Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kremtohet festa e Krishtlindjeve, Papa i Romës uron në gjuhën shqipe Empty Kremtohet festa e Krishtlindjeve, Papa i Romës uron në gjuhën shqipe

Tue 25 Dec 2012 - 14:48
Kremtohet festa e Krishtlindjeve, Papa i Romës uron në gjuhën shqipe Krishtlindjet-300x225Krishtlindjet festohen ditën e sotme edhe në vendin tonë. Mijëra besimtarë katolikë dhe ortodoksë festojnë së bashku lindjen e Jezu Krishtit. Kjo ditë përcjell mesazhe të fuqishme në gjithë botën: dashuri, paqe, shpresë e mirësi.

Pak pas mesnate besimtarët e krishterë janë drejtuar drejt kishave për meshën. Në katedralen e Shën Palit në Tiranë mesha u mbajt nga Imzot Rrok Mirdita. Ai u uroi të pranishmëve dashuri dhe paqe.

Ndërkohë, orët e para të ditës së sotme kryepeshkopi Anastas Janullatos ka mbajtur meshën në Kishën Ortodokse dhe ka përcjellë urime për besimtarët.
Në këto ceremoni kanë marrë pjesë personalitete të fushave të ndryshme, si nga politika, arti, sporti etj.
Ndërkohë, në meshën e mbajtur në sheshin Shën Pjetër në Vatika, Papa Benedikti XVI ka uruar besimtarët katolikë në mbarë botën. Në mesazhin e tij për Krishtlindjet, në 65 gjuhë të botës, Papa i Romës ka uruar edhe në gjuhën shqipe: “Për shumë vjet Krishtlindjen!”. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi