Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Bayern njeh Kosovën Empty Bayern njeh Kosovën

Sun 27 Jan 2013 - 23:45


BayernShteti i Kosovës është njohur tashmë gati 1 vit nga klubi futbollistik gjerman FC Bayern München. Mirëpo, shtrohet pyetja, si e njohu FC Bayern München Kosovën shtet!?

Këtë pyetje dinë më së miri t’i përgjigjën anëtarët e fanklubit zyrtar të FC Bayern München, të ashtuquajturit “Bavarezët”, të cilët fillimisht një kohë të gjatë hasën në rezistencë ndaj anëtarësimit të tyre zyrtar si fanklub, nga ana e FC Bayern AG dhe pas kësaj vërtet sfiduan shtabin teknik të klubit më të madh gjerman FC Bayern München, në krye me Karl Heinz Rummenigen, me ç’rast dhe e bindën se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e cila ka një shoqëri dhe kulturë të madhe sportive, e sidomos të magjepsur pas Bayernit.

Fanklubi Bavarezët, formimi i së cilit qe një nismë nëpërmjet rrjetit social Facebook. Më datën, 9 nëntor 2010 filloi grumbullimin e shoqërisë bavareze, mirëpo i cili shumë më vonë u zyrtarizua nga FC Bayern München, apo me fjalë tjera më saktësisht fanklub zyrtar u shpall, më 23 janar 2012, me ç’rast dhe u njoh Kosova shtet, siç mund të lexohet edhe në web-in e FCBayern. Kështu, këto ditë fanklubi Bavarezët festoi 1 vjetorin e zyrtarizimit.

Sot më 27 janar 2013, në kuadër të ndeshjes kampionale mes FC Bayern Münchenit dhe Vfb Stuttgartit (17:30h), në Filikaqa Sports Bar, është takimi i radhës së bavarezëve, takimi fillon nga ora 16:30, me c’rast dhe do bëhet shpërndarja e kartelave të para sezonale, maicave dhe rekuziteve te fanklubit, ku do te jenë të pranishme edhe disa medie dhe televizione vendore.

Bavarezët janë bërë bashkë, që të ndajnë një kult sportiv mes shoqërisë shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe në rajon. Ata duan ta njoftojnë opinionin e gjerë se fanklubi organizon evente apo takime mes tifozëve, ju pergjigjen pyetjeve të shumëta të tifozëve bavarezë dhe i informojnë rreth çdo teme të rëndësishme që ka të bëjë me Bayernin e Münchenit, pastaj, çdo javë organizojnë takime ku i shikojnë ndeshjet e klubit të tyre sëbashku në projektorë gjigand dhe gjithmonë përpiqen të jenë në numër sa më të madhë të shikuesve duke mos harruar që atmosfera të jetë e përvëluar nga zërat e tyre dhe brohoritjet bavareze.

Fanklubi i vetëm zyrtar në Kosovë “Bavarezët”, ka një numër të madhë të anëtarëve, mirëpo tek tani ka filluar regjistrimi për tu pajisur me kartela vjetore anëtarësie, me ç’rast dhe do të gëzojnë shumë beneficione të mira të cilat ua mundëson klubi i FC Bayern München. Si anëtar, mund të bëjnë kërkesë për bileta në Allianz Arena, pastaj të blejnë nga Fanshopi me çmime më të lira, këto dhe shumë oferta speciale tjera të ofruara vetëm për fanklube mund t’i gëzojnë të gjithë anëtarët nëpërmes kontaktit zyrtar të fanklubit me FCB AG.

Sipas bavarezëve, pajisja me kartelë anëtarësie është vërtet një qejf në veti, sepse nëpërmes asaj kartele, shpesh në takime apo në biseda shoqërore u shërben si dëshmi që janë pjesë e klubit bavarez dhe i bënë vërtetë të mburren dhe të ndihen më të fortë se kundërshtarët e tyre. Bavarezët në mesin e tyre kanë anëtarë nga Maqedonia, nga Mali i Zi, nga Shqipëria, nga Gjermania, si dhe nga Amerika. Fanklubi është i hapur për çdo tifoz të Bayernit, pavarësisht se nga e ka prejardhjen dhe thuhet se opinioni duhet ta dijë, se mirëpresin ende dhe shumë tifoz tjerë të cilët as nuk ja kanë idenë së bavarezët shqiptarë ekzistojnë diku.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi