- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Libia, së shpejti njeh Kosovën
Mon 17 Dec 2012 - 23:54
Disa muaj pas rënies së regjimit të Muammar Gaddafit në
Libi autoritetet e këtij vendi të dalë nga vota e popullit kanë premtuar
se do të njohin pavarësinë e Kosovës shumë shpejt. Një gjë e tillë iu
kumtua kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi,i cili ka filluar
një vizitë zyrtare në këtë shtet me ftesë të kryetarin e Kongresit të
Përgjithshëm Kombëtar të Libisë.Libia është afër njohjes së
pavarësisë së Kosovës dhe një gjë të tillë do ta bëjë pavarësisht
lidhjeve të saj tradicionale me Serbinë. Ky është zotimi që mori sot
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi me fillimin e vizitës
zyrtare në shtetin e Libisë.
Gjatë takimit me Kryetarin e Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar të
Libisë, Mohamed Yousef el-Magariaf, ky i fundit tha se vonesa e Libisë
për të njohur pavarësinë e Kosovës ka qenë e lidhur me raportet e saj me
Serbinë. Mirëpo sipas tij përkundër kësaj Libia shpejt pritet që të
ndërmarrë një hap të tillë.
Ndërkaq kryeparlamentari, Jakup Krasniqi tha se kjo vizitë në Libi
është historike në marrëdhëniet e dy vendeve dhe shënon vizitën e parë
zyrtare të autoriteteve të Kosovës në këtë vend.
Kryeparlamentari Krasniqi, i shoqëruar edhe nga deputet të Kuvendit
të Kosovës, është takuar me anëtarë të Komisionit parlamentar për
politikë të jashtme dhe siguri të Libisë. Gjatë ditës së nesërme
Krasniqi pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë
institucional dhe politik të Libisë. /Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi