Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Darka e madhe: Këshilla për të mos e prishur festën Empty Darka e madhe: Këshilla për të mos e prishur festën

Fri 28 Dec 2012 - 13:47

  • Mjeku Xhemal Peposhi: “Mos përzieni pijet. Nëse vëreni mbingopje dhe keni konsumuar tepër alkool, bëjini lavazh stomakut në kushte shtëpie.”


Darka e madhe: Këshilla për të mos e prishur festën Juli
Emanuela Sako

-Darka e madhe e ndërrimit të viteve është darka më e bollshme e vitit. Çdo familje, pavarësisht nga gjendja ekonomike sigurohet që atë darkë tryeza të jetë plot dhe e pasur. Zakonisht e gjithë familja e tepron me të ngrënët dhe nuk është çudi që për shkak të toksikimit nga ushqimi apo pijet alkoolike, dhjetëra qytetarë çdo vit përfundojnë në urgjencë pas feste. Pikërisht për të shmangur situata të padëshiruara dhe për të kaluar një mbrëmje sa më të qetë, ne kemi marrë disa këshilla nga mjeku infeksionist pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3, Xhemal Peposhi. Ai këshillon që të mos përzieni pijet dhe në rast problemesh sugjeron trajtimin nëpërmjet tritolit, një lloj lavazhi në kushtet e shtëpisë.

Pas darkës së madhe, me mënyrën e të ushqyerit në ndërrimin e viteve, qytetarët kanë probleme shëndetësore dhe përfundojnë në urgjencë. Pse ndodh kjo?

Gjatë festave, në radhë të parë, vëmendja duhet të shkojë te pijet alkoolike. Natën e parë të festave kanë ndodhur helmime nga rakia, vera, birra. Në këto raste nuk përfshihen vetëm ata që abuzojnë gjithmonë me alkoolin, por edhe ata që kërkojnë të konsumojnë alkool vetëm atë ditë. Ata konsumojnë alkool gjatë natës dhe të nesërmen fillojnë helmimet ushqimore.

Problematike janë edhe ushqimet blegtorale, si mishi me nënproduktet e tij, veza, të cilat gatuhen disa orë para se të konsumohen. Kur mishi ftohet, mbetet gjithmonë i ekspozuar ndaj baktereve dhe kur bashkohet me produktet e tjera që kanë të njëjtën gjë, situata bëhet më problematike dhe familjarët janë të predispozuar për t’u toksikuar. Aq më tepër që shumica e ushqimeve që mbeten nga nata e Vitit të Ri konsumohen edhe në ditët në vazhdim, pasi askush nuk mund t’i hedhë poshtë.

Si shmanget kjo situatë me ushqimet klasike të festës?

Mishi edhe pse mund të jetë gatuar më parë, duhet që të ruhet në ambient të përshtatshëm dhe në temperaturën e duhur. Shumica e njerëzve e neglizhojnë këtë fakt duke menduar se është dimër dhe temperaturat janë të ulëta. Por harrojnë që e lënë në ambient të ngrohtë për të qenë në temperaturën e duhur për të konsumuar. Mishi i ndenjur i gatuar para 2 ditësh dhe që nuk është i ruajtur në kushtet e duhura, shkakton rritjen e baktereve që bëhen shkaktarë për toksiko-infeksione.

Çfarë shenjash shfaqen te personi që po sëmuret?

Simptomat e para jepen me dhimbje barku, të vjella apo diarre. Në rast se problemet kapen në kohë nuk është e nevojshme që të shkohet patjetër në urgjencë. Trajtimi mund të bëhet edhe në shtëpi. Nëse personi ndjen simptomat e sipërpërmendura dhe ka të vjella ka toksikim, atëherë duhet që të bëjë lavazh të stomakut për të nxjerrë ushqimin. Pra, duhet bërë hidrimi nga goja. Ata duhet të marrin Trisol, një medikament që tretet në një litër ujë dhe pihet për të bërë lavazhin. Më pas mund të konsumohet supë për të mos rënduar stomakun. Trisoli përdoret edhe për fëmijët në formën e serumit që merret nga goja, duke i dhënë dy lugë. Si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët emergjente është ndërhyrja për lavazh që të dalin jashtë ushqimet, të cilat shkaktojnë toksikimin, ende pa u thithur nga zorrët. Në rast se personi ka dobësim të pulsit, atëherë është e nevojshme ndihma në spital.

Në rast se nuk ka toksikim, por mbingopje, si mund ta dallojmë?

Kur ka mbingopje tek fëmijët, ata e shfaqin duke e nxjerrë jashtë (e vjellin), ndërsa të rriturit kur janë të pirë nuk e kuptojnë dot veten se nga u vjen.

Njerëzve u ndodh ta humbnin kontrollin në këto darka. Çfarë këshilloni?

Nuk mund të them dot se sa duhet të hamë se kjo është individuale për çdo njeri. Varet nga organizmi që ka njëri apo tjetri. Një person që punon gjatë nuk e ka problem konsumimin e tepërt të ushqimit, ndërsa dikush që ka ndenjur pasiv nuk e përballon dot konsumimin. Mund të them që duhet të hanë gjithmonë e më pak sasi dhe më pak yndyrna të sëmurët me zemër, diabet, hipertension. Këta duhet të përdorin në masë të vogël produktet ushqimore të mishit dhe të sigurohen që janë gatuar së fundmi. Megjithëse është festë, ata duhet të përdorin kosin, dhallin, frutat.

Mbi të gjitha, duhet bërë kujdes me alkoolin, sidomos nga ata që vuajnë nga sëmundje kronike. Të shmanget përzierja e pijeve, sa te pijet me gaz te vera, rakia, apo birra, gjë që çon në dehje më të shpejtë. Meqë kërkon masën po them se ata që nuk janë mësuar të konsumojnë alkool, atë natë duhet të konsumojnë deri në 100 gram.

Shmangni abuzimin me....

Nuk duhet të abuzohet me alkoolin, pasi ka sasi të lartë kalorish. Është edhe më kalorik se sheqernat.

Ushqimet me shumë kalori janë: sallata ruse, salcat e ndryshme, proshutat, djathi, byreku, që kanë përmbajtje të lartë yndyre.

Problematike janë të skuqurat që përdoren për festa si qoftet, patatet, që vetëm nga mënyra e gatimit u rritet 2-3 herë më shumë sasia e yndyrave dhe kalorive. Konsumojini në sasi të vogla ose duke i zëvendësuar me ushqime me më pak kalori si mocarela, proshutë pule ose gjel deti, salcë me bazë salcën e kosit në vend të majonezës.

Kujdes me ëmbëlsirat, duhet të konsumojmë racione të vogla.

Konsumojini të tri vaktet

Mos i shmangni vaktet për t’u ulur pastaj rëndshëm në darkën e madhe. Ndodh që amvisat të merren me punë apo angazhime të tjera për përgatitjen e mbrëmjes dhe harrojnë të konsumojnë ushqim gjatë ditës. Ato duhet të kenë drekë pak më të lehtë, por jo ta shmangin. Përndryshe kjo do t’ju shtyjë ta ekzagjeroni në mbrëmje.

Periudha e festave, shtohen deri në 4 kg

Është vënë re që për një ditë festive si ndërrimi i viteve konsumohen deri në 6 mijë kalori, 3 herë më shumë se në një ditë normale. Prandaj, një person mund të shtojë deri në 4 kg në periudhën e festës. Në dy ditë: 1 dhe 2 janar, mund të shtojë 1/2kg.-1 kg. Këto janë të pashmangshme nëse abuzohet me ushqimin dhe tejkalohet norma me pijet alkool. Përdorimi i verës dhe i birrës kanë më pak alkool që do të thotë dhe më pak kalori. Më mirë të konsumohen deri në 3 gota për ditë festash nga këto dy pije sesa pijet e tjera.

Këshillat e dietologes Rolina Naço:

“Gatuani me vaj ulliri”

Gjeli i detit është kryepjata e tavolinës së fundvitit. Por që të keni nën kontroll kaloritë e tepërta që përmbajnë masat dhjamore në lëkurën e tij, dietologia Rolina Naço shpjegon mënyrën se si duhet të gatuhet gjeli i detit sa më shëndetshëm. Nëse preferoni që të duket i bukur në tryezë, pas zierjes së gjelit, lëreni lëngun të ftohet në frigorifer. Kjo bëhet në mënyrë që pjesa e dhjamit të dalë sipër dhe amvisa ta ketë të lehtë për ta hequr. Lëngu i gjelit mund të përdoret më mirë në këtë mënyrë për përsheshin tradicional.

Rolina sugjeron gatimin me vaj ulliri. “Është shumë e rëndësishme të përdorim vajin e ullirit pasi është më i shëndetshëm edhe pse ka po njësoj kalori me vajrat e tjerë ose me gjalpin. Përdoreni me karar.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Darka e madhe: Këshilla për të mos e prishur festën Empty Re: Darka e madhe: Këshilla për të mos e prishur festën

Fri 28 Dec 2012 - 14:01
do te kemi kujdes,urime 2013,kujdes stomakun,mos hani shume
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi