- KaramelicaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3517
Hobi : Noti!
Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
Anetaresuar : 12/11/2010
Martohen 83 herë
Sun 21 Nov 2010 - 14:19
Derisa disa çifte mezi që mbërrijnë tek altari, britaniku Mark dhe bashkëshortja e tij, australiania Denisse Duffield-Thomas, i kanë thënë njëri-tjetrit “Po”, para altarit hiç më pak se 83 herë. Ata shpresojnë se do të martohen 100 herë.
Momentalisht janë në të njëjtën pozitë me rekorderët e deritashëm të Guinnessit. Çifti kishte fituar garën për punën e testimit të lokacioneve më të mira për martesë dhe vendeve më të përshtatshme për muajin e mjaltit të firmës irlandeze “Runaway Bride and Groom” (“Nusja dhe dhëndri që braktisin altarin”). Për këtë punë kishin konkurruar 30.000 njerëz.
Herën e fundit ata janë martuar në një klub të plazhit australian Port Douglas Peppers të premten. Çifti për herë të parë është martuar në Britaninë e Madhe, në gusht të vitit të kaluar, ndërsa pas kësaj ata kishin organizuar dasmën në një plazh të Australisë.
Në gjashtë muajt e fundit ata ripërtërinë betimin e martesës në të gjitha vendet më interesante të botës, shpella, laguna, rrënoja të kishave. Fotografitë e ceremonisë së martesës i publikojnë në blogun e tyre.
- KaramelicaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3517
Hobi : Noti!
Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
Anetaresuar : 12/11/2010
Re: Martohen 83 herë
Sun 21 Nov 2010 - 15:48
Beja bam dhe ti Vigan cfare pret
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi