Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Po bëjnë politikë në emër të fesë Empty Po bëjnë politikë në emër të fesë

Tue 4 Feb 2014 - 20:52
Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Dardan Gashi, ka deklaruar se Projektligji për mbrojtjen nga zhurma, në të cilin përfshihet ezani dhe kambanat, është keqpërdorur për qëllime politike nga disa deputetë dhe parti politike.
Në këtë bisedë për “Epokën e re”, Gashi ka thënë se gjatë takimit që ka pasur të hënën me myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, janë pajtuar të riformulohet gjuha e këtij projektligji, nëse është e nevojshme. “Nuk ka pasur nevojë për këtë debat. Projektligji për mbrojtjen nga zhurma është keqpërdorur prej grupeve të caktuara për qëllime politike. Në takim me myftiun Tërnava jemi dakorduar për ta riformuluar gjuhën e këtij projektligji nëse ka nevojë, por assesi esencën e projektligjit, i cili rregullon çështjen e objekteve fetare. Ju e dini se kush e ka nisur debatin. Debatin për këtë projektligj nuk e ka nisur BIK-u, por e ka nisur një deputet, të cilit i janë bashkangjitur disa të tjerë, të cilët kanë dashur ta përvetësojnë këtë temë, kinse ata po dalin në mbrojtje të islamit sepse, sipas tyre, islami është duke u sulmuar nga ky projektligj. Ky debat është keqpërdorur në Kuvend dhe jashtë tij, përfshirë LISBA-në, duke u shprehur politikisht, sepse ata ndryshe nuk dinë të shprehen”, ka deklaruar Gashi.
Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se akuzat ndaj MMPH-së për këtë projektligj nuk janë parimore për shkak se Kosova nuk ka asnjë ligj tjetër i cili rregullon çështjen e zhurmave. “Nuk ka të bëjë këtu me joparime. Ata e kanë shfrytëzuar këtë çështje sepse Kosova nuk ka ligj tjetër për zhurmë. Zhurma që krijohet prej njeriut është edhe ezani, janë edhe kambanat. Tash këta individë kanë dashur ta kualifikojnë si ofendim të fesë, që realisht është e pavërtetë, sepse vetë BIK-u shpeshherë u ka dërguar letra xhamive, duke ua tërhequr vërejtjen se janë duke e tepruar. Ne nuk kemi hyrë ta debatojmë se nëse po këndon mirë një hoxhë apo jo, pra neve nuk na pengon kualiteti, por niveli i zërit, sidomos në zonat urbane”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se mbetet të diskutohet se sa do të jetë niveli i zërit të ezanit të xhamive dhe kambanave të kishave. “Ajo çfarë mund t’ju them është se zëri do të jetë i njëjtë për të gjitha xhamitë dhe kishat”, ka deklaruar Gashi. Ai ka thënë se gjuha e përdorur në Projektligjin për mbrojtjen nga zhurma nuk është ofenduese për konfesionet fetare në Kosovë. “Gjuha në këtë projektligj nuk është ofenduese. Nëse ashtu e shohin disa njerëz, nuk është problem. Kjo gjuhë mund të ndryshohet, por jo edhe esenca e projektligjit. Edhe në këtë drejtim jemi në pajtueshmëri të plotë me myftiun. Natyrisht, ky ligj do të rregullohet në bashkëpunim me bashkësitë fetare, konkretisht me BIK-un, si bashkësia më e madhe fetare në Kosovë”, është shprehur Gashi, duke shtuar se edhe myftiu Tërnava është pajtuar se ky projektligj nuk është kundër feve. “Projektligji për mbrojtjen nga zhurma nuk është kundër feve, sidomos islamit. Këtë e thotë edhe myftiu Tërnava. Ky projektligj nuk ka kurrfarë tendence antifetare, aq më pak antiislame. Çështja e ezanit është e rregulluar me ligj në Arabi Saudite, Turqi, Indonezi dhe në të gjitha shtetet. BIK-u duhet ta marrë përsipër që ezani të jetë uniformë dhe mos të jetë i çakorduar në aspektin kohor dhe të volumit”, ka theksuar Gashi.
Ministri Gashi ka bërë me dije se pas miratimit të këtij projektligji është ofenduar nga njerëz të cilët, sipas tij, janë të interesuar për konflikte ndërfetare. “Ju i keni parë ofendimet që më janë bërë në rrjetet sociale, sidomos nga njerëzit të cilët dëshirojnë konflikte fetare. Me këto çështje nuk merrem. Me çështje të tilla duhet të merren policia dhe hetuesia, se kush janë ata njerëz që bëjnë kërcënime dhe ofendime. Për mua BIK-u është adresa e vetme e besimtarëve islamë në Kosovë. Me këta kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, ka thënë Gashi.

Jemi në rregull me BIK-un

Dardan Gashi, ministër i MMPH-së, ka thënë se rreth çështjes së Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma në mes të kësaj ministrie dhe BIK-ut nuk ka kurrfarë keqkuptimi. “Në mes të MMPH-së dhe BIK-ut nuk ka asnjë keqkuptim. Keqkuptimi ka ndodhur nga ata që kanë dashur të kenë keqkuptim. Në mes të MMPH-së dhe BIK-ut gjithçka është në rregull dhe do të vazhdojë të jetë kështu”, ka deklaruar Gashi. Ai ka thënë se ky projektligj është diskutuar me të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë. “Me të gjitha bashkësitë fetare, sidomos me BIK-un, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm kur është hartuar Projektligji për mbrojtjen nga zhurma. Po ashtu, edhe bashkësia katolike dhe ortodokse kanë qenë të njoftuara dhe e kanë parë projektligjin. Parimisht nuk kemi pasur ndonjë vërejtje, sepse është ditur se ka nevojë për nxjerrjen e një ligji të kësaj natyre”, është shprehur Gashi.

(Lirim GECI)
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Po bëjnë politikë në emër të fesë Empty Re: Po bëjnë politikë në emër të fesë

Tue 4 Feb 2014 - 20:55
Zhvendosje te vemendjes, sigurisht qeveria ka ne plan te bej ndonji marveshje me serbin per Veriun .. e tash e politizojn fen per tjua larguar vemdnjen njerzive..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi