Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Aktori i famshëm Al Pacino ka origjinë shqiptare Empty Aktori i famshëm Al Pacino ka origjinë shqiptare

Fri 30 Aug 2013 - 22:54
Aktori i famshëm Al Pacino ka origjinë shqiptare, ky informacion bëhet i ditur nga faqja “online”, wiki.answers, e cila i përgjigjet saktë çdo pyetjeje që i bëhet. Nëse bën pyetjen, ‘Al Pacino a ka origjinë shqiptare?’, përgjigja që merr është: “Alfonso Pacino është shqiptar. Familja e tij është me origjinë nga Kruja, qytet në qendër të Shqipërisë. Qindra e mijëra shqiptarë e lanë Shqipërinë mes viteve 1571 – 1912, për t’i shpëtuar ofensivave të Perandorisë Osmane të asaj kohe. Ishin kryesisht katolikët shqiptarë. Një shifër e përafërt e shqiptarëve që lëshuan Shqipërinë është 1.2 milionë. Mbiemri Pacino në shqip është Pacini. Emri i plotë në shqip i aktorit me famë botërore është Alfons Pacini”.
Qeveria italiane e asaj kohe detyroi shqiptarët e ardhur në Itali që të jetojnë në Jugun e Italisë, në rajonet e Kalabrisë, Puljas, Aleksandrisë, Sicilisë dhe Napolit, në periudhën e viteve 1621 – 1913, duke i përshtatur emrat dhe mbiemrat. Prandaj, emrat e komunitetit shqiptar që jetuan në Jugun e Italisë u ndryshuan në mënyrë që Italia të jetë e bashkuar në një, pa dallime etnike. Shumë familje ndryshuan mbiemrat e tyre duke shtuar “o” në fund ose duke ndryshuar rrënjësisht mbiemrat e tyre, nga shqiptarë në italianë. Të dhënat në Shqipëri tregojnë se më 23 tetor 1801, 203 shqiptarë nga rajoni i Pac i Krujës, lanë Shqipërinë nga porti i Durrësit për të marrë rrugën drejt Jugut të Italisë. /E.L/
 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi