Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Rrëfimi i hidhur i prostitutave: Sa më i pasur klienti, aq më perverse janë shijet Empty Rrëfimi i hidhur i prostitutave: Sa më i pasur klienti, aq më perverse janë shijet

Wed 19 Dec 2012 - 22:14
“Sa më i pasur klienti, aq më perverse janë kërkesat. Ka festa luksoze, në të cilat gratë keqpërdoren kaq shumë, sa nuk ngrihen dot në mëngjes nga krevati. Asnjë femër nuk e bën këtë vullnetarisht".

Gjermania diskuton për prostitucionin.

Eva, një prostitutë me origjinë çeke, tregon dramën e saj në një nga televizionet më të ndjekura.

Kur ishte 12 vjeç, e grabitën në vendin e saj. Këtu nis edhe tmerri i saj. Ajo përdhunohet nga disa meshkuj.

“Trupi im ishte si një makinë. Besoj se ata më kanë dhënë drogë,” thotë ajo.

Më shumë se 14 vite ajo punon si prostitutë.

“Më të këqijat ishin festat për pasanikët. Sa më i pasur klienti, aq më perverse janë kërkesat. Ka festa luksoze, në të cilat gratë keqpërdoren kaq shumë, sa nuk ngrihen dot në mëngjes nga krevati. Asnjë femër nuk e bën këtë vullnetarisht,” thotë ajo, duke shtuar se që kur është arratisur, ka frikë për jetën pasi tutori i saj do ta priste në copa nëse do e gjente.

Gjermania mund të cilësohet pa frikë si bordelloja e Europës. Janë në total 400 mijë prostituta që punojnë në Gjermani. Rreth 14.5 miliard euro në vit është xhiroja nga puna e këtyre prostitutave. 1.2 milion gjermanë marrin çdo ditë shërbimet nga prostituta.

Numrat janë rritur në mënyrë dramatike pas legalizimit të prostitucionit. Askund tjetër në Europë nuk është më e lehtë që të hapësh një bordello. Në krahasim me vendet e BE, shifrat në Gjermani janë disa herë të mëdha. Autoritetet thonë se 9 në dhjetë prostituta detyrohen ta bëjnë këtë punë.

/Shekulli Online/ E.L/

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rrëfimi i hidhur i prostitutave: Sa më i pasur klienti, aq më perverse janë shijet Empty Re: Rrëfimi i hidhur i prostitutave: Sa më i pasur klienti, aq më perverse janë shijet

Wed 19 Dec 2012 - 22:19
"Numrat janë rritur në mënyrë dramatike pas legalizimit të prostitucionit."

Kesaj i thone "vetevrasje e ligjeruar"!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi