Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

A e dini se George Washington nenen e kishte me origjine shqiptare? Empty A e dini se George Washington nenen e kishte me origjine shqiptare?

Sun 30 Dec 2012 - 3:27
A e dini se George Washington nenen e kishte me origjine shqiptare? George-259x190







A e dini se George Washington nenen e kishte me origjine shqiptare? GeorgeNëna
e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga
rrethi i Pejës. Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një
letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në
çdo mënyrë. “George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe
Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së
cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në
Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë
ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga
Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën
e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit
nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik ‘Mary Ball
Washington’ të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Autori i
mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra
dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e
Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth
presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka
gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me
shqiptarët. “Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill
Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash,
‘shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit’, ai, me të parë
letrën, më tha: ‘E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një
Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodward, i
njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime
“Pulitzer”. Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në
librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për
Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Woodward thotë se mendohet
nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në
Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e
Amerikës”. “Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të
shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi
themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se
edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur
duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë
Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka
kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit
1974. “Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin
presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë
dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në
shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u
dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës,
amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e
kështu me radhë”, tregon Woodward. “Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë
i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan,
Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i
pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq,
serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të
tjerat i dini”, tha ai. Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë
presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë
të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme
dhe në faza të ndryshme të historisë. Autori amerikan nuk dëshiron ta
zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e
librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të
qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët. Në
lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George
Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani,
Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

A e dini se George Washington nenen e kishte me origjine shqiptare? Empty Re: A e dini se George Washington nenen e kishte me origjine shqiptare?

Sun 30 Dec 2012 - 10:45
Edhe Bil klintoni baben ekishte me oregjin shqiptare... etash ra amerika ne doren e obames qe as;sesi nuk ka asgje me shqaptaret por vetem se mendim te mire per shqiptaret..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi