Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Diskriminimi gjinor në shkollë Empty Diskriminimi gjinor në shkollë

Wed 19 Dec 2012 - 15:57
Nga Reis Mirdita
Shpeshherë kemi tendenca të besojmë se djemtë janë të favorizuar nëpër shkolla e kjo në të vërtetë është plotësisht e pabazë; diskriminimi ekziston por në dëm të djemve.
Duke filluar nga vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, në Lindje si dhe në Perëndimin e Evropës, fillon fushata e barazimit të gjinive në jetën shoqërore e me këtë pra edhe në shkollimin e tyre. Në fillim, krejt kjo çon në një zhvillim të mirëfilltë të gjeneratave të reja në të dy sistemet kryesore politike të kohës dhe nuk dallohet ndonjë ndarje problematike në mes gjinive. Kjo periudhë përfshinë një kohë tejet të shkurtër. Fillon diskriminimi që në bllokun komunist do të jetë më i dukshëm që nga vitet e pesëdhjeta ku me dashje apo pa dashje, fillon të manifestohet kjo veti e dëmtimit të meshkujve që nga klasat më të ulta, në fillim me dëshirë të emancipohet femra e mëtej, duke filluar diku nga klasa e shtatë dhe e tetë e mësimit të detyrueshëm, gjejmë çarje serioze seksiste që ushtrohet nga një numër i punëtorëve të arsimit. Kur them seksiste kam ndërmend dukurinë e shenduar në seksizëm në mënyrë jokoshiente duke u bazuar në politikën e thënë: është vajzë, ta ndihmojmë pasiqë nuk ka mjaftë prej tyre të shkolluara…” Dua të them edhe se nuk mund të përjashtojmë krejtësisht seksizmin ordiner në raste të ndryshme që ndodhin e që janë poshtë lartë të njohura më. Vet fakti se ndihmohej femra në mënyrë globale, është që në fillim diskriminim dhe seksizëm. Në shkollat e mesme problemi ishte akoma më i dukshëm dhe ky fenomen sot është në fazën dramatike në dëm të meshkujve.
Diskriminimi gjinor në shkollë Myslim-300x225
Në perëndim situata ka marr vëndë-vënde një kahje krize pedagogjike e psikologjike. Sa kam mundur të njihem për këtë çështje, më seriozisht , diku në fillim të këtij viti është hapur një debat në Zvicër ku “bumi” filloi me afirmimin (interview në Tages-Anzeiger) e pediatrit dhe profesorit shum të respektuar Remo Largo ku flet për “diskriminim sistematik të djemve”. Në këtë kontekst i të njëjtit mendim është edhe autori I “Kleine Machos in der Krise” që pohon se djemtë, pasiqë shkolla ka më shumë vështirësi me ta sepse janë më të zorshëm ngase funksionojnë nëpërmjet provokimit për të gjetur vendin e tyre. Kjo është edhe shkaku i lënies pas dore dhe kështu, “fabrikim” i kryeneçësisë dhe ndarjes nga shkolla sepse aty vështirë e gjejnë vendin e tyre. Nga kjo, në shkollat e mesme dhe studime, në shum shtete të perëndimit numri i vajzave sillet nga 60% gjer më 70%. Do të them se kjo tendencë e rritjes së numrit në dëm të djemve përfshin tërë Europën pra edhe trojet shqiptare. Përpos kësaj, rritja e trupit arsimor me femra, shkakton gjithashtu një reagim negativ në formimin e meshkujve. Ata nga vet natyra janë të ndryshëm nga femrat në disa aspekte dhe është gati e pamundur një edukim total në frymën e zgjidhjes së problemeve rinore, të them nën “diktatin”e edukimin në frymën femërore, problem ky i lidhur edhe me kulturën e njohur (“burri është burrë”) që akoma çon peshë të madhe jo vetëm tek na por në mbarë botën.
Diskriminimi gjinor në shkollë DIS
Për të ju shmangur këtij problemi serioz që shkakton divergjenca dhe trauma tek të rinjtë e që më vonë prodhon numër të madh delikuentesh, duhet hartuar projekte të shëndosha pedagogjike me të cilat arsimi do ti largohet një diskriminimi, tani më serioz së pari me formimin dhe informimin e rregullt të trupit arsimor në këtë drejtim si dhe hapjes së një diskutimi mbi mundësinë e ndarjes së klasave, së paku, në fillim për ata që e dëshirojnë këtë. Një përcjellje statistike e këtij lloji të shkollimit paralelisht me shkollimin e përzier do të tregoj nëse me të vërtetë klasat e ndara që në kohë të fundit e kërkojnë numër për çdo ditë më i madh prindërish, pedagogësh dhe psikologësh në botë, do të jetë më i suksesshëm. Kjo metodë krahasuese, ka rrënjët e veta tanimë në disa vende në botë dhe duket se rezultatet janë pozitive. Është me rëndësi që kjo iniciativë, në rast mungese të interesit nga ana e pedagogëve (disa herë të fjetur) të nis nga vet prindërit që njëherit do të jetë jo vetëm mbrojtje e djemve të tyre, por edhe mbrojtje e të dy gjinive sepse zvogëlohen në minimum mundësitë e fitimit të notave për hatër “se je vajzë” …
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Diskriminimi gjinor në shkollë Empty Re: Diskriminimi gjinor në shkollë

Wed 19 Dec 2012 - 16:00
Diskriminimi duhet te luftohet,ashtu si shume gjera te padeshiruara,qe duhet te i luftojme ne shoqerine tone:Po kush?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Diskriminimi gjinor në shkollë Empty Re: Diskriminimi gjinor në shkollë

Sat 12 Jan 2013 - 1:08
Ky fenomen mendoj ishte me i perhapur me perpara ,ndersa tani kane ndryshuar paksa gjerat ne lidhje me kete...Shume familje i dergojne vajzat e tyre per te ndjekur shkollen nuk eshte me ai mentaliteti kur mbas 8 vjecares femra martohej medoemos....
Mile kastrati
Mile kastrati
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 44
<b>Postime</b> Postime : 728
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Drenas
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/01/2013
http://www.engjujtshqiptare.com/

Diskriminimi gjinor në shkollë Empty Re: Diskriminimi gjinor në shkollë

Fri 18 Jan 2013 - 17:59
Veq esht duke i hjek ky fenomen po ne disa vende rurale ende ekziston..
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Diskriminimi gjinor në shkollë Empty Re: Diskriminimi gjinor në shkollë

Fri 18 Jan 2013 - 23:06
duhet te luftohet,dhe te hiqet teresisht diskriminimi
Sponsored content

Diskriminimi gjinor në shkollë Empty Re: Diskriminimi gjinor në shkollë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi