Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Vullkanet ! Empty Vullkanet !

Mon 7 Feb 2011 - 17:33

Vullkan eshte një çarje në koren e tokës (ose në sipërfaqen e ndonjë planeti tjetër) përmes së cilës villet jashtë llava e shkrirë dhe gazet.

Sot në botë ka rreth 550 vullkane aktive. Rreth 60 prej këtyre shpërthejnë në një vit duke shkaktuar vdekje dhe shkretëtime. Më tepër se 500 miljonë njerëz jetojnë përqark këtyre vullkaneve.

Njohësit e vullkaneve flasin mbi vjellje në formën e derdhjes dhe të shpërthimit. Është përbërja kimike e magmës ajo që vendos nëse një vullkan është shpërthyes apo jo.
Nëse në magmë janë çliruar vetëm disa gaze atëherë vullkani nis të derdhet jashtë. Kjo është vjellje në formën e derdhjes.
Nëse sasia e gazit të çliruar në magmë është e lartë atëherë vullkani është shpërthyes. Hi dhe copa guri villen me kilometra lart në atmosferë. Maja e vullkanit mund të shpërthejë poashtu si tapa e shishes së verës së trazuar. Një shi hiri bjen mbi tokë. Përqark këtyre vullkaneve mund të formoheshin tä ashtyquajturat rryma piroklastike, të cilat janë orteqe të zjarrta dhe vdekjeprurëse që vërshojnë me shpejtësi prej disa qindra kilometrash në orë.

Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Vullkanet ! Empty Re: Vullkanet !

Mon 7 Feb 2011 - 17:36

Permasat e disa vullkaneve sipas kontinenteve!


Ne Evrope
Etna ne Sicili ka nje Lartesi prei 3263 m dhe ka shperthyerper here te pare rreth vitit 1500.
Hekla ne Islande eshte 1447 m dhe ka shperthyer per here te pare ne vitin 1104
Vezuvi ne Itali eshte 1277 m dhe ka shperthyer per here te pare ne vitin79.

Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Vullkanet ! Empty Re: Vullkanet !

Mon 7 Feb 2011 - 17:36

Per kontinentin e Azise

Klocecskaja Sopka ne Kamcatkeka lartesine prej 4750 m dhe la shperthyer per here te pare me 1679.
Fuxhi Jama ne Japoni eshte 3778 m dhe ka shperthyer per here te pare ne 1708.
Krakatau ,midis Sumatres dhe Javes eshte 813 m e ka shperthyer per here te pare ne 1600.
Ringit ne ishullin Java eshte 1250 m
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Vullkanet ! Empty Re: Vullkanet !

Mon 7 Feb 2011 - 17:36

Per Afriken dallohet Kameruni i Madh i cili ndodhet ne Kamerun dhe eshte 4070 mdhe ka shperthyer per here te pare me 1922.

Per Ameriken Veriore

Mon Pele ne ishujt Antile. !350 m. Ka shperthyer per here te pare me 1792.
Katmai ne Gad e Alaskes 2286 m
Popokatepetl ne Meksike5482 m. dhe ka shperthyer me 1932 per here te pare,


Per Ameriken Jugore

Kotopashi ne Ekuador. 5897 m
Luilajlako ne Kili 6723 m.

Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Vullkanet ! Empty Re: Vullkanet !

Mon 7 Feb 2011 - 17:37

10 vullkanet me te larta ne bote



Vullkani........... ................... ...Lokacioni....... ................... . Aktivizimi i fundit ..........Lartesia (m)


1.San-Pedro...........................Kil (Chile )................... .................19 60................. ............6.145


2.Arakari.......... ................... .. Argjentine......... ...............1993 ................... ...........6.082


3.Guallatiri....... ................... ...Kil............. ................... .....1985.......... ................... ..6.071


4.Tupungatito...... ..................K il................. ................... .1986.............. .................6. 000


5.Sabankaja........ .................Pe ru................. .................19 86................. ..............5.967


6.Kotopaksi........ ..................E kuador............. ...............1942 ................... ............5.911


7.Putana........... ................... Kil................ ................... ...1972............ .................. 5.890


8.San Hoze............... ...........Kil..... ................... ..............1960. ................... ...........5.856


9.El Mist............... ...............Peru ................... .................19 48................. ..............5.822


10.Tutupaka........ ...............Peru ................... .................19 02................. ..............5815
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Vullkanet ! Empty Re: Vullkanet !

Mon 7 Feb 2011 - 17:38

Janë rreth 1500 vullkane aktive në botë. Rreth 50 janë në erupsion aktualisht, por vetëm 11 janë konsideruar si shumë të rrezikshme, sipas një liste të hartuar nga Universiteti i Karolinës së Veriut që llogarit si fuqinë e vullkanit ashtu edhe praninë e njerëzve afër kratereve. Në këtë listë, përkrah filipinasit Pinatubo që në vitin 1991 nxori shumë gaz dhe hi saqë influencoi në klimën e planetit për dy vitet pasardhëse, ekspertët kanë futur edhe Vezuvin. Eyjafjallajokull arriti të bllokonte trafikun ajror, por konsiderohet i rrezikshëm vetëm në rast të erupsionit të “vëllait” të tij më të madh të vendosur vetëm pak simotra më tej, Katlas. Lista përfshin edhe vullkane si Chaiten në Kili, nën vëzhgim të rreptë sidomos pas tërmetit të shkurtit, Krakatoa dhe Merapi në Indonezi apo Mount Rainer në Uashington. Male të tjerë në prag të një erupsioni të rrezikshëm gjenden në Kongo (Nyirangongo), Kolumbi (Nevada del Ruiz), Meksikë Popocatepetl dhe mali Fuxhi, kërcënues për Tokion. Një raport i agjencisë ajrore europiane në vitin 2007 ka llogaritur se 500 milionë persona në botë jetonin shumë pranë një vullkani aktiv për t’u konsideruar të sigurt. Rreth 90 për qind e 1500 vullkaneve aktive është përqendruar në 400 mijë kilometrat e “unazës së zjarrit” në Paqësor. Por tym dhe llavë del vazhdimisht edhe nga dy vullkanet italiane Stromboli dhe Etna, të monitoruar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Erupsioni më i theksuar u vërejt një javë më parë 1500 metra nën nivelin e detit mes Fuxhit dhe Samoas. Për të inspektuar vullkanin ishte e domosdoshme ndërtimi i një telekamere e aftë t’u rezistonte temperaturave në brendësi. Eyjafjallajokull konsiderohet një ‘personazh’ i dorës së dytë në botën e vullkaneve edhe pse tregoi se ishte i aftë të nxirrte 300 metër kub dhe 750 ton llavë, duke ngritur në qiell një re gjigante hiri, që për tri ditë arriti 140 milionë metër kub dhe kaloi lartësinë prej 10 kilometrash për t’u vendosur më pas në një lartësi prej 4-5 mijë metrash, e krijuar një situatë të paprecedentë për shkak të rrezikut që mund të paraqesë për avionët. Në zonat e prekura ajri është shumë i ngarkuar me elektricitet sa mund të krijojë një rrufe spektakolare çdo katër orë. Por lajmi i vetëm i mirë në rastin e vullkaneve qëndron në faktin se ato ndryshe nga tërmetet mund të parashikohen nga gjeologët, pasi japin vazhdimisht sinjale alarmi. Përreth kratereve më të rrezikshme gjeologët kanë ndërtuar një rrjet monitorimi për të parë deformimin e tokës, daljen e gazit nga nëntoka, tronditjet e vogla dhe ndryshimi i rrjedhës së ujërave. Zakonisht erupsioni ndodh kur toka poshtë vullkanit nis të fryhet sikur merr frymë, ndërsa korja tendoset. Nga qielli satelitët vëzhgojnë deformimin, qoftë ky edhe pak centimetra, që akumulohet ditë pas dite. Pastaj mali nis të dridhet. Vullkani pëson një sërë lëkundjesh që sizmografët i regjistrojnë. Më vonë vjen shpërthimi, i cili shoqërohet me një zhurmë që nxjerr në sipërfaqe shumë nga përbërësit prej thellësisë së tokës. Për t’i regjistruar para janë shpikur aparatet me infratinguj që përdoreshin për të kontrolluar eksperimentet bërthamore në zonat më të largëta të globit. Tani janë “stetoskopët” e vendosur në gjoksin e vullkanit. “Mjekët” që merren me evoluimin e vullkaneve në këtë moment janë shumë të shqetësuar. Jo për shkak të Eyjafjallajokull, aktiviteti i të cilit duket i qëndrueshëm tashmë. Ajo që nuk i lë të qetë është aktiviteti i vëllait të tij të madh, Katlas, i vendosur rreth 20 kilometra më në lindje, 5 herë më i madh, 100 herë më i fuqishëm, që mund të arrijë të krijojë në ajër re gjigante hiri të rrezikshme. Çdo ditë në krah të tij sizmologët regjistrojnë mesatarisht 3 mijë lëkundje të vogla, me një magnitudë që shkon deri në 3.1 të shkallës Rihter. Në janar tronditjet e përditshme ishin një ose dy në ditë. Përreth vullkaneve islandezë u regjistrua edhe një ndryshim i vazhdueshëm i rrjedhës së lumenjve. Pikërisht ishte ky ndryshim në prag të shpërthimit të Eyjafjallajokull ai që i bindi autoritetet islandeze të evakuonin mijëra banorë që jetonin në afërsi të kësaj zone të rrezikshme. Tani veprimi i tij po shtrihet drejt Katlas. “Historia ka treguar se shumë rrallë Eyjafjallajokull lëviz pa aktivizuar edhe Katlan”, shkruan raporti i “Globval Alliance for Disaster Reduction”, i Universitetit të Karolinës së Veriut që ka hartuar listën e vullkaneve më të rrezikshme në botë. Vullkani më i madh, sipas ekspertëve amerikanë, është aq i mbushur me llavë saqë mund ta ngopë atmosferën me hirin që përmban shumë silic. Në rast të një erupsioni të tejzgjatur, përveç anulimit të fluturimeve pritet edhe një fenomen i quajtur: dimri vullkanik. Edhe situatat e mëparshme e konfirmojnë këtë: në vitin 1612 dhe 1821 erupsionet e Eyjafjallajokull u pasuan brenda një kohe të shkurtër edhe nga rizgjimi i Katlas. Aktiviteti i njëkohshëm i dy vullkaneve islandezë nuk duket të jetë një rastësi. Shkrirja e akujve ka lehtësuar presionin që ushtrohej në ishullin e zjarrit, duke i dhënë mundësi magmës të dalë në sipërfaqe. Teza u pasurua nga vullkanologu Freysteinn Sigmundsson, i Universitetit të Islandës në revistën “Geophysical Research Letters”. “Për vitet e ardhshme priten në Islandë erupsione më të shpeshta dhe më të fuqishme. Ngrohja globale bën që akujt të shkrijnë më shpejt. Ky fenomen ka pasoja edhe te lëvizja e magmës në nëntokë”, shpjegon gjeologu. Fundi i epokës akullnajore i ndodhur 10 mijë vjet më parë, koincidoi me një intensifikim të aktivitetit vullkanik në ishullin e akullit dhe zjarrit. Shkaku më i mundshëm është pikërisht shkrirja e shtresave të akullit në sipërfaqe dhe rifryrja e magmës në nëntokë. Ndërkaq, vullkani filipinas ka arritur te gjashta nga njw matës me tetë njësi që mat “treguesin e shpërthimit vullkanik”. Erupsioni islandez nuk i afrohet fare kësaj shkalle dhe përveç mbylljes së aeroporteve nga Eyjafjallajokull nuk priten pasoja të tjera. Dalja e gazrave dhe pluhurave të ndryshme në stratosferë nga shumë konsiderohet si një mënyrë e mirë për të ndalur ngrohjen globale. “Në rastin e Eyjafjallajokull nuk mund të themi asnjë të tillë, sepse niveli i erupsionit ka qenë i vogël për të pasur ndikime te klima”, ka shpjeguar Olav Hygen nga Institutit Meteorologjik norvegjez. Maksimumi në 12-14 muaj e ardhshëm veriu i Europës mund të shohë perëndime me ngjyrë të kuqe të ndezur, që nuk i ka parë kurrë më parë.
Sponsored content

Vullkanet ! Empty Re: Vullkanet !

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi