Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

“Paqja Studentore” kundër “Ditës së seksit” Empty “Paqja Studentore” kundër “Ditës së seksit”

Fri 14 Dec 2012 - 20:13
Organizata “Paqja Studentore”, ka shprehur shqetësim në lidhje me organizimin e të ashtuquajturës “Dita kushtuar seksit” nga “Kosovo 2.0”, e cila është paraparë të manifestohet me disa aktivitete, ku ndër të tjera në “Pallatin e Rinisë”, pas orës 23:00, do të ketë një organizim të turpshëm, i cili aspak nuk korrespondon me traditën tonë familjare dhe shoqërore.

“Ne konsiderojmë se shoqëria kosovare ka nevojë për organizime që i shërbejnë ngritjes morale dhe akademike, e jo organizime të tilla ç’ njerëzore që i kontribuojnë së keqes dhe degradimit të kësaj shoqërie. Ne si organizatë studentore mbetemi të përkushtuar që të marrim traditën e punës së shteteve të perëndimit, por kurrsesi t’i pasojmë në ato cilësi të cilat ne mendojmë se janë virus i një shoqërie të shëndoshë”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga “Paqja Studentore”.

Ata thonë se nuk janë kundër informatave, të cilat janë në interes të shëndetit seksual, por janë kundër stimulimit të homoseksualizmit dhe dukurive të ngjashme, të cilat janë sinonim i degjenerimit dhe i shkatërrimit të shoqërisë.

Sipas tyre, “Pallati i Rinisë”, i cili ndër të tjera shërben edhe si bibliotekë për një numër të madh të studentëve, të mos shndërrohet për një moment nga “Boro Ramizi” në “Porno Ramizi”, dhe me këtë rast i kanë bërë thirrje menaxhmentit të këtij pallati që ta anulojë menjëherë këtë organizim të çoroditur. Po ashtu, ata u bëjnë thirrje edhe protagonistëve të kësaj mbrëmjeje që të merren me gjera që reflektojnë pozitivisht në rininë tonë dhe të heqin dorë nga degjenerimi i tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi