Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja çfarë duhet t’u shpjegojmë fëmijëve tanë Empty Ja çfarë duhet t’u shpjegojmë fëmijëve tanë

Mon 6 Feb 2012 - 1:43
Duhet t’u mësoni që të jenë “njerëzorë”, të mendohen mirë para se të bëjnë një veprim, të ndajnë të mirën nga e keqja, të vërtetën nga gënjeshtra, të realizohen si persona. Këto janë fjalë filozofiFernando Savater, 63 vjeç, është filozof spanjoll. Ai beson te vlerat njerëzore dhe në aftësinë e njeriut për të zgjedhur mënyrën që të jetë i lumtur.Savater refuzon vendet e zakonshme dhe shfrytëzon gjithmonë qoshet e ndryshme, që nuk bien në sy për t’i analizuar gjërat në këndvështrimin e tij. Jeton në Madrid, në një shtëpi të mbushur plot libra, piktura të vjetra dhe sende të çuditshme. Të gjitha këto janë skenografia e një mendje të gjallë dhe pasionante.Çfarë është e ardhmja dhe ç’duhet të presim nga ajo?E ardhmja nuk ekziston. Të mendosh për të ardhmen është njësoj si të mendosh për të kaluarën: është një mënyrë për të shpëtuar nga e tashmja. Unë nuk besoj te një fat i shkruar në yje. Ajo që na ndodh, varet vetëm nga vullneti ynë.
Sot të gjithë ne shqetësohemi për të ardhmen, qoftë për ngrohjen globale apo faktorë të tjerë…
Një njeri nuk vendos formën e botës ku jeton, por mund t’i përgjigjet me veprimet e tij çdo gjëje që i ndodh. Pra nuk duhet të shqetësohemi për atë që do të ndodhë në të ardhmen, por për atë që bëjmë. Është shumë e lehtë të dalësh në rrugë e të thuash që botës po i vjen fundi dhe pas kësaj të darkosh me miqtë. Nëse je i bindur që planeti nuk ka shpresë, mund të hidhesh nga dritarja, ose të bësh diçka për ta shmangur që kjo të ndodhë.
Sot çdo njeri e ka të vështirë të heqë dorë nga interneti dhe natyrshëm lind pyetja nëse teknologjia është vërtet e rëndësishme për jetën e njeriut. Ju çfarë mendoni?
Ne qeniet njerëzore jemi sipërfaqësore nga natyra. Një herë një filozof tha: thellësia nuk është më e thellë se lëkura. Me teknologjinë e sotme mund të njohim më shumë njerëz dhe të komunikojmë me ta, megjithatë nuk bëhet fjalë për ndonjë ndryshim të madh, që të ndryshojë si mënyrën tonë të të vepruarit ashtu edhe neve vetë. Lidhjet që janë vërtet të rëndësishme për secilin prej nesh, siç është dashuria për shembull, vazhdojmë t’i ndajmë me një rreth të ngushtë njerëzish. Asnjë njeri nuk dashurohet me këdo që takon në rrugë, apo jo?
Natyrisht që jo…
Në nivel shoqëror, teknologjitë e komunikimit kanë sjellë ndryshime të rëndësishme, ndonjëherë edhe të çuditshme. Para disa vjetësh kur në Shtetet e Bashkuara po zhvillohej Botërori i Futbollit, një djalosh pakistanez vrau veten kur arbitri përjashtoi Maradonën. Mendoni pak: një lojë e shpikur në Angli, një ndeshje që po luhej në Amerikë, një futbollist argjentinas dhe një djalosh pakistanez i vrarë. Deri para dy dekadash qëndronin të mbyllur brenda komuniteteve tona të vogla. Sot, jemi të gjithë më të vetëdijshëm se çfarë ndodh rreth e rrotull nesh. Megjithatë, për fat të mirë, vazhdojmë të shqetësohemi më shumë për gjërat që ndodhin rreth nesh sesa për atë që ndodh nëpër botë.
Kjo epokë, që po e ndryshon shumë shpejt shoqërinë, është e dobishme edhe për individin?
Ka gjasa, por varet nga njerëzit. Interneti është shumë i rëndësishëm për njerëzit që e përdorin për të thelluar njohuritë mbi botën, për të komunikuar, për t’u bërë më fleksibël. Por për të tjerët që e përdorin për t’i bërë reklamë vetes, apo për të parë figura, është humbje kohe. Disa risi teknologjike janë jetike për dikë dhe të padobishme për dikë tjetër. Një mikesha ime u diagnostikua me tumor në mëlçi dhe u shtrua në një spital të Madridit ku kishte një aparaturë me lazer, duke e shmangur në këtë mënyrë operacionin. Kjo teknologji i shpëtoi jetën asaj, por do të kishte qenë e kotë për mua që nuk jam me kancer.
Sot TV na tregon persona të cilët kanë arritur objektiva që në të kaluarën ndoshta nuk do t’i arrinin kurrë. A është më e vështirë të realizohesh sot?
Sot njerëzit kanë më shumë mundësi që të mësojnë dhe të bëhen të ditur. Një fëmijë i ditëve të sotme udhëton më shumë se një i rritur i para 50 vjetësh. Demokracia na lejon të kemi një rol aktiv në atë që ndodh përreth nesh. Pa këtë element të rëndësishëm do të ishim shumë !#*ë. Kush rritet në varfëri nuk shqetësohet për ato që do të realizojë në jetë, por të mendosh për vendin tënd në botë e kalon jetën i fiksuar nga ferri dhe parajsa.
Si e imagjinoni një fëmijë të ditëve të sotme pas 30 vjetësh?
Mund të mendojë se ka botën nën këmbë dhe ta zgjedhë ku të dëshirojë vendin për të jetuar. Nuk do mend që do ta mbrojë me forcë atë që i përket dhe ka, duke bërë gjithçka për ta mbajtur larg pjesës tjetër të botës. Kjo gjë po ndodh konkretisht në shumë vende të botës. Edukimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm. Nuk është gjest altruist: duhet t’i edukojmë fëmijët edhe për veten tonë. Sot jemi të gjithë edukatorë sepse fëmijët i mësojnë një pjesë të lajmeve jashtë familjes.
Në krahasim me të kaluarën është më e vështirë jesh prind sot?
Të qenit prind ka qenë dhe është një punë shumë e vështirë. Në të kaluarën familjet ishin të mëdha dhe gjithmonë në dhomë kishte një të rritur: një prind, motër, vëlla, gjysh, xhaxha i cili ishte gjithmonë gati për t’ju përgjigjur pyetjes së një fëmije. Sot në shtëpi më i pranishëm është televizori sesa prindërit. Edukimi familjar ka ndryshuar. Për shekuj me radhë roli i prindërve ka qenë të informojnë fëmijët e tyre. T’u flisnin atyre për jetën, ambiciet, historinë, seksin. Sot fëmijët i gjejnë gjetkë një pjesë të mirë të informacioneve.
Çfarë këshille u jepni prindërve?
Duhet të edukojnë dhe të kultivojnë te fëmijët “njerzillëkun”. Një këlysh luani bëhet luan i fortë kur rritet pa qenë e nevojshme që prindërit t’i shpjegojnë si dhe përse duhet ta bëjë një gjë. Për njerëzit nuk është kështu. Ne kemi nevojë të mësojmë nga shoqëria vlerat më të rëndësishme, siç është bashkëjetesa dhe të reflektuarit, apo të realizohemi si njerëz. Edukojini mirë fëmijët me qëllim që kur të rriten të jenë të denjë për komunitetin.


Lexo me shume: Ja çfarë duhet t’u shpjegojmë fëmijëve tanë | Sekrete Bukurie http://www.sekretebukurie.com/ja-cfare-duhet-tu-shpjegojme-femijeve-tane/#ixzz1lYelJokv
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi