- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
11 vjet punë të pandashme"Radio Zëri i Arbërit"Norvegji
Fri 21 Dec 2012 - 3:54
11 vjet punë të pandashme"Radio Zëri i Arbërit"Norvegji
Gazetaria i jep një kulture diçka të pazëvendësueshme: atë informacion të pavarur, të besueshëm, të saktë
Shkruan:Shaban Cakolli
Sa më shumë të ketë dashuri në zemrën tënde aq më e madhe do të jetë hapësira e dashurisë sa, dikur, në zemrën tënde do të ketë vend për të gjithë njerëzit e këtij nënqielli. Kjo është një dashuri e pakusht,sepse kur dashuria kushtëzohet,ajo bëhet e rrudhur dhe kalon në diçka individuale,
diçka e kushtëzuar.E nisa këtë shkrim kështu,nga se po bëjmë fjalë për një njeri i cili kurrë nuk e ka njohur ndonjë dashuri interesi,diçka të kushtëzuar,por për miqësinë,atdhedashurinë,kombin ka hapur vend në zemrën e vet,për të gjithë ata që dijnë dhe duan të çmojnë,miqësinë,atdheun dhe kombin.
Imri Trena,është një personalitet,emri i të cilit ka qenë i njohur në gazetari në Kosovë dhe mbarë viset shqiptare,por nga koha e emigrimit të tijë në Norvegji,kjo formë e komunikimit iu është bërë pjesë e jetës,përditshmëri,dashuri shpirtërore.
*Gazetaria i jep një kulture diçka të pazëvendësueshme: atë informacion të pavarur, të besueshëm, të saktë
dhe të plotë që u nevojitet qytetarëve për të qenë të lirë;Koncepti i Patriotizmit rrjedh nga koncepti i Patria-s ose Atdheut dhe mund të përkthehet dhe përdoret më thjesht dhe më shqip si Atdhedashuri
. Kjo do të bënte që të gjithë ne të dinim ta respektonim më shumë këtë fenomen nacional-kulturor për të cilin ka nevojë cdo shtet.Po,ama gazetarët,moderatorët e radiove dhe mjeteve tjera informative,edhe pse këtë mision e bëjnë me dashuri,synim kryesor kanë mjetet materiale
si kusht për të jetuar dhe mbajtur familjet e tyre.Ndryshe këtë mision e bënë Imri Trena,pa asnjë përfitim sado të vogël,ai gjithnjë është në mesin e miqëve dhe dëgjuesëve nga ora 21.00-""<2.00 të mëngjezit.Kjo është përditshmëria e tijë.
Athua nuk ka me çka të mirret tjetër ky veprimtarë,përpos të qëndroj orë të gjata të natës në studio,para mikrofonit?
Ky njeri ka edhe shumë e shumë punë tjera,për te koha do të duhej të ishte më e çmuara,thesari më i shtrejtë,por edhe këtë e humbë,vetëm për të kënaqur dëshirat e miqëve shqiptarë të mërguar kudo në botë.
Imri Trena është një krijues i cili ka shkruar dhjetëra libra,sikur mos të hargjonte kohën mes dëgjuesëve,do të shkruante edhe dhjetëra të tjera.Imri Trena,është Kryetarë i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në Norvegji,mësimdhënës i Shkollave Shqipe në Norvegji,
atijë i nevojitet shumë edhe pushimi,por për dëgjuesin ai i le të gjitha dhe gjëthnjë është në shërbim të tyre dhe nata i kalon në studio,me mikrofon në duar.Kështu ai është bërë i dashur për çdo shtëpi shqiptare,i dëgjuar kudo ku ka shqiptarë.
Radio Zëri i Arbërit,transmeton program 24 orë në ditë,po nga ora 20.00,ka program për fëmijë,në 21.00 dëshirat e dëgjuesëve,nga 22,00 programi i natës,i shoqëruar pastaj me tema të ndryshme.Në Zërin e Arbërit,e hëna transmeton arkivin e radios,e marta
tema të rëndësishme kulturoro-kombëtare,e Mërkura Top Lista muzikore,E enjëta,fjalën e bukur artistike,E premta"Kuizin e Diturisë",E shtuna"Mysafiri në Studio",dhe të Dielen,Gazmore,programe humoristike.
Radio Zëri i Arbërit,sot më 1korrik 2012,po përmbushë njëmbëdhjetë vjetorin e punës të pa ndashme në misionin e saj të shenjtë kombëtarë.Njëmbëdhjet vite

Re: 11 vjet punë të pandashme"Radio Zëri i Arbërit"Norvegji
Fri 21 Dec 2012 - 3:58
Shkollat shqipe me mësim plotësues përfshijnë në gjirin e vet fëmijët e familjeve të mërgimtarëve shqiptarë,që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon dhe edukon ata në frymëne patriotizmit shqiptar,me njohje kulturore e shkencore dhe bukurive estetike. Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim që fëmijët shqiptarë të zotrojnë mirë gjuhën e shkruar amtare shqipe,të kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare,të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve të tyre,njohurinë rreth dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore të trashëguara brez pas brezi si karakteristikë e lashtë dhe e begatshme,dalluese e kombit tonë.
Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit për respektin dhe mirënjohëjen ndaj vendit mikpritës që i strehoi në gjirin e vet,u hapi vend në integrimin e shoqërisë gjermane,duke i pajisur menjohuri shkencore e kulturore dhe i pregaditi të aftësohen të pavarur edhe në gjuhën e tyre.Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim t'i përfshijnë të gjithë fëmijët shqiptarë,në çdo land ku ndodhen duke përfshirë fëmijët e të gjitha trojeve etnike shqiptare.Struktura e arsimimit ndahet në tre cikle:
Cikli i ulët,i mesëm dhe i lartë.
Mësimi vendevende zhvillohet me klasë të kombinuara. Shkollat shqipe në Gjermanimësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë së Arsimit të Kosovës,dhe teksteve mësimore të miratuara nga ajo.:Mësuesit që punojnë në këto shkolla kanë kualifikime përkatëse pedagogjike. Në kuadër të saj funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me literaturë shqipe dhe ate të vendit.Zanafilla e shkollave shqipe në Gjermani është tridhjetë vjeqare,ne shkurtimisht po flasim nga koha kur shkolla jonë shqipe në Gjermani shkëputet nga varësia e organeve Jugosllave.
Meformimin e Qeverisë së Kosovës, në mërgim formohet edhe Ministria eArsimit,Shkencës dhe Kulturës paralel me te edhe KASH"NaimFrashëri".
Këto dy hallka kanë krijuar kushte për organizimin e rrjetit të shkollave shqipe të mësimit plotësues në Gjermani. Përndjekjet e viteve të 90-ta,si dhe Lufta e Kosovës që u shoqërua me dramën e madhetë ekzodit biblik të shqiptarëve, preku Gjermaninë me një numër të madh strehimkërkuesish shqiptarë,ku shënime gjysmëzyrtare flisnin për 400.000 shqiptarë të strehuar këtu,andaj nevoja e zgjërimit të shkollave shqipe ishte domosdoshmëri në çdo Land gjerman. Në të gjitha këto drejtime shkolla shqipe fitoi një përvojë të madhe. Shkollat shqipe në Gjermani,kanë synimin e tyre që nxënësit shqiptarë të ruajnë,mësojnë dhe përsosin gjuhën shqipe,të aftësohen për shfrytëzimin e gjitha formave të komunikimit me të folur e shkruar,të njihen me atdheun dhe shtrirjen gjeografike të tij ,me historinë,dhe aspiratat e përpjekjet e popullit shqiptarë për liri,pavarësi dhe përparim.,të kultivohen dhe zhvillohen aftësitë në fushat e artit,letërsisë,muzikës dhe formave tjera të krijimit artistik.Ata shfrytëzojnë kohen e lirë për aktivitetet krijuese dhe shënojnë festat kombëtare me manifestimet etyre krijuese e artistike,po ashtu kanë gatishmërinë për arritjen e sukseseve edhe në shkollën e rregulltë gjermane.
Përvoja ka treguar se nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,janë treguar më të zellshëm edhe në shkollën e rregullt gjermane, sot prej tyre kanë dalur edhe kuadro të forta. Nxënësit shqiptarë që shkollohen në shkollën e rregulltë gjermane dhe vijojnë mësimin shqip,janë një faktor shumë me rëndësi i integrimit të shqiptarëve në Evropën e Bashkuar. Këta nxënës nga gjitha Landet gjermane,nganjëherë në vit organizojnë kampionatin e diturisë,ku bëhet garë njohurishë cila nga shkollat shqipe në Landet gjermane zë vend të rëndësishëm në dituritë e gjitha lëmive mësimore,etj...
Të rrëfesh për shkollat shqipe në Gjermani,nuk do mund të e përmbyllësh me një shkrim gazetash:
Për te mësuesit e vyeshëm kanë shkruar monografi,si: Sejdi Gashi, Rifat Hamiti, Sami Thaqi, Bejtullah Sadiku, Hamzë Halabaku,e shumë të tjerë. Shkolla shqipe në diasporë është faktor i pa zëvendësueshëm në arsimin dhe edukimin kombëtar të nxënësve mërgimtarë.
Mospërdorimi i gjuhës amtare nga kjo masë e madhe rinore në mërgim, mosnjohëja e historisë kombëtare, mosvijimi i shkollës shqipe patjetër i hap rrugën asimilimit.
Shaban Cakolli

Fri 21 Dec 2012 - 3:59
FËMIJËVE NË MËRGIM TË JU OFROJMË USHQIM SHPIRTËROR QË DO TË NDALOJË ASIMILIMIN
Shkruan:Xhevat Ukshini
Fëmijët janë ajo pjesë e mërgatës shqiptare për të cilët do të duhej të kishim kujdesin më të madh,nëse nesër duam të mbijetojmë si diasporë shqiptare.Duke iu ofruar atyre një ushqim shpirtëror shqiptar.por të konsumueshëm e të shijueshëm për rrethanat në të cilat jetojnë ata,ne do të bënim që fëmijët tanë të mos i harrojnë rrënjët e tyre dhe gjuhën e tyre shqipe,thotë krijuesi Shaban Cakolli.
Vjeshtën që shkoi Shaban Cakolli botoi librin e tij"Deti i Qiellit" e cila është një përmbledhje për fëmijë,e botuar nga shtëpia botuese"DORUNTINA" në Holzminden të Gjermanisë.Vërtetë është ky libri im i parë për fëmijë,por kjo nuk do të thotë që unë vetëm sa kam filluar të botoj këtë lloj poezie.Poezi për fëmijë kam botuar kur isha si fëmijë,kohën kur isha nxënës thotë Cakolli.Konsideroj se fëmijët janë ajo pjesë e dhimbshme e mërgatës shqiptare për të cilët do të duhej të kishim kujdesin më të madh,nëse nesër duam të mbijetojmë si diasporë shqiptare.Duke ju ofruar atyre ushqim shpirtëror shqiptar,por të konsumueshëm dhe të shijueshëm për rrethanat në të cilat jetojnë ata,ne do të bënim që fëmijët tanë mos të i harrojnë rrënjët e tyre dhe gjuhën e tyre shqipe vazhdon Cakolli duke shpjeguar motivet e shkrimit të të librit të tij për fëmijë.
Shaban Cakolli në vitin 1996 botoi në Tiranë librin e tij të parë"TOKË DARDANE",kurse dy vite më vonë përmbledhjen tjetër"LOTI I ATDHEUT".Librat e Shaban Cakollit,lexuesit tanë i kanë shquar si libra mjaftë domethënës,dhe mbresëlënës.Për librin e tij të parë"Tokë Dardane" në ambientët e klubit shqiptar në Bochum u bë një promovim madhështor me çrast për librin patën folur ligjeruesi i letërsisë krahasimtare në Univerzitetin e Bochumit z.Arsim Rexhepi,letrarë tjerë si dhe Mimoza (Cika)Kelmendi e cila mes valëve të radio"Deutsche Wele" i pati dhënë jehonë këtij aktiviteti letrar,kurse në Qendrën Kulturore Shqiptare në Gelsenkirchen një vështrim këtij libri i pat bërë edhe i madhi Azem Shkreli.Në vitin 2003 shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Ferdinand Laholli përfshiu disa poezi të këtij libri në gjuhën gjermane në vëllimin "Antologjia e poezisë moderne shqipe(Anthologie der modernen albanischen Lyrik).Cakolli është përkthyar edhe në gjuhën turke pjesërisht,dhe kjo formë e përkthimit në gjuhët e huaja i pëlqen atij,nga se kështu letërsinë tonë më mirë do e njohin të tjerët thotë ai.Cakolli ka shprehur dëshirën poezitë e tija të i përkthej edhe në gjuhën rumune nga se atje jeton një njohës dhe punëtor i paepur letrar që ka dëshmuar me punën e tij,ky është Baki Ymeri thotë Cakolli, dhe do m• pëlqente që poezitë e mija të përkthehen nga ai.Që nga korriku i vitit 1993 Shaban Cakolli jeton dhe vepron në Gladbeck të Gjermanisë.Ai ishte njëri nga iniciatorët e themelimit të SHKSH"ALEKSANDËR MOISIU" në këtë qytet.Kjo shoqatë për disa vite zhvilloi një aktivitet të dendur politik dhe kulturor në të cilën Shaban Cakolli ka një rol të konsiderueshëm.Duke folur për veprimtarinë e kësaj shoqate,ku ai per tetë vjetishte sekretar dhe i ngarkuar për veprimtari kulturore në kryesinë e saj ai thotë:Qysh në muajt e parë të vitit 1994 shoqata zhvilloi një aktivitet të madh për përfshirjen e mërgimtarëve tanë në dhënjen e kontributit financiar për atdheun,mbështetjen e institucioneve paralele shqiptare,që vepronin atë kohë karshi pushtuesit.,akcionin për të ndihmuar Univerzitetin e Tetoves,si dhe viteve 1997 shoqata"MOISIU" ishte ndër të parat shoqata që vepronin atëhere që doli publikisht në mbështetjen e UÇK-së.Veq mbështetjeve në aktivitete materiale,organizative Cakolli ishte luftëtar i pendës që me te luftoj pushtuesin në gjitha gazetat shqipe që botoheshin në KOSOVë dhe diasporëAi botoi edhe libra tjera si"KRISMA E FJALËS" ka në botim edhe libra tjera tani në radhë "Me mallin e luleve"
Cakolli është përfshi në disa antologji në diasporë dhe Kosovë.Në shkrimet e tija gjenë dashurinë e atdheut dhe plagën e mërgimit.N◄ pyetjen që i bëmë rreth aktiviteteve të mërgimit Shaban Cakolli thotë:Mendoj se aktivitetet e mërgimtarëve vitet e fundit së paku këtu në Gjermani kanë rënë dukshëm!Mërgata në vitet e fundit sikur ka rënë në një lloj amullie organizative.Është koha të ndërmerret diqka që mërgata shqiptare të riorganizohet në forma moderne,sipas modeleve produktive të emigracioneve të kombeve tjera.Intelegjencia e re që po formohet ne univerzitetet gjermane dhe evropiane duhet te shtohet ne klubet tona kulturore,te cilat asesi nuk bënë të mbeten ambiente ku pihet çaji,tymoset dhe vendfrekuentimi i tiparëve të dyshimtë..Tani është koha për një diasporë shqiptare të organizuar politikisht,para së gjithash mbi baza të kulturës sonë kombëtare,mbi baza lobimi për Shqipërinë,Kosovën dhe mbarë hapësirën shqiptare.

Fri 21 Dec 2012 - 4:01
KURBETI KJO PLAGË E RËNDË, MOS E LAKMONI
Shkruan: Shaban Cakolli
Rreth një milion shqiptarë nga viset shqiptare, janë larguar nga vendi i tyre gjatë dekades se fundit,duke renditur kështu shqiptarët ndër vendet me fluksin me te larte te emigracionit nëEvropë.Kjo shifër përmbane mbi 20% te popullsisë kur numërohen njerëz të shperndarë që nga vendet fqinje deri te vendet me te largëta si SHBA,Kanada e gjetiu.Këtë strategji e ka hartuar organizata ndërkombëtare për emigracion,e cila edhe sot nuk thotë gjëra konkrete rreth përfitimeve të emigrantëve.Nga ana jonë nuk ka organizim të një politike të përshtatshme për migracionin!Përderisa ministritë tona mirren me kthimin e refugjatëve serb dhe jo shqiptarëve,që ishin shkaku kryesorë ipërndjekëjes së shqiptarëve,shqiptarët e mërguar janë mbetur ne pluhurin e harreses,meshiren e fatit,apo permenden nganjehere kur vie puna rreth investimeve të biznesit.
Një rrapsod i këndonte dhimbshëm kurbetit,atëbotë ne ishim të rinjë dhe nuk e besonim!Kur atë botë rrapsodi këndonte:
Unë kur shkova në kurbet
s´kam nejtë pak nja 12 vjet.
Ne sikur e tallnim rrapsodin,thoshim se kjo është diqka e pamundur,se rrapsodi e kahiperbolizuar për ta bërë këngen më të mirë etj….Kur e përjetova këtë në lëkurën time,mu përkujtua kënga e gurbetit dhe lere që i dhash të drejtë rrapsodit,por i kërkova falje nga lart!!!
Në këtë KORRIK unë po i mbushë njëzet vjet mërgim,një plagë që nuk po mbyllet dot,plagë të cilën nuk dua të e shoh në trupin e tjetërkuj, pasi lëngoi vet nga e njejta plagë.Kudo që tëshkosh jashta trollit shqiptar,je i huaj,i huaj ndjehesh nën strehë,i huaj ndjehesh në rrugë,në shoqëri,dhe shikimi i tyre sikur të pyet:Përse ke ardhur këtu?!!!Megjithatë shumë nga ne nuk ia hudhëm këtë plagë vetes në trup me dëshirën tonë,por:Presioni i pushtuesit serb mbi shqiptarët,me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike në Kosovë,në dobi të elementit serb,mbyllja e gjitha institucioneve kulturore,shkencore,pozita e vështirë ekonomike esociale,mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve në ushtrinë serbe,e shumë faktorë tjerë,e shtynë popullin shqiptar të kërkojnë strehim thuajse në gjitha shtetet e Evropës dhe më gjërë.
Mërgimtarët sot ndjehen të lodhur dhe të shfrytëzuar,kemi jetuar në gjendje alarmante,nëpër shtëpi e banjo kolektive, të izoluar e të pa mbrojtur,të pa përfillur e të shtypur,kemi punuar punët më të rënda,çka nuk i punuan të tjerët…Po, pse e bëmë këtë?Për të ndihmuar familjet,skamnorët,dashuria për tu liruar nga pushtuesi na shtyri të paguajmë për shkollat,Qeverinë e Ushtrinë…….Tani kemi mbetur në udhëkryq,dhe fill dikush nga ju mund të pyet:Pse pra nuk ktheheni???Ja pse,kur erdhëm këtu me veti i morëm fëmijët,ata kanë bërë shkolla e vende pune,edhe ne i kemi bërë mbi një dekada e gjysmë punë jashtë atdheut,kur vijmë në pushime mundohemi të gjejmë vend pune në Kosovë,po si duket përpjekjet tona s´kanë shansë,nëse kthehemi në Kosovë mbetemi pa ekzistencë,i humbim edhe vitet e përvojes jashtë,dhe kemi mbetur si thonë të vjetrit(as te Hysa-as teHasa),edhe kurbeti aq na ka lodhur,sa nuk po mundemi të përballojmë më.Urojmë kjo plagë të shërohet,e atdheu të na bëjnë vend në gjirin e vet.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi