Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkencëtarët zbuluan një nga vullkanët më të çuditshëm në gjirin e Kalifornisë! Empty Shkencëtarët zbuluan një nga vullkanët më të çuditshëm në gjirin e Kalifornisë!

Sun 16 Dec 2012 - 14:08
Shkencëtarët zbuluan një nga vullkanët më të çuditshëm në gjirin e Kalifornisë! Vu-300x151Kaliforni, Shtetet e Bashkuara – Shkencëtarët kanë zbuluar një nga vullkanet më të çuditshëm në të gjithë globin, në thellësinë e gjirit të Kalifornisë.
Kupola e tij, ka një lartësi prej 165 m, ka 50 m gjatësi dhe 4.000 m gjerësi, ndërsa ndodhet në thellësinë e detit në Rise Alarcon. Fuqitë tektonike, duke shkrirë koren e tokës, në qendrën e shpërndarjes së saj, krijojnë një çarje që buron llavë për në sipërfaqe dhe në vijim kjo ngurtësohet/thahet dhe krijon një kore të re.


“Kampionët e vullkanit, që u zbulua pak kohë më parë, janë shumë të çuditshme dhe kanë përmbajtje të lartë në silic (deri në 77%)”, deklaroi Brian Dreyer, një gjeokimik i Universitetit të Kalifornisë në Santa Cruz. Rezultat e studimit të kampionëve u prezantuan javën e shkuar në mbledhjen vjetore të Unionit Amerikanë të Gjeofizikës.
Hulumtuesit nga Monterey Bay Aquarium Research Institute (MBARI) zbuluan vullkanin gjatë ekspeditës së tyre tremujore në Gjirin e Kalifornisë, e cila është 2.374 m, nën sipërfaqen e ujit. Kampionët që u morën prej aty, treguan menjëherë dendësinë e ulët, peshën si dhe pamjen e qelqtë dhe ngjyrë gri. Nuk ishin ato kampionët e zakonshëm, ngjyrë të zezë, me shkëlqim muzgu, ndaj dhe për këtë menjëherë e kuptuan se kishin të bënin me diçka të pazakontë.
Shqetësimi i tyre, për kampionët që morën është nëse ekziston një aktivitet shpërthyes vullkanik, pasi ndodhet vetëm 100 km, larg bregut më të afërt të banuar ku gjenden qytete dhe kame pushimi./alb-observer.com./
Shkencëtarët zbuluan një nga vullkanët më të çuditshëm në gjirin e Kalifornisë! Vull
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi