Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Republika e Çadit njeh Kosoven! Empty Republika e Çadit njeh Kosoven!

Sat 2 Jun 2012 - 21:13
Republika e Çadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës. Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.
“Qeveria e Çadit njofton MPJ të Republikës së Kosovës se Republika e Çadit edhe formalisht njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale të Qeverisë së Çadit.

Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e Çadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki Mahamat.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj kishte marr konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e Çadit shumë shpejt do të publikojë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Njohja e Republikës së Çadit vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera të përfshira në procesin e njohjeve po bëjnë përpjekje maksimale për përmbylljen e plotë të këtij procesi.

Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.

Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km2 në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se 10 milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale. /Telegrafi/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

 Republika e Çadit njeh Kosoven! Empty Re: Republika e Çadit njeh Kosoven!

Sat 2 Jun 2012 - 21:35
 Republika e Çadit njeh Kosoven! 135196  Republika e Çadit njeh Kosoven! 135196  Republika e Çadit njeh Kosoven! 135196 gati gjysma e botes e ka njohur  Republika e Çadit njeh Kosoven! 671349  Republika e Çadit njeh Kosoven! 2943075972
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi