Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shansi i Shqipërisë, Kroacia vendos regjim vizash për turistët nga Kosova Empty Shansi i Shqipërisë, Kroacia vendos regjim vizash për turistët nga Kosova

Tue 7 Jun 2011 - 16:40
Ministria e Jashtme ka njoftuar sot se për shkak të interesimit të madh të qytetarëve të Kosovës, në lidhje me hyrjen dhe kalimin transit përmes Kroacisë, në bazë të një vize të vlefshme Shengen, të gjithë qytetarët të cilët janë mbajtës të pasaportave të vlefshme të Kosovës, e që po ashtu posedojnë vizë të vlefshme Shengen, se janë të obliguar të pajisen me vizë të Kroacisë, si për vizita turistike, private apo të tjera, po ashtu edhe për kalimin transitor nëpër territorin e këtij shteti.
“Vetëm ata qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë mbajtës të pasaportave të vlefshme të Republikës së Kosovës, dhe kanë leje qëndrimi të vlefshme në shtetet e Shengenit, nuk janë të obliguar të pajisen me vizë të Republikës së Kroacisë, si për vizita turistike, private, apo të tjera, e po ashtu edhe për kalimin transitor nëpër territorin e Republikës së Kroacisë, në periudhën kohore prej 1 prillit 2011 deri më 31 tetor 2011”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Qytetaret kosovare tashme duket se kane nje shkak me shume te kalojne pushimet ne Shqiperi ku mund te udhetojne lirisht pa formalitetet e vizave dhe lejeqendrimit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi