Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 PS: Zogu dhe Berisha vodhën Shqipërinë  Empty PS: Zogu dhe Berisha vodhën Shqipërinë

Sun 16 Dec 2012 - 16:39
Nga Asambleja e zgjeruar e Tiranës, e
mbledhur për të zgjedhur sekretariatin, drejtuesit e partisë më të madhe
opozitare në vend akuzuan kryeministrin Sali Berisha për shndërrimin e
qeverisjes në regjimin më të egër të dhunës dhe vjedhjes që vendi ka
pasur ndonjëherë.


Numri dy i Selisë Rozë,
Gramoz Ruçi, hoqi paralele mes Berishës dhe Ahmet Zogut, që siç tha ai,
po njësoj shitën Shqipërinë dhe e vodhën atë: “Ngjajnë si dy pika uji
monarku Ahmet Zogu dhe “demokrati” Sali Berisha, janë si dy vëllezër
siamezë.”

Duke konsideruar mbajtjen e fushatës zgjedhore si
të mbajtur në një kohë shumë kritike për shqiptarët, Blendi Klosi,
sekretari organizativ dha një mesazh më pozitiv, atë se është Partia
Socialiste që do tu kthejë shpresën shqiptarëve: “Ne do t’i japim
qytetarëve shpresë sepse kështu fitorja do të jetë jo vetëm e
socialistëve, por e të gjithë shqiptarëve.”

Kryetari i
socialistëve të Tiranës, Saimir Tahiri, dha mesazhin e fitores, jo vetëm
për një të ardhme më të mirë për Tiranën dhe shqiptarët, por siç tha,
për të vënë drejtësinë në vend, për 21 janarin, Gërdecin dhe çdo
shqiptar që dhunohet përditë nga qeveria e Sali Berishës, së cilës iu
drejtua drejtpërdrejtë: “Ju, banditë që jetoni në zyrat e shtetit për të
vjedhur vota duke vjedhur shqiptarët, do mallkoni veten dhe ditën kur u
ka shkuar në mend se edhe mund të vidhni, nëqoftëse do guxoni të prekni
qoftë dhe një votë të vetme. Do paguani shtrenjtë, atëherë kur të mos
ketë më imunitet t’ju shpëtojë. Ndëshkimi i ligjit do jetë shembullor e
nuk do falet askush prej jush, kurdo qoftë e në cilindo cep të botës
shkoftë.”

/Top-Channel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi