Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Maqedoni, digjet flamuri shqiptar, priten protesta në Tiranë Empty Maqedoni, digjet flamuri shqiptar, priten protesta në Tiranë

Tue 13 Mar 2012 - 11:55
Maqedoni, digjet flamuri shqiptar, priten protesta në Tiranë 52245_1SHKUP - Incidentet në Maqedoni ndaj shqiptarëve nuk kanë të sosur. Pas vrasjes së dy të rinjve në Gostivar, rrahjes së 15 nxënësve shqiptarë nga huliganët maqedonas, sulmet ndaj dyqaneve të shqiptarëve, incidenti më i fundit ka qenë djegia e flamurit shqiptar nga “Organizata Kristiane” (Hristianska Organizacija) e cila ka shfaqur publikisht një video duke djegur flamurin shqiptar, shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare.

Në videon e publikuar shfaqen në sfond 2 persona të maskuar, prapa të cilëve dallohet një flamur i zi me kryq të bardhë në të, të cilët nën përcjelljen e këngëve fetare djegin flamurin shqiptar. Ndërkohë që njëri nga dy personat mban në dorë thikë. Ata bëjnë thirrje për bashkimin e krishterëve kundër shqiptarëve si edhe për zhdukjen e tyre.

“Mos provoni të digjni tempujt e shenjtë të krishterë. Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse myslimanë, ju ka ardhur fundi ju dhe ka ardhur fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”, - thonë në mesazhin e tyre personat e maskuar. Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre.

PROTESTA

Grupi i tifozëve “Kuq e Zi” do të zhvillojnë sot në ora 12:00 një protestë përballë ambasadës së Maqedonisë në Tiranë. Në njoftimin e bërë publik dje thuhet se tubimi vjen si “kundërpërgjigje ndaj rrahjes së nxënësve shqiptarë nga ana e sllavomaqedonasve dhe kundër te gjitha padrejtësive që po i bëhen shqiptarëve në atë shtet artificial. Për më tepër është obligim patriotik dhe kombëtar, për të reaguar, dhe për të treguar kush jemi ne, dhe për t’u thënë që NE ishim këtu kur “ata” erdhën. Tifozët Kuq e Zi do të jenë aty ku i thërret atdheu”, thuhet në njoftimin e tyre. Ndërkohë bëhet e ditur se organizatorë të kësaj proteste janë Kuvendi i Patriotëve Civil në bashkëpunim me ‘UNIKOMB’.

“Ngjarjet e fundit tronditëse të dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni, nuk janë rastësi. Një javë më parë u vranë dy të rinj nga një polic civil maqedonas si dhe u ushtrua dhunë nga terroristë - huliganë maqedonas ndaj 15 nxënësve shqiptarë. Kjo nxiti organizmin tonë për të reaguar duke protestuar para kësaj ambasade kundër dhunës që u bëhet sistematikisht shqiptarëve në Maqedoni! Thirrja jonë në këtë protestë do të jetë edhe për rikthimin e trevave shqiptare në Maqedoni në shtetin e tyre amë, Shqipërinë!”, - thuhet në komunikatën e organizatorëve
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Maqedoni, digjet flamuri shqiptar, priten protesta në Tiranë Empty Re: Maqedoni, digjet flamuri shqiptar, priten protesta në Tiranë

Tue 13 Mar 2012 - 12:01
si shume po i krruhet by... ketyre maqedonasve

te rrijne urte dhe te mos e ngacmojne arushen(shqipetaret) dhe te mos e zgjojne nga gjumi se i merr lumi e provuan nje here ne vitin 2001 dhe kerkuan ndihme nga bota se po na mbysin shqipetaret
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi