Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosova do të vërë regjim vizash Empty Kosova do të vërë regjim vizash

Wed 8 Jun 2011 - 10:59
Message reputation : 100% (1 vote)
Rusët dhe kinezët janë në mesin e popujve që, pa u pajisur me viza, nuk do të mund të hyjnë në Kosovë. Kjo politikë, që do të aplikohet nga Prishtina zyrtar për vendet e këtyre popujve nuk është për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por për faktin se janë vende që potencialisht prodhojnë refugjatë.
Kosova do të vërë regjim vizash F.0604085357165_m
Dhe, nuk janë të vetmet ndaj të cilave do të aplikohet regjimi i vizave, ka thënë për Kohën Ditore një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ). Por ai nuk ka qenë në gjendje të saktësojë se kur mund të hyjë në fuqi kjo masë.

Po ashtu planifikohet t’u vihen viza edhe disa shteteve të Afrikës, të Azisë, të Amerikës Latine dhe të Evropës Lindore, në mesin e të cilave do të jenë edhe shtete që e kanë njohur Kosovën.

Do të jenë katër lloj vizash që do të lëshohen – viza hyrëse, viza transite, viza transite-ajrore dhe viza grupore. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi