Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja ku arrin diskriminimi i femres... kjo pjese e shemtuar e shoqerise shqiptare. Empty Ja ku arrin diskriminimi i femres... kjo pjese e shemtuar e shoqerise shqiptare.

Sat 2 Apr 2011 - 0:56
Eshte pikerisht nje rast i qarte i diskriminimit te femres ne shqiperi, rasti i para disa diteve qe tronditi tere opinionin publik. Dhe jo vetem kaq, por nje prej shkrimeve te meposhtme, qarteson edhe elementet qe e perkrahin kete diskriminim. Vertet jemi te kenaqur me ritmet me te cilat po perparon shqiperia, shteti, shoqeria shqiptare, por nuk mjafton shume, vetem nje skandal i tille, e te na zgjoje se ku jemi.

Me poshte eshte nje prej shkrimeve te dites se sotme dhe opinioni i nje prej gazetareve dhe analisteve me te mire shqiptare. Blendi Fevziu Fundjaven e kaluar, nje ngjarje tronditese pushtoi ekranet televizive dhe faqet e para te gazetave. Ne periferi te Tiranes, babai i nje familje te vendosur atje nga veriu i Shqiperise, vrau vajzen me jusitifikimin e vetem se kishte dale naten nga shtepia pa lejen e tij. Nje dite me vone, ne baze te deshmise se tij ne gjykate, versioni u korrigjua. E kishte vrare, jo sepse kishte dale pa leje, por sepse nuk pranonte te martohej me nje djale qe i kishte zgjedhur i jati pak kohe me pare! Fatkeqesisht, kundershtimi qe ne cdo rrethane tjeter do te ngjante normal, madje nje e drejte e pakundershtueshme e vajzes per te vendosur fatin e saj, u kthye ne tragjedi. Por vrasja tronditese ishte vetem njeri akt i tragjedise. Dy dite me vone, me fytyra te trishtuara ne ekranet e TV u shfaqen jo pak personazhe, qe duke ju pergjigjur pyetjeve te gazetareve jepnin opinionin e tyre per ngjarjen ne fjale. Menje veshtrim te drejte dhe pa asnje lloj keqardhje, nje mesues nga fshati prej nga vinte familja, sqaroi se ne ate zone njerezit nuk ecnin ne baze te kanunit, por te fese; se nje grua qe tradhton burrin duhet tevritet, ndersa nje vajze qe shkon me dike pa qene e martuar me te,
duhet te rrihet publikisht. Mesuesi, me nje mjeker te gjate, nuk sqaroi se cila fe e denon gruan me vdekje dhe cila fe parashikon nje ndeshkim publik, nga ata qe jane aplikuar vetem ne mesjete. Pak minuta me vone, ne nje kanal tjeter televiziv, nje plak nga fshati i tragjedise, duke sqaruar ngjarjen, deklaroi me nje pasion satanik dhe me nje ze te cjerre: ai burre i ka zbardh faqen, jo vetem familjes se tij, jo vetem katundit, por edhe gjithe Shqiperise, gjithe atyre qe kane gjak shqiptari! Ky plak !#* nuk dinte te thoshte se ku eshte e shkruar se qe te jesh shqiptar me gjak shqiptari, duhet te jesh njekohesisht kriminel! Por fatkeqesisht, disa opinione te marra ne rruget qendrore teTiranes e renduan edhe me shume situaten rreth krimit ne fjale. Shumicae njerezve ose e justifikonin babain, ose sqaronin se me e mira do te ishte ta perzinte vajzen dhe se vrasja "mbase ishte pak e rende". Vetem dy - tre te rinj mblidhnin supet me habi, pa e kuptuar se si mund te vritet nje njeri, sepse nuk do te martohet me dike qe nuk e njeh.Duke ndjekur te gjithe keta maskarade, gjeja e pare qe me erdhi ne mend ishte se vrasesi i vajzes nuk ishte vetem babai i saj, por te gjithe ata. Ose thene me mire, babai kishte qene ekzekutori i nje krimi te ideuar, mbeshtetur dhe stimuluar nga gjithe kjo pjese e shoqerise; se
vrasesit e vajzes qene edhe mesuesi qe e shpjegonte krimin me fe, edhe plaku qe e konsideronte shqiptarizem; edhe nje grua qe e konsideronte nje akt normal dhe te drejte; edhe shume te tjere qe mendonin si ata. Ate vajze e kishte vrare shoqeria shqiptare, ose me mire te thuhet, ajo pjese e shoqerise qe ne nuk e pranojme, e perbuzim, por qe me sa duket, vijon te jete ende mazhorance. Se paku keshtu dukej nga balanca ne ekrandhe nga pathosi me te cilin, jo nje apo dy vete, por shume te tille, perligjnin nje krim monstruoz. Prandaj, arrestimi dhe denimi i autorit te krimit, fatkeqesisht nuk do te zgjidhe asgje. Bashke me te duhet te arrestohen dhe te denohen edhe te gjithe ata qe mendojne ai ai, qe e mbeshtesin ate dhe qe neser, apo ne nje dite te afert do te jene ne
vendin e tij. Fatkeqesisht kesaj here, ligji eshte vetem dicka, por jo gjithcka. Ne vend te gjykatesit, duhet te jete gjithe ajo pjese solide dhe e emancipuar e shoqerise, duhet te jete ajo qe rendom e konsiderojme "shoqeri civile", duhet te jene shkollat dhe
strukturat e tjera, qe t'i kundervihen ketij fenomeni kercenues. Ne te kundert, vrasjet do te stimulojne njera tjetren dhe ne shembullin e atij babai, rob i nje mentaliteti qe e coi ne nje krim, do te jene te tjere. Policia kesaj here nuk zgjidh gje, sepse policia nuk mund te luftoje me nje menyre te menduari; as me nje filozofi, qe nje pjese te shoqerise shqiptare i ka mbetur s'dihet prej sa
shekujsh me pare. Vetem se tani ka ardhur momentii alarmit, sepse kembanat qe rane per ate vajze te mjere dhe te pafat, bien edhe per kushedi sa vajza te tjera neper Shqiperi.
--------------------

Duke u nisur edhe nga tema ''Virgjeria'' si nje prej temave me opinionetme te postuara, ve re se nje pjese e mire e postimeve jane per virgjerine, nje tjeter fakt ky qe tregon se femra shqiptare eshte teresisht e diskriminuar, e perulur, e pakonsideruar, e
pavleresuar... Rasti i mesiperm dhe prononcimet e personave tregojne se ku arrin diskriminimi i femres, dhe cfare vlere ka ajo ne familjen shqiptare e ne kete shoqeri.

Nga nje vizitore
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi