Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Rokfeler, dëshmi të reja rreth UFO-s së fshehur Empty Rokfeler, dëshmi të reja rreth UFO-s së fshehur

Fri 19 Nov 2010 - 22:23
Rokfeler, dëshmi të reja rreth UFO-s së fshehur Thumbnail.php?file=ufo_405139952

Historia më e famshme dhe e “vërtetuar” e UFO-ve në SHBA. Dëshmitë rreth “Zonës 51”, dhe jashtëtokësorit të fshehur nga ushtria amerikane.

Jashtëtokësorët kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së njerëzve, që prej antikitetit të largët, kur me dhjetëra fise mendonin se paraardhësit e tyre kishin ardhur në Tokë nga një planet tjetër. Me kalimin e viteve ky mendim u zbeh në mënyrë të përkohshme, sidomos gjatë mesjetës, për t’u ringjallur me ardhjen e shekullit XX. Deri më sot, asnjë shkencëtar nuk ka mundur të kundërshtojë ekzistencën e jashtëtokësorëve, madje shumica e tyre e kanë përligjur nën logjikën matematikore teorinë për ekzistencën e qenieve të arsyeshme jashtë planetit tonë. Por dilema më e madhe e njeriut ka qenë nëse këto qenie kanë arritur të na vizitojnë ndonjëherë. Shumë teori janë ngritur në lidhje me çështjen në fjalë e shumë të tjera janë rrëzuar. Mirëpo “Zona 51” mbetet gjithnjë si më e plota dhe vërtetimi i vetëm i “ufologëve” për vizitën e jashtëtokësorëve në jetën tonë.

“Zona 51” nuk është asgjë më shumë sesa një bazë ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u hap për herë të parë në vitin 1942, në mënyrë që të përmbushte nevojat e luftës. Megjithatë, prej atij viti, kjo zonë u mbulua nga një perde misteri, si për atë çka ajo përmban në vetvete, edhe për funksionin e saj. Në vitin 1954, të gjitha zonat ushtarake në Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin krijuar enkas për Luftën e Dytë Botërore, ose u mbyllën, ose u kthyen në muzeume për heroizmat e superfuqisë përtej Atlantikut, me përjashtim të njërës, sekreti i së cilës ka ngritur dyshimet e shumë studiuesve.

Ardhja e jashtëtokësorëve?!

Në vitin 1988, në SHBA u përhap me shumë shpejtësi një gojëdhënë, sipas së cilës, në “Zonën 51” strehohen dy jashtëtokësorë, të cilët janë zënë rob gjatë uljes së tyre në tokë. Gojëdhëna nisi nga ish-komandanti në bazën në fjalë, Adam Spejs, i cili vite pasi kishte përfunduar punën e tij udhëheqëse në këtë bazë, vendosi të tregojë të fshehtën për të cilën “Zona 51” nuk ra pre e reformës në ushtrinë amerikane. Sipas tij, në vitin 1951, ushtarë amerikanë pranë bazës në shkretëtirën e Nevadës panë teksa ulej një pjatë fluturuese, por, gjatë uljes, pjata u përplas me një dunë rëre e për këtë arsye ajo u shemb në shkretëtirë. Menjëherë me marrjen e këtij informacioni nga qendra e radarëve, ushtarët u nisën për në vendngjarje, ku panë një fluturues të tipit sovjetik “AZ-176”, në formën e një pjate. Në këtë mënyrë, mendimi i parë për ushtarët ishte se sovjetikët kishin arritur të futeshin në territorin amerikan pa u vënë re dhe, madje, i ishin afruar njërës prej qendrave më të rëndësishme të kohës. Por, pasi iu afruan objektit, realiteti ndryshoi krejtësisht. Në vend të një fluturuesi sovjetik, ushtarët amerikanë vërejtën një pjatë të çuditshme ajrore, e cila nuk përputhej me asnjë avion të kohës. Për këtë arsye ata shpejtuan të hapnin derën e fluturueses, për të kapur atë çka deri në atë çast mendonin se ishte një spiun sovjetik. Në vend të komunistëve përtej Atlantikut, në kabinën e fluturimit të avionit ishin ulur dy qenie të veçanta, të cilat habitën ushtarët. Pamja e këtyre qenieve do të përdorej më vonë nga filmat amerikanë për të saktësuar shëmbëlltyrën e një jashtëtokësori, si edhe pjata fluturuese do të kthehej në simbolin e mjeteve të fluturimit të banorëve të planetëve të tjerë. “Pyetja që më lindi në ato çaste, – shpjegon gjatë një interviste të mëvonshme Spejsi, - ishte nëse kam të bëj me klounë apo ndonjë farsë për të dalluar gatishmërinë”. Sipas tij, krijesat që ndodheshin në pjatën fluturuese, në radhë të parë, nuk kishin lëkurë, por ishin të mbuluara nga një lloj lënde, në formën e xhelit. Kjo i habiti ushtarët amerikanë, të cilët menjëherë rendën të thërrisnin ndihmë te kolegët e tyre në bazë. Të dëmtuara rëndë, dy krijesat e kapura në shkretëtirën e Nevadës iu nënshtruan një kurimi nga mjekë me mjaft emër, sipas Spejsit. “Ata u transferuan në bazën tonë dhe prej asaj dite gjithçka ndryshoi. Personeli u shkurtua dhe në “Zonën 51” u mbajtën vetëm dëshmitarët okularë të ngjarjes, si edhe u thirrën shkencëtarë të njohur për të parë nga afër fenomenin e rrallë”, – tha për kanalin “Fox” në vitin 1995, Adam Spejsi. “Në fakt një nga dy jashtëtokësorët, se për mua nuk ka dyshim që ata ishin jashtëtokësorë, u shërua dhe deri në vitin 1976 ata ishin mjaft mirë me shëndet, ndërsa tjetri nuk arriti të mbijetonte”. Sipas Spejsit, këto dy krijesa ishin mjaft të zgjuara dhe me anë të “teknikave fëmijërore” arritën të komunikonin me gjuhën e trupit. Për këtë arsye, u pagëzuan. Ai që mbeti, mori emrin Viktor. Në vitin 1996, gazetari Endriu Grejs tha se kishte edhe një video me një bashkëbisedim me Viktorin, të cilin e paraqiti në emisionin special të një prej kanaleve më të ndjekura në SHBA, “Fox”.

Intervistë me Viktorin

Grejs paraqiti videon në ekranin e vogël, duke marrë reagime nga më të ndryshmet prej asaj dite. Në një sondazh të zhvilluar katër ditë më vonë, 65 për qind e të pyeturve nuk e besonte se diçka e tillë mund të ishte e vërtetë, por gjashtë muaj pas publikimit të videos, 49 për qind e amerikanëve besonin në vërtetësinë e saj, kundrejt 42 për qind mosbesuesish. Videoja tregonte jashtëtokësorin në një dhomë pyetjesh. Ajo zgjat afërsisht dy minuta e 55 sekonda dhe përmban shkronjat DNI/27 në pjesën e poshtme të ekranit, ndërkohë që në cep të tij është një orë që po mat kohën prej orës "04:00:18:15" deri në "04:03:12:25". Një qenie e çuditshme, që u përmbahet përshkrimeve të Spejsit, është i ulur në një tavolinë të rrumbullakët. Në këtë video, dhoma është e mbuluar nga një shtresë që i përngjan një xhami, të cilën Grejsi shpjegon se është një “zonë bio-mbrojtëse”, e cila ndalon mikrobet dhe viruset të futen në dhomë. Në këtë dhomë duken dy ekrane televizive, të cilat janë të lidhura me një kabllo, që përfundon rreth kokës së Viktorit. Sipas Grejsit, një oficer i bazës po përpiqet të komunikojë me Viktorin në mënyrë telepatike. Në disa çaste ky oficer duket në cep të ekranit, ndërkohë që është i veshur me rroba të bardha dhe i izoluar nga mjedisi rrethues, ndoshta për të mos transmetuar mikrobet në sipërfaqen xhelatinë të jashtëtokësorit. Diku nga mesi i këtij filmimi të shkurtër, jashtëtokësori pëson disa drithërima, të cilat mendohet të jenë spazma. Oficeri thërret menjëherë dy mjekë, të cilët, të veshur në të bardha dhe dukshëm të dezinfektuar, duhen për të dhënë ndihmën e parë. Videoja përfundon me përpjekjet e mjekëve për të mbajtur gjallë këtë krijesë. Ndërkohë që vazhdohet të dëgjohen zëra, të cilat Grejsi thotë se nuk janë transmetuar, në mënyrë që të ruhet anonimati i personave që ndodheshin në këtë video, pra i mjekëve dhe i oficerit. Vërtetësia e videos është pranuar nga shumë specialistë, të cilët u shpejtuan të kontrollonin nëse kishim të bënim me montazh apo jo. Madje, në ndihmë të këtij fakti, kërkuesi Mikel Hesman thotë se ardhja e Viktorit në Tokë përkon me një raportim të Flotës Ushtarake të Afrikës së Jugut, sipas së cilës, një objekt fluturues i paidentifikuar përshkonte Atlantikun një ditë përpara se të gjendej në Nevada, dhe gjysmë dite të njëjtin raportim bëri edhe Flota Ushtarake Braziliane.

Kritikat

Menjëherë pas publikimit të videos erdhën edhe reagimet e para, kryesisht nga specialistë të ushtrisë amerikane edhe nga publiku i thjeshtë. Shumë prej tyre mendojnë se mund të dëgjohet zëri i Viktorit, me kushtin e vetëm që të rritet pak shpejtësia e zërit në video. Akoma më dyshues e bën këtë fakt reagimi i Grejs, i cili nuk pranoi ta vendosë me një shpejtësi më të madhe zërin. Gjithsesi, ata më pak skeptikët,shpjegojnë se në kohën kur videoja është bërë, nuk kishte mundësi të ndodhte një ndryshim i tillë, pasi nuk ishin mundësitë teknike për zvogëlim të shpejtësisë së zërit. Ushtria Amerikane nuk ka vendosur ende të hapë për publikun bazën ushtarake të “Zonës 51”, duke e izoluar atë nga pjesa tjetër e botës, dhe për më shumë, duke shtuar misterin që ajo përmban.

G. Standard
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi