Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dështon synimi për 100 njohje Empty Dështon synimi për 100 njohje

Sat 29 Dec 2012 - 14:21
Dështon synimi për 100 njohje 0_300x185_images_stories_2012_Flamuri-i-Kosoves--dhe-flamurat-nderkombetare--Laura-HasaniFoto Laura Hasani
Synimi
strategjik i Kosovës për të arritur 100 njohje deri në fund të këtij
viti mund të rezultojë i pasuksesshëm, nëse vendi nuk njihet edhe nga
dy shtete brenda më pak se një jave të mbetur.
Të hënën, pavarësia e Kosovës u njoh nga Pakistani duke e çuar në 98 numrin e shteteve që kanë njohur vendin.

Përfaqësues të opozitës kosovare dhe
njohësit e rrethanave politike japin mendime të ndryshme për faktorët
që kanë përcaktuar ritmin e njohjeve, ndërsa shprehen pesimistë për
ndryshimin eventual të dinamikës së procesit në 2013-ën.

Skënder Hyseni, ish-ministër i Punëve të
Jashtme, tani deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha
se disa vende hezitojnë të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës për shkak të
dilemave ekzistuese për natyrën e dialogut ndërmjet Prishtinës e
Beogradit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka
dështuar në shpjegimin e duhur të natyrës së këtij dialogu dhe
rrjedhimisht vendet që nuk e kanë njohur Kosovën kanë dilema dhe e
lexojnë në mënyra të ndryshme këtë dialog që po zhvillohet. Disa nga
ato vende e lexojnë si dialog për statusin dhe kjo natyrisht i zmbraps
në qëllimet për ta njohur Kosovën”, u shpreh Hyseni.

Mediat serbe, ndërkaq, njoftuan se në
fillim të vitit të ardhshëm, qeveria serbe planifikon të iniciojë një
fushatë tjetër lotuese kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Por, Predrag Simiq, profesor i shkencave
politike në Universitetin e Beogradit, tha se skena politike në Serbi
është e përçarë në qëndrimin ndaj Kosovës.

Simiq tha se pa u zgjidhur kriza e
shkaktuar nga “platforma për Kosovën” të cilën e plasoi së fundi
qeveria serbe, nuk dihet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm
diplomatik karshi Prishtinës zyrtare.

“Politika e jashtme e Serbisë,
veçanërisht përcaktimi se a do të ketë lobim kundër njohjes së
pavarësisë së Kosovës apo jo, do të varet nga qëndrimi që do të pasonte
krizën aktuale ndërmjet presidentit dhe kryeministrit”, theksoi Simiq.

Ai tha se takimi i radhës ndërmjet
kryeministrit serb, Ivica Daçiq, dhe homologut të tij kosovar, Hashim
Thaçi, i parashikuar të mbahet më 17 janar, mund të sjell më shumë
qartësi në veprimet e ardhshme që do t’i ndërmarrin palët.

I dizajnuar nga BE-ja për t’i
normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë, dialogu në mes
tyre pat nisur në 2011, ndërsa u ngrit në nivel më të lartë të
përfaqësimit në vjeshtën e këtij viti.

Procesi ka për synim t’i zgjidh problemet e mbetura në mes të dyja vendeve drejt integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.

Pesë nga 27 vendet anëtare të këtij mekanizmi nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. /REL/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi