Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Opsione Kosova ka regjim vizash me 87 vende të botës Empty Opsione Kosova ka regjim vizash me 87 vende të botës

Sun 16 Dec 2012 - 18:55
Opsione Kosova ka regjim vizash me 87 vende të botës Thumbnail.php?file=Kosova_994162559

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver
Hoxhaj, është nisur për një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të
ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ahmet
Davutoğlu.

Fillimisht, ministri Hoxhaj ka qëndruar në Stamboll, ku ka vizituar
Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në këtë qytet, e cila do të jetë
përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Qeverisë për aplikimin e regjimit
të vizave hyrëse në Republikën e Kosovës, për shtetasit e shumicës prej
87 vendeve të ndryshme të botës, me të cilat do të zbatohet ky regjim.

Ministri Hoxhaj gjatë vizitës në Konsullatën e Përgjithshme në
Stamboll ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen për funksionalizimin e
infrastrukturës së nevojshme për fillimin e aplikimit të regjimit të
vizave.

Duke shprehur mbështetjen e plotë të Ministrisë së Jashtme për këtë
Konsullatë, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën
funksionalizimi i regjimit të vizave si në aspektin e brendshëm, por
edhe në proceset integruese euro-atlantike të Kosovës.

Ministri Hoxhaj, po ashtu vlerësoi rolin e rëndësishëm të Konsullatës
në Stamboll, e cila përveç ofrimit të shërbimeve për qytetarët e
Kosovës, do të ketë rol të rëndësishëm në fuqizimin e marrëdhënieve
bilaterale në ekonomi, tregti, arsim, shkencë, kulturë e fusha të tjera
ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Duke pasur parasysh se shumica e vendeve për të cilat do të aplikohet
regjimi i vizave ndodhen në Azi, Lindje të Mesme dhe Afrikë, është
vendosur që Konsullata e Përgjithshme në Stamboll të jetë përgjegjëse
për zbatimin e këtij vendimi të Qeverisë, për shtetasit e këtyre
vendeve.

Vendosja e regjimit të vizave nga ana e Kosovës, ndikon në ruajtjen e
sigurisë të brendshme të Republikës së Kosovës si dhe adreson
shqetësimet në raportet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kalimin e
jashtëligjshëm përmes Republikës së Kosovës në vendet e treta, si dhe ka
ndikim të drejtpërdrejt në angazhimet ndërkombëtare të Kosovës në
proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Pas funksionalizimit të këtij regjimi, qytetarët e 87 vendeve të
botës, duhet të pajisen me viza hyrëse për në Republikën e Kosovës, viza
të cilat do të mund të merren të gjitha misionet konsullore të Kosovës
nëpër botë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi