Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Sakrifice ne emer te fese...nena e vret dhe me pas djeg djalin e saj Empty Sakrifice ne emer te fese...nena e vret dhe me pas djeg djalin e saj

Mon 5 Nov 2012 - 1:57
Nëna e vret dhe më pas djeg djalin e saj


Sakrifice ne emer te fese...nena e vret dhe me pas djeg djalin e saj Yaseen1

Një nënë ka rrahur deri në vdekje dhe më pas e ka djegur djalin e saj 7- vjeçar pasi, nuk mbante mend fragmente nga Kuranit

Sara Ege 32 vjeç akuzohet se ka rrahur djalin e saj Yaseen Ali sepse nuk kishte recituar siç duhet pjesë nga Kurani, ndërsa më pas e kishte djegur dhe kishte tentuar të mbulonte gjithë sa kishte bërë.

Vdekja e të riut u dyshua si aksidentale pas zjarrit të rënë në shtëpi, por ekspertiza tregoi se 7 vjeçari kishte vdekur para se trupi i tij të përfshihej nga flakët.

Sakrifice ne emer te fese...nena e vret dhe me pas djeg djalin e saj Sara

Ege akuzohet se ka rrahur me çekiç dhe shkop të birin deri në vdekje sepse nuk kishte studiuar siç duhet Kuranin.

Gruaja e kishte regjistruar djalin pranë një xhamie me shpresën se do të edukohej me frymën islame dhe do të dinte mirë përmbajtjen e Kuranit.

Gjatë dëshmisë në polici 35 vjeçarja deklaroi se e kishte detyruar të birin të mësonte përmendësh 35 faqe nga Kurani brenda 3 muajve, por se ai kishte preferuar të luante me shokët në vend që të mësonte.

“Unë po tensionohesha gjithmonë e më shumë, sepse ai nuk mësonte siç duhet. Në 1 vit praktikë kishte mësuar vetëm një kapitull, kështu që unë e godita atë. U tregova shumë e egër e godita me shkop”, rrëfey Sara Ege.

Në seancën e fundit në gjykatë u tregua se nëna e kishte goditur në mënyrë të përsëritur djalin me çekiç, e kishte mbyllur në një kasolle dhe e kishte lidhur pas një dere.

Një doktor pranoi në gjykatë se gruaja kishte thënë se e kishte vrarë të birin në emër të islamit sepse Yaseen ishte përfshirë nga djalli dhe pas vrasjes ishte ndjerë shumë herë më mirë pasi 7-vjeçari nuk jetonte më.

Në shënimet e mbajtura nga mjeku u tregua se gruaja për 3-4 muaj nuk kishte qenë mirë nga ana e mendore.

Policia dhe zjarrfikësit ishin thirrur në shtëpinë e familjes në Pontcanna në Cardiff, në korrik të 2010, pasi një zjarr kishte përfshirë katin e fundit të banesës.

Yaseen u nxor nga flakët nga zjarrfikësi Rhodri Morgan i cili nuk e shpjegonte dot se si pas kaq pak flakësh djali kishte vdekur, edhe pse lëkura e djalit ishte e nxehtë.

Por Ege u përfshi në hetim pasi nga ekzaminimet e trupit dhe plagëve të djalit rezultoi se ai kishte vdekur para se banesa të përfshihej nga zjarri, por gruaja e mohon ti ketë vënë zjarrin banesës për të fshehur gjurmët.

Sakaq babai i Yaseen dëshmo se nuk e kishte parë asnjëherë gruan e tij të ngrinte dorë ndaj të birit dhe se kjo situatë ishte e pakuptueshme për të.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi