Çfarë do t’u tregoni fëmijëve për komunizmin?
Thu 20 Dec 2012 - 17:59
Peter Maser, përfaqësues i Komisionit hetimor në rishikimin e pasojave të diktaturës në ish-Gjermaninë Lindore, i ftuar në Tiranë: “Nëse nuk i tregon popullit tënd historinë e vërtetë, njerëzit do të fillojnë të shpikin, të trillojnë e të tregojnë histori të pavërteta”
Prof. Dr. Peter Maser është një ndër përfaqësuesit e “Enquetekommissionen” në rishikimin e pasojave të diktaturës në ish-Gjermaninë Lindore. Ai ishte ftuar në konferencën e djeshme të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Maser foli rreth 40 minuta për rëndësinë e analizimit të këtyre ngjarjeve “në mënyrë që e tashmja të kontribuojë në zbardhjen e ngjarjeve të së shkuarës. Kështu ju do të njihni një pjesë të historisë që ju është fshehur gjithë këto vite”, tha ai. Peter Maser nuk përtoi të rrëfente historinë dhe eksperiencën e tij në zbardhjen e një pjese të historisë së Gjermanisë Lindore. Por duke dëgjuar dje historitë që treguan familjarë të viktimave të komunizmit, të lindur e të rritur në internim apo në burgje, prof. dr. Peter Maser vërtetoi atë që dinte për diktaturën shqiptare. Pas shfaqjes së dokumentarit të realizuar nga Saimir Kumbaro, me skenar të historianit Uran Butka, profesori gjerman përforcoi idenë se regjimi komunist në Shqipëri ka qenë dhe mbetet nga regjimet më të egra të Bllokut Lindor. Dhe instituti i cili po merr përsipër studimin e krimeve dhe pasojave të regjimit të komunizmit ka rëndësi mjaft të madhe në rishikimin e historisë. Rishikimi i historisë nga ana tjetër është një domosdoshmëri për ecurinë e vendit, ndaj edhe ai nuk refuzon t’i ngarkojë këtij instituti një peshë të madhe mbi supe, peshën e një pjese të mirë të historisë.
Prof. Maser, si ishte konferenca? U tha gjithçka?
Ishte një konferencë shumë e mirë, një iniciativë shumë e mirë për rishikimin e historisë komuniste në Shqipëri. Një konferencë për fenë, për pronën, për viktimat, për gjithçka që shkatërroi regjimi komunist.
Meqenëse përvoja juaj është e mbushur me të tilla histori kriminale, si ju erdhi diktatura e Hoxhës sot?
Po, unë kam një përvojë të gjatë me organizime të kësaj natyre, në organizime ku trajtohen krimet e kësaj natyre, krimet e diktaturave komuniste. Kam qenë Mongoli, në Bashkimin Sovjetik në Moskë, Shën Petërburg, Berlin dhe kam dëgjuar shumë histori të tilla. Duhet të theksoj se, regjimet gjithsesi nuk janë njëlloj, regjimet diktatoriale nuk kanë ofruar të njëjtën epërsi në të gjitha këto vende për të cilat fola më lart. Diktaturat nga një vend të tjetrin ndryshojnë. Këtu, në këtë aktivitet unë njoha akoma më shumë diktaturën tuaj dhe pavarësisht se e dija që diktatura e Enver Hoxhës ishte një diktaturë e egër, sot përforcova mendimin tim. Unë mendoj, pas kësaj, se diktatura në të cilën ju keni ecur ka qenë dhe mbetet një ndër diktaturat më të egra në Bllokun Lindor. Dënimet kanë qenë shumë të larta në numër, për një vend me një popullsi si e juaja. Madje këtu nuk përdorej vetëm një ose dy lloje dënimesh. Këtu dënoheshit me varje, me vdekje dhe me burgime të përjetshme.
A ka ende plagë sot në shoqëritë që mendohet se duhet t’i kishte shëruar koha?
Plagët që ka hapur regjimi juaj i vjetër janë plagë të cilat i kanë rrënjë të thella, ndaj nëse nuk thuhen, nëse nuk zbulohen, nëse ju nuk çliroheninga të tilla situata, është e vështirë të shërohesh. Sigurisht, që ka, dëgjova rrëfimet e disa dëshmitarëve, ndaj ende ka.
Mos ndoshta jemi vonë për të ndërmarrë të tilla hetime, të tilla iniciativa?
Unë nuk besoj kështu. Unë besoj se, asnjëherë nuk është vonë kur flasim për të tilla hetime. Për shembull, neve në Gjermani na u deshën njëzet e dy vjet që të merremi me rishikimin e historisë derisa e kemi kapur atë mirë, atë që kemi sot. Është shumë e rëndësishme që brezi i ri të edukohet me historinë e tij, me të vërtetat që i ofron kjo histori. Kur të dëgjojnë diçka fëmijët do të fillojnë të pyesim prindërit e tyre: Si keni jetuar ju në komunizëm? Keni qenë viktima apo keni qenë kriminelë?
Sa e vështirë ka qenë për ju dhe sa e vështirë mund të jetë për ne ky proces zbardhjeje?
E di që është shumë e vështirë, por të gjithë do të duhet të përballemi me këto të vërteta. Procesi ynë, procesi i njohjes së historisë së Gjermanisë, ka qenë një proces i gjatë dhe mjaft i dhembshëm, por gjithsesi ai ka qenë një proces i domosdoshëm. Ndaj edhe unë them se nuk është vonë dhe është e domosdoshme të hedhësh të tillë hapa. Sepse nëse nuk i tregon popullit tënd historinë e vërtetë, njerëzit do të fillojnë të shpikin, të trillojnë e të tregojnë histori të pavërteta dhe kjo nuk është një gjë shumë e mirë.
Faleminderit, prof. Maser! Mbarësi dhe të vërteta në rrugëtimin tuaj!
Tre histori
Hamza Kazazi:
Të më falni nëse flas gjatë, po si mund të flas shkurt për më shumë se nëntë persona të burgosur, të vrarë e të varur nga familja ime. Secili prej tyre e meriton të thuhet dy fjalë më shumë se sa një fjali. Babai, nëna, xhaxhai, tezja, halla, kushërinj plot, të gjithë të internuar, të gjithë jetuam në dëshpërim dhe skamje. Ishim të gjithë viktima të regjimit komunist.
Visazh Zhiti:
Për një figurë letrare mund të të varnin. Në Shqipëri më parë se të hapeshin universitete, u hapën burgje. Viktimat, kundërshtimet e mëdha, ndarjet, disidencat sot do të na shërbejnë si mekanizma shumë të rëndësishëm për të zbardhur të vërtetat e hidhura të makinës së hidhur të dhunës. Ishte ajo kohë ku sallat e kinemave dhe të teatrove u kthyen në salla gjyqesh.
Linda Kokalari:
Sot dua që të rrëfej habinë që kam ndaj Musinesë që njihni ju. Unë, mbesa e saj çuditem me këtë femër, me fuqinë e saj. Ajo ishte rritur në një shtëpi të mbushur me dashuri. Babai më rrëfen se janë rritur mes librash. Dhe jam shumë e habitur se si një femër si ajo, që studioi për letërsi e që humbte në botën e librave, të mund të ishte aq e fortë sa t’i kundërvihej shumë burrave.
Luela Myftari
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Çfarë do t’u tregoni fëmijëve për komunizmin?
Thu 20 Dec 2012 - 21:26
sidomos ne shqiptaret kemi cka tregojme per komunizmin qe na solli pasoja te medha,nuk duhen te harrohen,madje te gjitha duhet thene e femijeve tane,qe te fitojne eksperience mbrojteje
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Çfarë do t’u tregoni fëmijëve për komunizmin?
Thu 20 Dec 2012 - 21:31
komunizmi akoma ekziston ne SHqiperi
edhe sot e kesaj dite akoma eshte ne diktature SHQIPERIA
vend ku dhunohen gazetaret
ku vriten demostruesit cfare emri tjeter mund ti vesh
vetem se DIKTATURA berishiane
edhe sot e kesaj dite akoma eshte ne diktature SHQIPERIA
vend ku dhunohen gazetaret
ku vriten demostruesit cfare emri tjeter mund ti vesh
vetem se DIKTATURA berishiane
Re: Çfarë do t’u tregoni fëmijëve për komunizmin?
Fri 21 Dec 2012 - 12:04
Ska nevoj ti tregosh pasi do e shikoj vet qe akoma po jeton ne komunizem..
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi