Truri e di menjëherë se kush na pëlqen e kush jo
Fri 21 Dec 2012 - 2:44
Nëse jeni pyetur ndonjëherë pse ju pëlqen ndonjë fytyrë e re, shkenca më në fund mund t’ua japë përgjigjen. Përndryshe, vendimi për atë nëse ndonjë fytyrë e re është tërheqëse apo jo bëhet në korteksin medial prefrontal.
Pjesët e ndryshme të këtij regjioni, që gjenden në pjesën e përparme të trurit, në çast marrin vendimin për tërheqjen fizike dhe
për atë nëse një person i caktuar është ai i duhuri. Sipas rezultateve të hulumtimit të bërë në Irlandë, vendimi merret në disa milisekonda pas shikimit në fytyrën e re.
Për hulumtim, shkencëtarët kanë testuar 78 femra dhe 73 meshkuj. Të gjithë kanë qenë heteroseksualë dhe beqarë. Gjatë hulumtimit, shkencëtarët kanë aranzhuar çiftet të cilët janë ulur dhe kanë folur nga pesë minuta. Pas kësaj çiftet do të ndryshonin. Pas përfundimit të hulumtimit, pjesëmarrësit kanë plotësuar anketën për atë se kë do të dëshironin ta shihnin përsëri.
Megjithatë, para fillimit, shkencëtarët kanë skanuar trurin e 39 pjesëmarrësve. Aktiviteti i tyre trunor është incizuar derisa kanë vrojtuar fotografitë e personit, të cilin do ta takojnë përsëri. Është dashur të vendosin për notat prej një deri katër në afatin prej disa sekondash, në varësi nga ajo se sa do të dëshironin të jenë së bashku me njërin nga ato persona. Ata po ashtu është dashur të thonë edhe se sa tërheqës fizikisht ju duket një person i caktuar.
Gjatë disa ditëve të ardhshme ata janë takuar me të gjithë personat të cilët i kanë parë në fotografi. 63 për qind të tyre kanë treguar interesimin e njëjtë për personat të cilët i kanë vlerësuar me notat më të larta gjatë vrojtimit të fotografive, ndërsa diç më pak se 20 për qind të tyre kanë vazhduar të takohen edhe pas hulumtimit.
Pjesa e trurit e cila ka qenë më aktive gjatë marrjes së vendimit, ka qenë korteksi media prefrontal.
“Mendojmë që në këtë pjesë ndodhin krahasimet kundrejt numrit të madh të opsioneve tjera”, ka thënë psikologu Jeffrey Cooper.
Siç thotë Cooper, rezultatet tregojnë që të gjithë ne jemi shumë sipërfaqësor, sepse vetëm në disa milisekonda vlerësojmë tërheqjen fizike.
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Truri e di menjëherë se kush na pëlqen e kush jo
Fri 21 Dec 2012 - 2:48
mvaret nga intelegjenca e njeriut,truri im ka mbetur i hutuar
Re: Truri e di menjëherë se kush na pëlqen e kush jo
Wed 9 Jan 2013 - 0:34
Truri e di se me ane te shikimit pelqejme keshtu syri urdheron trurin qe te mendoje se ajo qe po shikon i pelqen...
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Truri e di menjëherë se kush na pëlqen e kush jo
Wed 9 Jan 2013 - 0:40
truri i menqur i di,truri qe nuk kupton,ja fut kot,haha
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi