Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shpërbërja e Jugosllavisë dhe elitat politike Empty Shpërbërja e Jugosllavisë dhe elitat politike

Thu 20 Dec 2012 - 1:08
Zhvillimi ekonomik pas luftës së dytë botërore në vendet ish socialiste nuk mori edhe aq shumë përmasa të mëdha. Rrethanat e pasluftës së dytë botërore brenda cilitdo shtet jo vetëm që iu mundësoj elitave politike privilegje të klasit të lartë, por njëkohësisht, atyre u mundësoj që ndikimin e tyre ta shtrijnë edhe jashtë rrethit të ngushtë dhe kjo ndikoi që brenda ish RSFJ-së ky ndikim të shtrihej në çdo pjesë territoriale.

Më shumë se një dekadë, “të privilegjuarit” vjelën të gjitha të mirat me shpresën se kjo do të zgjasë pafundësisht dhe do të trashëgohej nga pasardhësit e tyre.

E derisa klasa elitare pasurohej ngutshëm, në masë reflektohej numri enorm i papunësisë dhe nga dita në ditë vihej re rënia drastike e standardit jetësor të një populli që ishte mësuar të jetonte ndryshe, në një sistem tjetër.

Mirëpo, ashtu edhe siç pritej, shumë shpejt u shterua durimi i popujve që kishin shpallur mëvetsinë ose e kishin fituar atë me gjak. Atyre përpos lirisë iu duhej edhe zhvillimin i vendit dhe mirëqenia. Mirëpo, ishin pikërisht klasat elitare politike që bënin përpjekje dëshpëruese për ta ruajtur ose rifituar atë që e kishin humbur në hierarkinë partiake dhe shtetërore që u siguronte atyre “kuazi rentën”, jo gjithaq shkaku i aftësive, sa ktë gjë ua mundësonte pozita që kishin dekada me radhë në parti dhe pushtet.

Metodat që përdornin këto forca regresive ishin shpesh herë edhe të skajshme, që nga konflikti e deri tek terrori që praktikohej nëpërmes anëtarëve të tyre militant.

Në sistemin Jugosllav mbështetja kryesore vinte vetvetiu edhe nga përkufizimi “Jugosllavia e Titos”, që e karakterizonte Jugosllavinë si shtet dhe sundim.

Këtu përfshihej vetë administrimi socialist, federalizmi shtetëror dhe deri tek politika e të pa inkuadruarve “të perdes së hekurt”.

Elita politike arriti ta ruaj monopolin e pa diskutueshëm politik deri në fundvitet e 80-ta, pavarësisht nga lavdet që i thureshin “demokracisë Jugosllave”. Pas viteve të 80-ta, pra pas vdekjes së Titos, u shkaktua një atrofizim i autoritetit dhe elitës pasi që tashmë atyre u mungonte boshti kryesor mbi të cilin funksiononte i tërë sistemi.

Jeta e vërtetë politike ishte stepur brenda federatës dhe misioni i radhës i kësaj elite politike ishte të mendonte mbi një dualizëm tërshtetëror sipas modelit anglez, duke besuar në demokratizimin e Jugosllavisë.

Në “shtetin e së drejtës komuniste” emra të njohur të skenës politike të pas viteve 80-ta morën timonin e krijesës artificiale, mirëpo nuk e kishin as idenë më të vogël se në cilin drejtim do të duhej të vazhdonin, se nga në të vërtetë rrugëtonte shteti i cili më vonë u shpërdorua nga centralistët dhe hegjemonistët serb. Elita politike serbe kishte kërkesën e “federatës efektive” me të cilën nënkuptohej një shtet i centralizuar, gjë që me automatizëm nënkuptonte një shtet të dominuar nga Serbia. Asokohe as që flitej për ndonjë një garanci për republikat dhe krahinat tjera, sado që kushtetuta ua garantonte këtë të drejtë.

I paqartë deri në fund mbeti edhe koncepti “kombësi” në sistemin kushtetues Jugosllav, kundrejt konceptit “komb“ si përkufizim shtesë në kuptimin e“pakicave kombëtare .

Dhe nëse i referohemi ngjarjeve dhe zhvillimeve në retrospektivë, mund të konstatohet se ishte pikërisht elita politike ajo që solli rrënimin e ish Jugosllavisë së Titos; gjithherë duke iu referuar viteve të 80-ta, këta njerëz tashmë vinin nga republika të ndryshme dhe natyrshëm lindën idetë për një rend të ri demokratik, i cili i kundërvihej nacionalizmit dhe ekstremizmit të elitës serbe.

Sllovenia ishte e para që hyri në lojë me emërimin e Kuqanit, duke lënë gardën e vjetër në plan të dytë apo brezin me prirje dogmatike.

Në Kroaci vjen nga “plenumi ideologjik“ Stipe Shuvar si kryeideologu i cili shpesh arriti të mbante në vendnumëro përpjekjet për ndryshime të elitës së vjetër politikë.“Periudha e Kroacisë së heshtur” nënkuptonte zhvillimin në heshtje të vendit, pa hapur plagë, gjë që mbase Sllovenisë nuk i konvenonte shkaku se ajo si e vetme duhej të hynte në mbrojtje të pikëpamjeve dhe interesave të saj kur ato përputheshin plotësisht me ato të Kroacisë.

Në Kosovë, në postin e sekretarit të përgjithshëm asokohe erdhi Azem Vllasi duke shënuar kështu fundin e gardës së vjetër komuniste që përbehej nga Ali Shukriu, Sinan Hasani etj.

“I përkëdheluri” i komunistëve të rinj aso kohe nuk mund të parashikonte se pak më vonë mund të jetë i prangosuri nga elita që ushqehej nga idetë e vjetra.

Gjatë këtij procesi që e shoqëroi shpërbërjen e Jugosllavisë, sigurisht asnjëherë nuk pushoj së reshturi hegjemonizmi serb për krijimin e “Serbisë së madhe”. Grykësia e saj për territore sot ushqehet nga të njëjtat elita, duke përdorur metoda më të sofistikuara të cilat u janë përshtatur rrethanave dhe kohës, pasi që Serbia ishte dhe mbeti i vetmi shtet që Jugosllavinë me të drejtë e ndjente si shtet të vet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi