Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“U martova me një përdhunues” Empty “U martova me një përdhunues”

Mon 17 Dec 2012 - 1:51
“U martova me një përdhunues” MartesaNëntorin e vitit 2005 Shanon Moronei kishte vetëm një muaj që ishte martuar me të zgjedhurin e zemrës së saj, Jason. Por, nuk arriti ta shijonte dot martesën, pasi policia e mori në telefon dhe e njoftoi se bashkëshorti i saj ishte arrestuar pasi kishte përdhunuar dy gra!

Kanadezes 30-vjeçare i ra të fikët nga shok që pësoi. Pak çaste më parë ajo mendonte se sa me fat që ishte që kishte gjetur shpirtin e saj binjak, me të cilin do të kalonte pjesën tjetër të jetës. Por ja që e gjithë bota e saj u përmbys nga një moment në tjetrin. Jason kishte rrëmbyer dy kliente nga dyqani ku punonte, i kishte vendosur me forcë në makinën e punës dhe i kishte çuar në shtëpi, gjatë kohës që gruaja e tij mungonte në një udhëtim pune.
35-vjeçari i kishte dhunuar dhe përdhunuar dy gratë e pafata. Por pak orë më vonë, pasi u ndërgjegjësua se çfarë kishte bërë, lajmëroi policinë dhe u vetëdorëzua.
Shanon nga ana tjetër, u bind se ishte dashuruar me personin e gabuar. Kur sapo e kishte njohur, ai i kishte besuar një sekret nga e shkuara e tij. Kur ishte 18 vjeç, kishte qëlluar shumë egër një 38-vjeçare me të cilën ndante shtëpinë, pasi ajo nuk kishte pranuar të kryente marrëdhënie seksuale me të. Nga plagët e marra, 38-vjeçarja ndërroi jetë.

Atëherë Shanon kishte besuar se faji ishte i alkoolit dhe përgjegjëse kishte bërë nënën e Jason, e cila ishte e sëmurë psikike. Ishte pikërisht nëna e tij që e kishte bindur Jason të bashkëjetonte me 38-vjeçaren.
Nga ana tjetër, ai i ishte betuar Shanon se nuk do të ndodhte më asgjë e ngjashme në të ardhmen. Ishte dënuar dhe kishte bërë dhjetë vjet burg, ku dhe kishte kuptuar që dhuna nuk ishte në natyrën e tij. Ishte vetëm një moment i pafat, ishte shprehur ai.
Shanon u bind dhe vendosi të martohej me Jason, por shumë shpejt kuptoi se kishte bërë gabimin më të madh të jetës së tij.
Dy viktimat e 35-vjeçarit u dërguan në spital dhe sipas policit që kontaktoi me Shanon, ishte çështje fati që ato ishin gjallë.
Më e tmerrshmja ishte se Shanon kishte folur në telefon me bashkëshortin e saj, pak minuta para se ai të njoftonte policinë për krimin e tij. I kishte thënë se ishte shtatzënë, në momentin që ai ndodhej në sallonin e shtëpisë së tyre, me dy gratë të cilat i kishte përdhunuar dhe i kishte lënë pa ndjenja…
Fillimisht policia dyshoi se edhe Shanon mund të ishte bashkëpunëtore e Jason dhe e mori në pyetje, derisa u bind se ajo ishte e pafajshme.
Çifti u divorcua në vitin 2009 dhe më vonë Shanon u martua përsëri. Tani ka edhe dy fëmijë binjakë. Gjithsesi, eksperienca që përjetoi i kushtoi për gjithë jetën. Në një përpjekje për ta kapërcyer, vendosi të shkuajë një libër bazuar mbi këtë histori, i cili qarkullon këto ditë në Kanada dhe Britani. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi