Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Greqi, sot 39 vjet nga lëvizja studentore, priten protesta Empty Greqi, sot 39 vjet nga lëvizja studentore, priten protesta

Sat 17 Nov 2012 - 11:10
Greqi, sot 39 vjet nga lëvizja studentore, priten protesta 48437_1
Greqia përkujton sot 39 vjetorin e revoltës së studentëve, që solli rrëzimin e diktaturës në Greqi, 17 Nëntorin e vitit 1973, ditë kur lëvizja studentore u përgjak nga dhuna e Juntës Ushtarake, e cila qeverisi Greqinë nga 1967 deri në 1974. Këto ngjarje njihen ndryshe si ngjarjet e Politeknikumit.

Kjo ditë përkujtohet çdo vit në Greqi duke vendosur lule mbi memorialin e ngritur me këtë rast dhe me protesta të mëdha.

Protestat zhvillohen në rrugët dhe sheshet kryesore të Athinës dhe përfundojnë çdo vit përpara ambasadës amerikane, ku demonstruesit protestojnë ndaj rolit të SHBA në kohën e Juntës Ushtarake në Greqi.

Në këmbë është policia greke për të përballuar ngjarjet që mund të ndodhin, me 7000 forca policie, që do të ruajnë sigurinë në rrugë. Furgonët dhe skuadrat e policisë kundër trazirave do të formojnë një mur mbrojtës rreth ambasadës së SHBA-së, ambasadës gjermane, pas ngjarjeve që ndodhën në Selanik me konsullin dhe zëvendësministrin gjerman dhe rreth objekteve të tjera të rëndësisë së veçantë në Athinë.

Dje mijëra athinas të të gjitha moshave, shkuan në Universitet, për të lënë një lule në memorialin e studentëve që u vranë gjatë përleshjeve, kur tanket ushtarake shtypën me gjak protestën e tyre.

16 vetë vdiqën dhe qindra te tjerë u plagosën në ngjarjet e 17 nëntorit 1973, ngjarje që u kthyen në një simbol për qytetarët grekë, të cilët organizojnë gjithmonë protesta në këtë datë. Edhe këtë vit, grekët kanë një arsye më shumë për të protestuar; masat e rrepta që qeveria greke ka marrë për të dale nga kriza financiare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi