene të tilla duke përfituar në prapavijë nga degjenerimi dhe kriminalizimi i jetës së shqiptarëve të kësaj ane. Numri i viktimave nuk është i pakët.

Fatmir B. pas ndarjes me vëllezërit e tij si pjesë i bie një ari tokë në afërsi të qendrës së fshatit. Toka në ato anë është e shtrenjtë. Fatmiri merr disa qindra mijë marka për tokën që e shet. Qëllimi i tij ka qenë që me ato të holla të ndërtojë shtëpi. Një ëndërr që nuk u realizua kurrë. Ai vazhdimisht frekuenton nëpër bordelet e tipit që përmendëm më lartë dhe më në fund mbetet pa shtëpi dhe pa të holla. Më e keqja; atë e braktis gruaja, e cila nuk ka mundur të durojë më mënyrën e jetesës që i ka imponuar i shoqi. Fëmiu i tyre i vetëm mbetet pa njërin prind. Raste të kësaj natyre janë me qindra. Si nxitësit më potentë të kësaj tregtie- vendasit thonë se- janë njerëzit që punojnë në vendet e jashtme. Ata kur kthehen nga puna e tyre e rëndë nëpër vend-ndërtimet e Europës hedhin para nëpër kafene të tilla. Mirëpo as ata nuk janë pa pasoja. Shumica e tyre gjatë aventurave me bullgaret e çeket humbin gjithë kursimet e bëra gjatë dhjetë muajve në Zvicër e Gjermani dhe rrasen aq shumë në borxh, saqë pastaj nga një vit duhet të punojnë për të larë paratë dhe interesin e fajdexhinjve. Të vetmet që përfitojnë nga perverziteti i maniakëve primitivë ****ual janë bullgarët, çeket etj., të cilat kthehen me xhepat e mbushura përplot euro e franga nëpër shtëpitë e tyre. Drastikja është kur dëgjon se ka të atillë që edhe fëmijët e tyre i lënë në hall me muaj të tërë, për shkak të ngarendjes pas…! Është fatkeqësi që rrugët e rrugicat e fshatrave të Maqedonisë perëndimore vijnë sa më shumë duke marrë ngjyrën e lagjeve të mëdha evropiane të prostitucionit si Repabani gjerman apo Langstrasse-ja e Cyrihut.
(INA)
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Diten në xhami,natën në bordele Empty Re: Diten në xhami,natën në bordele

Mon 10 Dec 2012 - 19:41
I lumte pushka stern stern
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi