Pse nuk martohen prifterinjte?
+6
shaban cakoli
Kushtrimi4
Anabel
Arian 123
FALKO
Lulebora
10 posters
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 17:40
Nje pyetje qe nuk kam marre asnjeher nje pergjigje te sakte dhe te llogjikshme dhe qe gjithmone me ka terhequr vemendjen eshte qe:Pse prifterinjte dhe murgeshat zgjedhin te mos martohen me "justifikimin" se do I sherbejne Zotit ne nje kohe qe vullneti Zotit eshte dhe ka qene qe te shtohet e shumohet njerezimi! Si mendoni ju te dashur Antare? I mirepres pergjigjet tuaja ,pa ndonje fyerje apo keqkuptim ju lutem!
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 17:44
Sipas mendimit tim personal kan lexuar disa gjera neper libra te shkruajtur nga vete komuniteti i tyre qoft Katolik apo Mysliman etj dhe vendosin ti zbatojn ne jete reale.Mesa di un asnje fe nuk te ndalon te martohesh pasi me duket Absurde te mos krijosh familje kur adami dhe eva nuk e kan zbatuar kete gje,por kan qen PRO shtimit te njerezimit.Me tej mund te flasin ata qe din me shum,Kjo ishte pershtypja ime personale
- Arian 123V.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4194
Hobi : Shume.
Vendndodhja : Gjermani
Anetaresuar : 27/08/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 17:47
Me reformimin e Kishes Ewangjelike nga Martin Luter priftit Ewangjelik ne Gjermanin e veriut lejohet te martohet.Ndoshta nje reformim te tille i duhet edhe Kishes Katolike.
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 17:50
Ju falenderoj FALKO dhe Arian per opinionet tuaja...
- Arian 123V.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4194
Hobi : Shume.
Vendndodhja : Gjermani
Anetaresuar : 27/08/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 17:52
S'ka gje Lulebora tema eshte shume interesante nuk q di a do kene guxim te tjeret te komentojne.Ne lidhje me besimin njerzit jane te rezervuar.Edhe pse Zoti eshte nje.
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 17:57
Ne fakt qellimi im kur hapa kte teme nuk ishte te paragjykoja fete, sepse sic e kam thene dhe ne nje postim tjeter ne nje teme ndryshe, une personalisht nuk besoj as ne Kur'an e as ne Bible, thjesht besoj ne fuqine e njeriut dhe ne nje superfuqi me te larte se ne qe thirret Zot dhe per mua eshte nje e s'ka tjeter, por Desha te di thjesht nje arsyetim llogjik mbi kete vendim te marre nga udheheqes te feve!
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 18:09
Lulebora shkruajti:Nje pyetje qe nuk kam marre asnjeher nje pergjigje te sakte dhe te llogjikshme dhe qe gjithmone me ka terhequr vemendjen eshte qe:Pse prifterinjte dhe murgeshat zgjedhin te mos martohen me "justifikimin" se do I sherbejne Zotit ne nje kohe qe vullneti Zotit eshte dhe ka qene qe te shtohet e shumohet njerezimi! Si mendoni ju te dashur Antare? I mirepres pergjigjet tuaja ,pa ndonje fyerje apo keqkuptim ju lutem!
Prifterinjte duhet te martohen njehere e me pas te pagezohen te vishen si prifterinj..flas per ketu ku jetoj une..Pra u lejohet martesa pa martese askush nuk mund te behet prift,,,Per kete qe ke permendur ti Lulebora ata nuk jane prifterinj por njerez femra e meshkuj te cilet vendosin ti perkushtohen zotit,te vijne me afer me te,te luten,te jetojne me te e vetem per te (zotin) ne sherbim te zotit pa asnje pergjegjesi tjeter qe ndoshta kerkon nje perkushtim me shume si familja etj...Por keta qe vendosin ti kushtohen zotit mbyllen neper manastire dhe largohen nga te gjithe njerezit e jeta jashte atij manastiri per mos hyre ne gjynah dhe i c'perqendrojne ata nga udha e zotit..Pra eshte nje vendim i tyre,keta mund te jene njerez qe kane pasur familje dikur,femije,grua etj edhe mbas nje divorci dhe vetmise apo mos pelqimi i jetes qe ben e shtyn ate person te zgjedh ate rruge,,,Arsyet jane nga me te ndryshmet varet nga jeta qe ka bere dikush dhe historite e tyre personale....
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 18:18
Te falenderoj Arjana per opinionin tend mese te qarte dhe ne fakt nuk kisha informacion te tille persa I perket ktij "Ligji" te prifterinjve qe me pare duhet te ishin te martuar per tu kthyer te tille, dhe kto ide I kam krijuar ne nje moshe teper te re nga komshinjte qe vizitonin kishen cdo te diele dhe diskutonin parimet e tyre, gjithashtu dhe nga shume programe televizive qe kam ndjekur ku sidomos femra ne nje moshe teper te re vendosin dhe ecin me bindjen qe duan t'i sherbejne Zotit dhe nuk perfshihen ne lidhje me nje person tjeter per ate qellim...Gjithsesi opinion I vlefshem ky I yti dhe e respektoj si gjith te tjeret!
- Kushtrimi4Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19845
Hobi : fudball
Vendndodhja : linc ne austri
Anetaresuar : 15/01/2011
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 18:30
une nuk japi llogari para prifti po vetem para zoti besoj se ZOTI mmiki kafal te gjitha gjunahet dhe nese kam pas mekta sepse kam qen ne hagj per 21 dit ju kam lut zotit kam ba shum ibatet dhe si pas kuranit gjdo hagji si shkon ne arafat zoti ju fal te gjitha mekatet dhe ata eka vetem nje shperblim gjenetin inshalla
- Arian 123V.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4194
Hobi : Shume.
Vendndodhja : Gjermani
Anetaresuar : 27/08/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 18:46
Keni filluar ta coptoni temen.
Sipas kishes Ewangjelike prifti katolik nuk martohet me qellim qe te mos trashegohet kisha.Ligji i mos marteses ( Zölibad ) nuk eshte ne Bibel,eshte vetem nje shpikje e kishes katolike.
Sipas kishes Ewangjelike prifti katolik nuk martohet me qellim qe te mos trashegohet kisha.Ligji i mos marteses ( Zölibad ) nuk eshte ne Bibel,eshte vetem nje shpikje e kishes katolike.
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 18:51
Arian 123 shkruajti:Keni filluar ta coptoni temen.
Sipas kishes Ewangjelike prifti katolik nuk martohet me qellim qe te mos trashegohet kisha.Ligji i mos marteses ( Zölibad ) nuk eshte ne Bibel,eshte vetem nje shpikje e kishes katolike.
Te flm Arian qe I permbahesh temes se ky Rektori ta nxjerr gojen e bojen,,,edhe une ashtu mendoj qe shume gjera jan thjesht shtesa dhe justifikime te njeriut qe e bejne gjoja me perkushtimin ndaj Bibles dhe cfare eshte e shkruar ne te.....
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 20:06
Kushtrimi4 shkruajti:une nuk japi llogari para prifti po vetem para zoti besoj se ZOTI mmiki kafal te gjitha gjunahet dhe nese kam pas mekta sepse kam qen ne hagj per 21 dit ju kam lut zotit kam ba shum ibatet dhe si pas kuranit gjdo hagji si shkon ne arafat zoti ju fal te gjitha mekatet dhe ata eka vetem nje shperblim gjenetin inshalla
Po para Hoxhes Kushtrim jep llogari ti?!Lere priftin se sigurisht qe si jep llogari perderisa nuk i perket fese tende e nuk beson ne kete fe..... Edhe pse je jashte teme komplet ....
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 20:13
Kushtrimi4 shkruajti:une nuk japi llogari para prifti po vetem para zoti besoj se ZOTI mmiki kafal te gjitha gjunahet dhe nese kam pas mekta sepse kam qen ne hagj per 21 dit ju kam lut zotit kam ba shum ibatet dhe si pas kuranit gjdo hagji si shkon ne arafat zoti ju fal te gjitha mekatet dhe ata eka vetem nje shperblim gjenetin inshalla
Kushtrim kjo teme nuk ka lidhje fare me ate qe beson ti apo dikush tjeter, eshte thjesht nje ceshtje e pergjithshme qe nuk ka te beje fare me besimin personal, gjithsesi ai eshte mendimi yt por si mike nese me lejohet do te sugjeroje qe te jesh pak me I hapur ne mendime dhe jo t'i kufizosh gjerat ne piken qe deshiron ti! Uroj dhe shpresoj mos te kemi keqkuptime!
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 20:16
Pse nuk martohen priftat?
“Sepse, ka njerëz që janë që nga barku i nënës të paaftë për martesë, ka edhe asish që njerzit i bënë të paaftë për martesë dhe ka asish që i bien mohit martesës për dashuri të Mbretërisë së qiellit. Kush mund ta kuptojë, le ta kuptojë!” ( Mt 19, 12)
Është e vertete se Apostujt kane qene te martuar, megjithate hierarkia kishtare do te thote Ipeshkvinjte, prifterinjte dhe diakonat, kane lindur ne shekullin e I-re. Keshtu qe ne fillim te epokes se Kishes primitive sherbetoret e Zotit mund te martoheshin, ne kete menyre Martesa eshte pare dhe vleresuar pozitivisht qofte ne Beslidhjen e Vjeter, poashtu edhe ne Beslidhjen e Re.
Praktikimi i Celibatit ne Kishen Katolike rezulton qe ne shekullin e IV-te (eshte shume e mundur edhe me heret), me saktesisht ne vitin 385 pas Kr., me deshmine e Siliços i cili shkruan nje leter mikut te tij Himerit, ku nder te tjerash shkruan se "prifterinjte e Kishes se Krishtere nuk martoheshin" (krah. Dezinger 185).
Nga ketu kemi deshmine se Kisha ka zgjedhur per sherbetoret e Krishtit: te jeturit i paster, qe eshte shenje bashkimi mistik me Jezu Krishtin, njekohesisht eshte perftyrim i jetes se amshuar, sepse ne fund te fundit ne Mbreterine e qiellit nuk do te kemi raporte sipas mishit dhe vetem ne kete menyre prifterinjte (sherbetoret e Jezu Krishtit) jane drite e ndricueshme si prejardhje e Mbreterise qiellore qe do te mbreteroj me ardhjen e dyte te Jezu Krishtit ne toke.
Ne aspektin historik sic e thash edhe me larte se ne periudhen e Apostujve, Ipeshkvinjte dhe Prifterinjte mund te shuguroheshin edhe ne qofte se ishin te martuar. Keshtu qe celibati nuk ishte norme per askend, saqe shen Pali ne Letren e drejtuar Timoteut dhe Titit thote se kushti per tu bere sherbetor i Zotit eshte: "te jesh i martuar vetem nje here!" Sido qofte edhe ne letren e pare drejtuar Korintasve shton "ti sherbesh Hyjit me gjithe zemer do te thote te biesh mohot marteses" (7,32).
Ne shekujt e pare te Kishes Primitive kemi edhe rregulltaret te cilet benin 3. kushtet: Pastertia, Varferia dhe Degjesa. Keta rregulltar nuk ishin prifterinj, por jetonin jashte qytetit dhe zonave te banuara me njerez, kryesisht ne shkretetire... ne kete menyre lindi problemi i administrimt te Sakramenteve, keshtu nje ose dy rregulltar ne bashkesi emroheshin qe ti sherbenin vellezerve, ndersa prifterinjte qe jetonin ne qytete ne kontakt me njerez, vazhdonin te martoheshin. Ne kete pike Kisha Lindore me ate Perendimore ndahen, nese ne lindje prifterinjt qe donin te praktikonin dhe jetonin kushtet terhiqen ne Manastire dhe Kuvende, ndersa prifterinjt qe jetonin ne qytete qe ishin te martuar vazhdonin sherbimin e tyre ne "famulli", ndersa ne Perendim ideali i murgjeve absolutizohet saqe kerkohet qe te gjithe prifterinjte, qofshin edhe ata qe nuk jetonin ne Kuvende, te mos martoheshin, pra te praktikojne celibatin.
Perfundimisht 'problemi' zgjidhet me reformen gregoriane ne shekullin XI-te (1073-1085), kryesisht me Papen Gregori VII-te, i cili nxjerr nje dekret ku urdheron celibatin te gjithe prifterinjve perendimor qofshin rregulltar, prifterinj apo, murgj.. keshtu qe Papa fillon dhe shuguron vetem prifterinj te pamartuar.
Me dekretin e Kongregates (Dikasterit( te Sakrameteve (27 dhjetor 1930), kerkohet qe cdo kandidat te shkruaj kerkesen me shkrim qe pajtohet me celibatin dhe e pranon ate ne menyre te lire dhe vullnetare.
Si perfundim: Prifterinjte jane te thirrur qe ti sherbejne Hyjit me zemer dhe ti ofrojne dhurata dhe sakrifica, keshtu qe menyra me e mire e ketij bashkimi te plote eshte te jesh i pamartuar, pra per dashuri ndaj Hyjit, Mbreterise se qiellit dhe Apostullatit.
________
P.S. Ketu janë të paraqitur ne menyre sintetike sa i perket aspektit historik, ndersa në vazhdim mund të lexoni edhe te dhane bibilke ne lidhje me pyetjen se; "pse prfiterinjte nuk martohen?"

Sun 13 Jan 2013 - 20:18
Celibati!
Qe ne shekullin e katert ne Kishen Katolike eshte ligj per diakonet, meshtaret dhe ipeshkvinjte t'ia kushtojne Zotit pastertine e trupit dhe te shpirtit dmth te mos martohen. As ne Kishen Ortodokse meshtaret nuk martohen, por ortodokset lejojne qe te shugurohen njerezit e martuar. Ne Kishen Katolike meshtaret duhet ta pranojne 'celibatin' dmth as nuk shugurohen njerezit e martuar dhe as meshtaret nuk mund te martohen pas shugurimit.
Edhe pse ky nuk eshte urdher i Zotit, por tradite e Kishe, duhet ta respektojme, sepse pervoja shekullore e Kishes e vertetoi vleren e madhe te celibatit.
vazhdon-->

Sun 13 Jan 2013 - 20:19
Rregulltaret!
Disa meshtar jane organizuar territorialisht, brenda nje ipeshkvie (dioqeze) - nen drejtimin e ipeshkvit vendas dhe quhen 'meshtar dioqezan' ose prifterinj. Prifti ka titullin don (ose "dom" nga fjala latine: 'dominus' qe dtth zoteri). Meshtaret e tjere jane te organizuar ne bashkesi te vecante te rregulltareve te cilet nuk jane te lidhur aq shume me kufinjte territorial e as kombetar.
Rregulltaret jane bashkesi nderkombetare dhe jetojne sipas shembullit te nje themeluesi, si psh. benedektinet sipas shembullit te shen Benediktit, dominikanet sipas shen Dominikut, franceskanet sipas shen Franceskut te Asizit, jezuitet sipas shen Injac Lojoles, salezianet sipas shen Gjon Boskos... etj.etj.
Karakteristike e perbashket e te gjithe rregulltareve eshte qe te veprojne per persosmeri te perbashket, duke iu kushtuar Zotit me vullnet te lire keshillat ungjillore: varferine, pastertine dhe degjesen. Mundohen ta zbatojne urdherin e Krishtit: 'Jini te perkryer, sic eshte i perkryer edhe Ati juaj qe eshte ne qiell' (Mt 5, 48).
Shumica e rregulltareve jane meshtare, por ka edhe te tille qe jetojne ne keto kushte si 'laik'.
Rregulltaret e kane titullin "vella" ose "frat" (nga fjala latine "frater", qe dmth vella). Ne disa vende rregullateret meshtare i titullojne me "pater" (lat. "ate").
Motrat e nderit (murgeshat) jane rregulltare - sikur freterit, por nuk kane urdherin shenjt - pasi qe kete sakrament mund ta marrin vetem meshkujt dhe jo grate!
Motrat duhet t'i titullojme "moter" dhe jo anglisht "siter" ose italisht "suora" ose "sorella" - edhe pse domethenia eshte e njejte. Kur kemi fjalet perkatese shqipe - dhe shume te bukura - pse ti perdorim fjale te huazuara dhe te huaja!

Sun 13 Jan 2013 - 20:20
Celibati – Virgjëria në Kishë!
Disa njerëz, burra dhe gra, pasi u takuan me Jezu Krishtin, lanë pasdore çdo gjë, dhe shkuan pas tij (krah. Lk 14, 26; mk 10, 28-31). Kështu rrjeth Jezusit u krijua një familje e re “sepse kushdo e kryen vullnetin e Atit tim qiellor, ai është vëllai im, motra ime e nëna” thotë Jezusi (Mk 3, 35).
Njerëzit që lënë pasdore çdo gjë dhe çdo kënd, për të jetuar vetëm për Jezusin, Kishën, janë të kushtuar dhe të pamartuar.
Celibati rrjedh nga fjal latine celbs e dtth i pamartuar ose për femra virgjëria, ndërsa për të dy rastet thuhet pastërtia. Të tillë në Kishën katolike janë: Papa, Ipeshkvijt, meshtarët, rregulltarët dhe rregullaret, të cilët për dashuri të Zotit dhe Kishës, heqin dorë nga dashuria njerëzore, martesa, krijimi i familjes, për t’u flijuar deri në fund në besnikëri dhe në dashuri.
Lidhur me këtë Jezusi thotë: “S’e kuptojnë të gjithë këtë fjalë, por vetëm ata që e morën dhuratë këtë kuptim. Sepse ka njerëz që janë qysh nga barku i nënës të paaftë për martesë, ka edhe prej tyre që i bien mohit martesës për dashuri të Mbretërisë së qiellit. Kush mund ta kuptojë, le ta kuptojë” (Mt 19, 11-12).
Shën Pali shkruan: “Lidhur me virgjëri nuk kam farë udhëri prej Zotit, por jap këshillë si një njeri që, në sajë të mëshrës së Zotit, meriton t’i besohet. Pra, mendimi im është se kjo gjendje është e mirë për shkak të ngushticës së tanishme… i pamartuari le të kujdeset për punë të Zotit, si t’i pëlejë Zotit..” (1 Kor 7, 25-26. 32).

Themelimi i Meshtarisë!
Meshtarinë, si çdo sakrament tjetër, e ka themeluar vet Jezu Krishti, për ta vazhduar veprën e shëlbimit. Pas Darkës së Fundit Jezusi tha: “Bëni këtë në përkujtimin tim” (Lk 22, 19).
Pas ngjalljes Jezu Krishti u tha apostujve: “Më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Prandaj shkoni e bëni nxënës te mi të gjithë popujt. Pagëzoni në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt! Mësoni të zbatojnë gjithçka iu kam urdhëruar!” (Mt 28, 18-19).
“Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre që ua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk iu falen, nuk do t’iu falen” (Gjn 20, 22-23).

- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 20:21
shenjëtria ishte në pyetje
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 20:21
Meshtari ka të drejtë prej Krishtit!
1. Të shugurojë bukën dhe verën (Mesha Shenjtë), dhe t’i ndajë sakramentet, përpos urdhërit shenjt dhe krezmimit: krezmimin mund ta ndajë edhe prifti, por vetëm me leje të Ipeshkvit.
2. Të predikojë Fjalën e Zotit dhe të katekizojë: Edhe sot, si dikur, Jezu Krishti kërkon bashkëpunëtor, thirrje shenjte meshtarake dhe rregulltare, njerëz që do të lënë çdo gjë pasdore, për të qenë tërësisht të Jezusit (krah. Mt 4, 19-22; Mk 1, 16-20; Lk 5, 1-11).
Kish I përgjigjet kësaj thirrjeje përgatitet për meshtari apo për jetën rregulltare, prift ose për femra, motër rregulltare, të kushtuar Zotit, Kishës, njeriut.
Kisha gjithmonë ka nevojë për mbarështues dhe pikërisht për këtë çdo e para e dielë e muajit i kushtohet thirrjeve, me lutje, me lëmoshë në kishë, dhe në mënyra tjera.
Jezusi edhe sot thërret, kërkon, frymëzon, por varet edhe prej nesh a do ta dëgjojmë, ndjekim dhe zbatojmë këtë ftesë, porosi, dërgim.
Jezusi na mëson: “Të korrat janë të mëdha, ndërsa punëtorë ka pak. Lutuni pra, Zotërisë të të korrave, të dërgojë korrtarë në të korrat e tij” (Mt 9, 37-38).

Sun 13 Jan 2013 - 20:23
Pushteti i meshtarisë!
Sipas mësimit të Koncilit të Trentos meshtari mbarështues ka tri lloje pushteti: të mësimit, të udheheqjes dhe të shenjtërimit të popullit të Zotit.
# Mësimi: apo shërbesa e Fjalës, predikimi i Ungjillit, mësimit të fesë dhe dëshmisë, sipas shembullit të apostujve dhe pasardhësve të tyre (krah. Vap 6, 4).
Edhe Koncili II Vatikanas thotë se meshtarët mbarështues janë “mësues të fesë, meshtarë të kultit hyjnor, mbarështues dhe udhëheqës të Kishës” (LG 20).
# Udhëheqja: sipas përcaktimit të Kishës, Ipeshkvi si apostul, është udhëheqës i tërë bashkësisë, Kishës vendase apo ipeshkvisë. Famullitari, si bashkëpunëtor i ipeshkvit, udheheq bashkësinë e një vendi, famullinë, kuptohet, gjithmonë në bashkëpunim me ipeshkvin dhe me popullin.
# Shenjtërimi: që është edhe qëllimi kryesor i jetës meshtarake, por edhe i veprimtarisë, shëlbimi që më së miri arrihet në rrugën e shenjtërimit. F.SH
Sipas mësimit të Koncilit të Trentos meshtari mbarështues ka tri lloje pushteti: të mësimit, të udheheqjes dhe të shenjtërimit të popullit të Zotit.
# Mësimi: apo shërbesa e Fjalës, predikimi i Ungjillit, mësimit të fesë dhe dëshmisë, sipas shembullit të apostujve dhe pasardhësve të tyre (krah. Vap 6, 4).
Edhe Koncili II Vatikanas thotë se meshtarët mbarështues janë “mësues të fesë, meshtarë të kultit hyjnor, mbarështues dhe udhëheqës të Kishës” (LG 20).
# Udhëheqja: sipas përcaktimit të Kishës, Ipeshkvi si apostul, është udhëheqës i tërë bashkësisë, Kishës vendase apo ipeshkvisë. Famullitari, si bashkëpunëtor i ipeshkvit, udheheq bashkësinë e një vendi, famullinë, kuptohet, gjithmonë në bashkëpunim me ipeshkvin dhe me popullin.
# Shenjtërimi: që është edhe qëllimi kryesor i jetës meshtarake, por edhe i veprimtarisë, shëlbimi që më së miri arrihet në rrugën e shenjtërimit. F.SH
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 20:34
Arjana te falenderoj per informacionin e bollshem qe solle dhe e vleresoj me se miri edhe pse qellimi im ishte qe tema te shqyrtohej nga mendime vetjake dhe personale te secilit antar, sepse per te lexuar kam lexuar shume rreth ksaj ceshtje dhe shume shkencetare apo udheheqes te fese japin mendime nga me te ndryshmet edhe pse une gjithmone kam qene e mendimit qe jo vetem pse thuhet nga shkencetaret apo dijetaret mund te jete e vertet...Do vazhdoj te mirepres opinione dhe mendime tuaja te ndryshme, nese do kishit kenaqesine e vazhdimit te temes! Ju falenderoj sinqerisht dhe perzemersisht!
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 13 Jan 2013 - 21:02
Ca ke dashur te thuash me gjithe kte o Kushtrim?/ Cfare lidhje kan kto quota me temen?/
- olsiV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1015
Anetaresuar : 24/09/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sat 19 Jan 2013 - 17:38
Me sa di une prifterinjet martohen
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sat 19 Jan 2013 - 17:39
Bash edhe une kam deshir me e dite ket se PSE ? vertet nuk martohen apo ??
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sat 19 Jan 2013 - 18:56
Jemi ne kerkim te pergjigjes Jerenim, mbetet per tu zbuluar
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sat 19 Jan 2013 - 19:06
Prifterinjte katolike ndoshta nuk martohen sa jam ne dijeni por Ortodokset martohen,madje sic kam thene e me siper nuk lejohet te behen prifterinj pa u kurorezuar njehere...pervec atyre qe mbyllen ne manastire,atyre nuk u lejohet martesa dhe asnje lidhje me boten jashte atij manastiri...
- olsiV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1015
Anetaresuar : 24/09/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Sun 20 Jan 2013 - 17:01
Lulebora shkruajti:Jemi ne kerkim te pergjigjes , mbetet per tu zbuluar
Po ca pergjigje do ti se spo e mar vesh une? prifterinjt martohen, te pakten keta qe njohe un jan te martuar,,,,, biles njeri ka edhe nje alamet goce ;p...se dolem edhe pak nga tema
se di ku e ke degjuar kete ti qe prifterinjt nuk martohen, mbase ke dash te thush murgjit
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Mon 21 Jan 2013 - 0:27
olsi shkruajti:Lulebora shkruajti:Jemi ne kerkim te pergjigjes , mbetet per tu zbuluar
Po ca pergjigje do ti se spo e mar vesh une? prifterinjt martohen, te pakten keta qe njohe un jan te martuar,,,,, biles njeri ka edhe nje alamet goce ;p...se dolem edhe pak nga tema
se di ku e ke degjuar kete ti qe prifterinjt nuk martohen, mbase ke dash te thush murgjit
Hahahahaahahahahahaha po mire o Olsi ca ke aman qe je nxehur, une buke e kos po ha, kjo eshte teme e lire, une bera nje pyetje dhe deri sa te gjej pergjigjen qe me duket e arsyeshme une do vazhdoj te mbledh dhe ne fund do nxjerr nje konkluzion,,,Per deri tani ju falenderoj per infot qe keni ofruar ne kte teme dhe I mirepres te tjerat kush te kete
- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Mon 21 Jan 2013 - 0:33
O Olsi,prifterinjt katolik nuk martohen.
- DasaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3512
Hobi : Me flejt
Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
Anetaresuar : 27/04/2012
Re: Pse nuk martohen prifterinjte?
Mon 21 Jan 2013 - 0:47
Po foli pak edhe pse u be zor me fol per Fe,ngase meniher po thojn po boni prapaganda,u bo zor me then te verteten,por une perseri e them
A martohen apo nuk martohen
Nejse,ne baz te asaj se qka po ndodh ne kisha,abozimet dhe kto gjera vertet jan tragjike.
Martesa eshte ni proces qe e ka leju Allahu xh.sh.,ata qe e perkrahin apo nuk martohen d.m.th.jan per shkatrrimin e botes,ngase pa u martu nuk ka edhe femij,pa femij,jetojm edhe 100 vite edhe zhdukemi.
Nejse une mendoj se ket gje e kan shkru gabimisht ne bibel(ata qe kan nderhy) edhe nuk kan qare se shpejti pa e ndryshu ngase nuk shkon kshtu.
Ka nevoj njeriu me i shfry epshet,ngase kshtu na ka kriju Allahu xh.sh.
MOS U BONI MERAK SE SESHPEJTI DOTA LEJOJN ATA QE E KAN NDALU

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi