Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqiptarët kanë respektuar lëvizjen e lirë në zonën Shengen Empty Shqiptarët kanë respektuar lëvizjen e lirë në zonën Shengen

Thu 20 Dec 2012 - 3:47
- Procesi i liberalizimit të vizave dhe respektimi rregullave në këtë drejtim ishin pjesë e raportimit të ministrit të Brendshëm, Flamur Noka në Komisionin parlamentar të Integrimit. Noka ka deklaruar se shqiptarët i kanë respektuar rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen dhe kjo është një histori suksesi.

“Nga dita e fillimit të lëvizjes pa viza, deri më sot rezulton se mbi 1. 895. 100 shtetas shqiptarë kanë përdorur pasaporta biometrike për të qarkulluar jashtë vendit. Kurse dinamika e lëvizjes nga Republika e Shqipërisë është mbi 11. 569. 303 shtetas shqiptarë që kanë dalë dhe kanë hyrë në Shqipëri, nga dita e liberalizimit të vizave deri në fund të muajit nëntor”, vlerësoi Noka.

Por, sipas tij, pavarësisht masave të marra nuk janë shmangur rastet e azilkërkuesve.

“Qeveria është vlerësuar nga BE-ja për masat e marra por pavarësisht masave nuk janë shmangur raste të kërkesave për azil. Problemin e azilkërkuesve e kemi kapur që në gjenezë. Në total, numri shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian deri në fund të muajit nëntor të vitit në vijim është 4213”, deklaroi Noka.

Gjithashtu Ministri i Brendshëm ka deklaruar se do të ketë konsultime me opozitën për çështjen e dhënies së shtetësisë me origjinë etnike shqiptare.

Ndërkohë, deputeti i PS-së Ditmir Bushati theksoi se nuk mjafton vetëm vullneti i përbashkët shumicë-opozitë për dhënien e shtetësisë.

Sipas tij, duhen parë mirë edhe marrëveshjet me BE për çështjen e dhënies së shtetësisë shqiptare.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi