- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
“Hekurudhë” nga Toka deri në Hënë
Wed 26 Dec 2012 - 14:06
Herën e fundit që njeriu ka shkuar në Hënë ka qenë para 40 vjetësh, kjo duket me të vërtetë një kohë e gjatë. Tani një kompani private amerikane “Golden Spike”, po përpiqet ta ripërtërijë interesimin, duke krijuar sistem të transportit për në Hënë, të cilin mund ta përdorë secili vend.
Menaxheri i kësaj kompanie, Max Vozoff, thotë se po planifikon “që do të krijojmë është diçka si hekurudhë për në Hënë”.
Kompania “Golden Spike” ka shpallur këtë plan në fillim të këtij muaji se shpreson se do ta ndërtoj një sistem raketor, që do të jetë në gjendje të mundësojë fluturimin e dy personave në Hënë dhe kthim prapa në Tokë, për çmimin prej 1.5 miliardë dollarësh, për një fluturim, deri në vitin 2020, transmeton Koha.
Kompania thotë se shpreson që kjo do të zgjoj interesim në shumë vende të botës për t’i dërguar astronautët e tyre në Hënë.
Por cilat do të ishin ato vende dhe çfarë do të kërkonin. “Janë një gjysmë duzine vendesh, që po dërgojnë anije robotike në Hënë, vetëm gjatë kësaj dekade dhe çmimi për të gjitha këto misione është afër asaj që ne propozojmë, me qëllim që t’i dërgojmë dy njerëz në Hënë”, thotë Max Vozoff, menaxher i kompanisë Golden Spike.Por, kur flitet për sistemin e transportit me njerëz, çmimi duket se është jashtëzakonisht i lartë.
"Golden Spike" vlerëson se çmimi për këtë lloj programi do të ishte prej 7 e deri në 8 miliardë dollarë, përfshirë zhvillimin dhe testimin.
A mund të gjenden investitorët për këtë program?
“Mendoj se do të shihet gjatë tetë viteve të ardhshme. Nuk ka shumë projekte madhore të infrastrukturës, që fillojnë me të gjitha të hollat, që presin në xhirollogaritë e kursimeve. Në këtë aspekt, ne nuk bëjmë përjashtim. Nga ana tjetër, ky çmim është një e pesëdhjeta e çmimit që ishte dëshiruar për kapacitete të ngjashme”.
“Tash çmimi afërsisht ndahet ndërmjet atij për zhvillim dhe për testim, që do të thotë se ekziston një program testues gjithëpërfshirës për fluturime në gjithësi, i shoqëruar me këtë zhvillim para se ju ndonjëherë ta futni njeriun në bord të gjërave të këtilla”, thotë Max VoVozoff.
/Shekulli Online/E.Sh/

- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: “Hekurudhë” nga Toka deri në Hënë
Wed 26 Dec 2012 - 15:15
kjo eshte nje enderr,qe nuk gjene realizim
- MarinWebMaster
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 84
Postime : 23043
Vendndodhja : diku neper bote
Anetaresuar : 24/01/2010
Re: “Hekurudhë” nga Toka deri në Hënë
Wed 26 Dec 2012 - 17:02
a do kete stacion ne selanik ?
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: “Hekurudhë” nga Toka deri në Hënë
Wed 26 Dec 2012 - 17:56
ndoshta
- ArianV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2612
Hobi : Topi
Vendndodhja : Ne fole te djallit!
Anetaresuar : 12/11/2010
Re: “Hekurudhë” nga Toka deri në Hënë
Wed 26 Dec 2012 - 19:42
Dikur po te thoshte dikush se do vije kjo dite qe zeri jone do shkoj ne anen tjeter te botes dhe ndersjelltas brenda sekondit, do e quanin cmendur, pervec se te pamundur. E sa e sa shembuj tjere jane, por ja qe, ne sot jemi deshmitar te shume arritjeve te ndryshme, ne vecanti te ketyre teknologjike. Ne te ardhmen gjithcka eshte e mundur, bile shume me te pa mundura se kjo "hekurudh", vetem nuk e dijme nese kemi fatin te jetojme aq sa ta shohim.
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: “Hekurudhë” nga Toka deri në Hënë
Wed 26 Dec 2012 - 20:28
po ama hekurudhe ne hene,kjo nuk behet pa ardhur fundi i botes
- ArianV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2612
Hobi : Topi
Vendndodhja : Ne fole te djallit!
Anetaresuar : 12/11/2010
Re: “Hekurudhë” nga Toka deri në Hënë
Wed 26 Dec 2012 - 20:53
shaban cakoli shkruajti:po ama hekurudhe ne hene,kjo nuk behet pa ardhur fundi i botes
Nese une them se sot nuk po ecin njerezit, por po ecen rruga-asfallti? Mund ta mohoni?
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: “Hekurudhë” nga Toka deri në Hënë
Wed 26 Dec 2012 - 20:57
jo kete jo,por hena eshte shume,shume lart
- ArianV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2612
Hobi : Topi
Vendndodhja : Ne fole te djallit!
Anetaresuar : 12/11/2010
Re: “Hekurudhë” nga Toka deri në Hënë
Wed 26 Dec 2012 - 21:02
shaban cakoli shkruajti:jo kete jo,por hena eshte shume,shume lart
Epo, dikur njejte eshte mendu edhe per kete qe thash une, se eshte shume lart, bile e pamundur. E njejta gje do ndodh edhe per henen, vetem se nuk e dijme nese ne do jemi me fat ta shohim, ne mos ne, gjeneratat tjera, apo tjera...po.
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: “Hekurudhë” nga Toka deri në Hënë
Wed 26 Dec 2012 - 21:03
uroj
Re: “Hekurudhë” nga Toka deri në Hënë
Thu 27 Dec 2012 - 21:05
Max Vozoff: “Në 2020 do të ndërtohet hekurudha deri në Hënë”
Një kompani amerikanë është duke përgatitur një projekt gjigand. Kompania Golden Spike ka raportuar se brenda vitit 2020 do të ndërtohet një hekurudhë për në Hënë, të cilin mund ta përdorë secili vend.
Menaxheri i kësaj kompanie private, Max Vozoff, ka treguar se nuk do të jetë ndonjë bazë lunare e as infrastrukturë e madhe, por ajo “që do të krijojmë është diçka si hekurudhë për në Hënë”.
Kompania në fjalë shpreson që do të arrijë të ndërtojë një sistem raketor, që do të jetë në gjendje të mundësojë fluturimin e dy personave në Hënë dhe kthimin prapa në Tokë. Ndërsa çmimi i këtij udhëtimi do të jetë 1.5 miliardë dollarë. Sipas kanalit televiziv REL, kjo iniciativë e madhë do të zgjojë interesim në shumë vende të botës për t’i dërguar astronautët e tyre në Hënë./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi