Shkreta: “Më vranë babain dhe vëllain. Nëse nuk vihet drejtësia, do marr peng 300 fëmijë…”
Wed 26 Dec 2012 - 21:53
Historia e gjakmarrjes mes familjeve Shkreta dhe Llanaj filloi në muajin qershor, ku mbeti i vrarë një vogëlush 9-vjeçar. Që prej 5 qershorit e në vazhdim, numri i viktimave është rritur tragjikisht.
Këtë fundviti, ka qenë pikërisht Emanuel Shkreta, i cili paralajmëroi se në qoftë se Prokurori i Përgjithshëm i sapozgjedhur, Adriatik Llala nuk zbardh vrasjet, atëherë ai do të veprojmë vetëgjyqësi.
“Do të marr peng një shkollë me 200-300 fëmijë dhe do t’u vë eksploziv”, mësohet të ketë thënë Shkreta për “Gazetën Shqiptare” në një bisedë telefonike, duke shtuar: “Nuk është fare e vështirë, mjafton vetëm një shtypje butoni dhe nuk është çudi që kjo shkollë të jetë edhe një prej atyre ku studiojnë fëmijët e këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kërkoj vetëm drejtësi”.
Emanueli, apo Leli siç njihet nga të gjithë, numëron dy viktima në familjen e tij, babanë dhe vëllanë e tij, ndërsa edhe vetë ai mbeti i plagosur gjatë një atentati më 4 nëntor.
Ngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 4 nëntor në Mamurras, ku një person është plagosur dhe është dërguar urgjentisht në Spitalin Ushtarak ndërsa vëllai i tij ka mbetur i vdekur në vend.
Burimet policore bëjnë me dije se plagë të shkaktuara nga armë zjarri ka marrë Leli Shkreta, ndërsa ka vdekur i vëllai, Gentjan Shkreta.
Dy vëllezërve iu zu pritë dhe mendohet se autorët e krimit janë vëllezërit Muharrem dhe Jetmir Llanaj.
Gjithçka nisi në 5 qershor të këtij viti, kur vëllezërit Mariglen dhe Olgert Shkreta vranë një fëmijë 9-vjeçar gjatë atentatit për të vrarë xhaxhain e vogëlushit, Muharrem Llanaj, pranë një pike karburanti në fshatin Shpërdhet të Fushë – Mamurrasit.
Këtu filloi edhe hasmëria midis fiseve Shkreta dhe Llanaj. Edhe pse policia i arrestoi të dy vëllezërit Shkreta pas vrasjes së 9-vjeçarit, më 20 korrik u vra 70-vjeçari Mark Shkreta, babai i dy të arrestuarve, Mariglen dhe Olgert Shkreta. Ndërsa, pas vrasjes së babait të tyre, një sasi eksplozivi ka shpërthyer para shtëpisë. Rreth 5 kg lëndë plasëse, e vendosur në një automjet, ka shpërthyer në hyrje të shtëpisë së familjes Shkreta në fshatin Shpërllet të Mamurrasit, por fatmirësisht në momentin e shpërthimit në banesë nuk ndodhej asnjë person
Për vrasjen e 70-vjeçarit, dyshimet ranë mbi babain e vogëlushit 9-vjeçar, Jetmir Llanaj, por ai tha që ndodhej jashtë shtetit dhe nuk vriste pleq. Policia që e kishte shpallur në kërkim, e arrestoi gjatë muajit shtator, por seanca gjyqësore nuk është zhvilluar ende.
Ndërkohë që atentati i 4 nëntorit në të njëjtën pikë ku mbeti i vrarë vogëlushi 9-vjeçar tregon qartë se hasmëria midis dy familjeve vazhdon… /alb-observer.com/

- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Shkreta: “Më vranë babain dhe vëllain. Nëse nuk vihet drejtësia, do marr peng 300 fëmijë…”
Wed 26 Dec 2012 - 21:57
sa kohe po kalojne dhe asesi nuk po humbet ky akt i shemtuar
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Shkreta: “Më vranë babain dhe vëllain. Nëse nuk vihet drejtësia, do marr peng 300 fëmijë…”
Wed 26 Dec 2012 - 22:35
o vrit sali berishe tradhetarin
qe e katandisi vendin ne kete fare derexheje ?????

- Sponsored content
- Vranë vajzën e madhe ne syte e vajzes me te vogel... për te marr shembull...
- Alket Rizai ka marr peng 6 oficere grek ne burgun e Malandrinos
- E Morën Peng Për 86 Mijë Lekë, Telefonata E Pengut: “Baba, Sill Paratë Ose Më Vranë”
- Masakra e Ahmet Zogut në Dukagjin, si u vranë 17 fëmijë.
- A keni marr ndonje her shuplake nga i dashuri apo e dashura .... nese po arsyja.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi