Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Selanik, priten protesta në fundjavë Empty Selanik, priten protesta në fundjavë

Tue 6 Sep 2011 - 13:20
Epiqendër e protestave më të mëdha dhe më të fuqishme që janë zhvilluar ndonjëherë në dekadën e fundit do të jetë këtë fundjavë Selaniku. Por ne kontrast me vitet e tjera,sivjet zemerimi popullor ka arritur kulmin dhe masat qe ka marre policia greke ne diten e inagurimit te Ekspozites Nderkombetare qe zhvillohet cdo vit jane drastike. Sipas te perditshmes 'Ta Nea' mbi 5000 police do te jene te perhapur ne qytetin verior te Greqise duke e shnderruar ate ne nje fortese te mbrojtur me se miri e duke pasur perforcime edhe nga forcat e Rendit te prefekturave fqinje, sidomos diten e shtune kur pritet fjala e kryeministrit grek Papandreu.

Megjithe parate e marra nga Paketa e Ndihmes se BE dhe FMN qeveria qe ai drejton,duket se ka veshtiresi te medha ne zbatimin e masave antikrize,te reformave qe do te sjellin zhvillimin e ekonomise, ndersa recensioni sa vjen edhe shtohet duke kapur shifren prej -5% e duke hedhur ne rruge mijera greke.

Athina zyrtare ka shume fronte te hapura edhe me sindikatat e qindera profesioneve qe kane qene privilegj i vetem nje grupi njerezish dhe qe tashme ajo kerkon te liberalizoje. Duke shtuar ketu revoltat studentore qe kundershtojne ligjin per arsimin, Papandreu do te gjeje ne Selanik edhe mijera qytetare te Levizjes se te Indinjuarve te cilet do te nisen nga Athina per te protestuar ndaj gjendjes me te veshtire ekonomike qe ka perjetuar ndonjehere vendi ne dekadat e fundit.

Problematike te madhe sjell per policine edhe protesta e mbi 15000 tifozeve te ekipit te futbollit Iraklis te Selanikut, i cili pas skandaleve te zbuluara ne Greqi me trukimet e ndeshjeve dhe parregullsi te tjera ligjore eshte rrezuar dje nga katigoria superiore. Organet e Rendit kane dite qe planifikojne mbrojtjen e objekteve me te rendesishme te qytetit dhe vendin ku do te flase kryeministri Papandreu duke perdorur edhe mjetet me te reja qe kane ardhur nga Franca, si muri mbrojtes me lartesi 2.2 metra si dhe makinat e ujit me presion, perderisa bombat me gaz lotsjelles konsiderohen tashme si mjete qe nuk japin frytet e duhura.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi