Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në Eurosong me etno rrokun patriotik Empty Në Eurosong me etno rrokun patriotik

Sun 23 Dec 2012 - 14:19
Në Eurosong me etno rrokun patriotik FestivaliKëngëtari ulqinak Ardian Lulgjuraj dhe kitaristi Bledar Sejko triumfuan në natën finale të Festivalit 51 në RTSh. Ata fituan të drejtën ta prezantojnë Shqipërinë në Festivalin e ardhshëm Europian që zhvillohet në Malmo të Suedisë pranverën e ardhshme. “Duam t’i shprehim mbarë botës një identitet të përbashkët kombëtar, pa dallim feje e krahine, një identitet unik pa përçarje”, tha dje Lulgjuraj pas marrjes së trofeut. “Duam të prezantohemi dhe në Eurovizion si një komb i përbashkët, jo si dy apo tre të tillë në një vend të vetëm”, shton më tej Adrian Lulgjuraj i cili e ndan tanimë aktivitetin e tij koncertor midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, disa herë konkurrent në festivalet Top Fest. “Identieti” ishte i pari bashkëpunim i Bledar Sejkos dhe Ardian Lulgjuraj me një këngë etno rrok me nota patriotizmi brenda, siç duket edhe nga deklaratat e fryra e tw eksituara tw Lulgjurajt. “Identieti” i Sejko&Lulgjurajt përmban nuanca muzikore nga trevat e ndryshme shqiptare që përcillen nëpërmjet instrumenteve si daullja apo çiftelia. Teksti i këngës është shkruar nga Eda Sejko, bashkëshortja e këngëtarit dhe kitaristit Bledar Sejko.

Gjatë performancës së mbrëmshme Sejko guxoi t’i binte kitarës dhe me dhëmbë për disa minuta, një gjë e pazakontë për skenën tonë. Kjo ishte ajo që Sejko ka pretenduar nga ky festival: një performancë sa më e mirë. “Fillimisht nuk e kisha menduar se do të arrinim deri këtu, por gjatë provave situatat vinin duke u pjekur. I gjithë mesazhi i kësaj kënge është bashkimi i të gjitha trevave shqiptare”, thotë Sejko.

Valeria Dedaj
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Në Eurosong me etno rrokun patriotik Empty Re: Në Eurosong me etno rrokun patriotik

Sun 23 Dec 2012 - 15:10
Atje u tregojne pastaj, si nje vite kur Serbia kishte vjedhur vetem muziken e perjashtuan e tani edhe ketyre do ua bejne ashtu...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi